Skip to content

Serbët po shfrytëzojnë tranzicionin presidencial në SHBA, dhe ''simpatinë'' e Trump për rusët

15. 01. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
treni_serb.jpg

Kjo periudhë e debatueshme e tranzicionit presidencial në SHBA, e mbarsur me dyshime e paqartësi për rolin ndërkombëtarë të SHBA nën Trump, për një devijim substancial kursi në këtë aspekt, si dhe për afrimimin e tij me Rusinë e Putinin, po frymëzon së fundi aleatët historik të Rusisë, dhe në këtë aspekt Serbia (skilja e saj e vjetër) po nxiton të shfrytëzoj këtë meoment, para se gjërat të ndryshojnë përsëri siç ishin.

Gjithsesi, lajm i mirë është se treni serb u ndalua të hynte në Kosovë menjëherë pas vizitës së Thaçit në SHBA, që nënkupton (urojmë) që politika amerikane ndaj Kosovës të mos pësoj devijim.

Fakt është që Trump nuk e përgojoi problemin serbo-kosovar gjatë fushatës së tij elektorale, e më vonë pas fitores, ashtu si ai specifikisht përgojoi shumë aspekte ndërkombëtare të botës ku SHBA është përfshirë, duke nënkuptuar (urojmë) që të mos cënoj status-quonë e sotme në Kosovë, siç serbët shpresojnë në një ndarje të mundshme të Kosovës.

Madje, disa kohë më parë, kampi elektoral i Trump përgënjeshtroi specifikisht të kishte dhënë një intervistë per median serbe, siç serbët propoganduan me gëzim, ku ai pretendohej të kishte thënë se bombardimi i Serbisë nga SHBA kishte qenë gabim. Ishte ndër rastet e rralla që Trump përgënjeshtroi me nxitim, dhe e etiketoi intervistën një lajm të rremë, gjë që mund të interpretohet se administrata e tij s'do jetë ndoshta në favor të serbëve, por do vijoj të njëjtën linjë si Presidentet e mëparshëm amerikanë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar