Skip to content

Qeveria shqiptare të bëj dy monumente gjigande të Presidentëve Wilson e Clinton

24. 01. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Në vijim të titullit, t'i ndryshohet emri të ashtuquajturës "Rrugë e Kombit" në "Rruga e NATO-s", siç de facto duhet të ishte. Të nxitet edhe qeveria kosovare të bëj të njëjtën gjë për vijimin e saj në Kosovë. Fakt historik është se rruga në fjalë u bë e mundur pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç është fakt përsëri që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi realisht ndërtimin e saj atje, gjë që kurrë s'do ndodhte para NATO-s.

Duhet të jemi mirenjohës ndaj faktorit real që mundësoi rrugën në fjalë, mjaft me emra që s'pasqyrojnë të vërtetën, sidomos tani kur ekzistenca e NATO-s po vihet në diskutim. Pikërisht sot ne duhet të vëmë historine në vend, pjesën tonë të historisë.

Në vijim të kësaj linje, Shqipëria gjithashtu duhet të shpreh (madje është vonë) mirënjohjen e thellë ndaj dy figurave madhore të kombit amerikan, presidentëve, Woodrow Wilson dhe Bill Clinton, të cilët bënë për kombin tonë atë që mund të përmblidhet vetëm në një fjalë: Legjendën. Jo si ato legjendat imagjinare me lahutë, por legjendën e vërtetë të shqiptarëve, atë me mish e gjak prej vërteti, më të dhimbshen, që zhvillohej para syve tanë, e të cilën ne kurrë s'do mund ta bënim dot vetë brenda darës barbare të fqinjëve.

Presidenti Wilson vulosi integritetin e Shqipërisë së sotme në Konferencën e Versajës (1918), ndërsa u përball me presionin e egër serbo-grek për copëtimin e Shqipërisë së mbetur; Presidenti Clinton bëri realitet ëndrrën më të pamundur shqiptare, liroi Kosovën nga kthetrat e kuçedrës serbe, dhe ja ktheu shqiptarëve, gjë që, nga ana tjetër, e armiqësoi përjetë me botën sllave (nga Moska në Danub e Beograd), element (revansh sllav) ky që solli deri dhe "dështimin" e Hillary Clinton në garën për presidente. Zonja Clinton u sulmua nga Moska pse Bill Clinton bombardoi Serbinë në '98-n, pra ajo de facto "humbi" për "shkak" të shqiptarëve.

Në qendër të Tiranës të ndërtohen dy monumente të këtyre miqve të vërtetë të kombit tonë, të vihen pranë njëri-tjetrit, sepse ata janë autorët e vërtetë që krijuan Shqipërinë e Kosovën e sotme, jo heronjtë e rremë që sajuan shtetarët në agoni shqiptaro-kosovarë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar