Skip to content

Amerika ''pezullon'' demokracinë! Çdo të thotë kjo për zgjedhjet në Shqipëri?

27. 01. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
shba.jpg

Ndoshta gaboj, por fjalimi i Trump ditën e inagurimit, me ngjyra tejet të errëta për Amerikën, më solli ndërmend retorikën e Enver Hoxhës kundër "imperializmit amerikan". Nëse Hoxha do ishte gjallë do e quante Trumpin revolucionar dhe dekoronte me medaljen e "Heroit të Punës Socialiste". Nejse, ky është problemi i amerikanëve, të cilët (të gjithë palët) me ç'duket kanë një lloj "koncensusi të heshtur" për një president alla-Trump këtë periudhë.

Si shkoi historia e këtyre zgjedhje në Amerikë. Fillimisht ndërhyri KGB dhe skualifikoi kandidaten e demokratëve (për një "skandal Watergate", që s'ishte asgjë para ndërhyrjes aktuale ruse, amerikanët shkarkuan me zhurmë R. Nixhon në vitet '70, kurse tani, pas 40 vjetësh, heshtin, çudi), pra fillimisht ishte KGB, dhe tani vetë Trump thotë që zgjedhjet u manipuluan nga brenda, madje pati deri 5 milion vota të paligjshme. Kjo është e rrezikshme të thuhet, jo thjesht për Amerikën, por sidomos për demokracitë e reja në botë, si Shqipëria jonë, që tek Amerika kanë parë shembullin e zgjedhjeve absolutisht të lira. Stalini dikur thoshte për SHBA, se ''ata që votojnë nuk vendosin gjë; ata që numërojnë votat vendosin çdo gjë", fatkeqësisht pak-a-shumë çfarë nënkupton tani Trump për zgjedhjet në vendin e tij.

Trump gjithashtu po sulmon ashpër median e pavarur amerikane, kredibilitetin e saj shembullor (fiks çfarë propogandonte Enveri kundër medias perëndimore). Kjo gjithashtu përcjell mesazh të rrezikshëm tek demokracitë e reja në botë, të cilat po përpiqen me mish e shpirt të ndërtojnë një media të pavarur nën shembullin e SHBA.

Trump gjithashtu po ngrin lëvizjen e lirë të njerëzve brenda Amerikës, me një plan kundër latinëve që ngjan me "gjuetinë e shtrigave" të Hitlerit ndaj hebrejve, plus që me latinët mund të "digjet dhe i njomi me të thatin".

Janë shumë gjëra që të bëjnë të konkludosh se SHBA po "pezullon" demokracinë e saj, dhe fatkeqësisht kjo mund të percjellë mesazh të gabuar tek një demokraci e brishtë si Shqipëria, ku natyrisht spekullatorët do thonë "ne s'jemi më katolik se Papa". Zgjedhjet e qershorit të këtij viti në Shqipëri do jenë një test i vështirë, dhe gjërat mund të shkojnë jo thjesht në pezullim, por, mbase në rrënie të plotë të asaj pak demokracie...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar