Skip to content

Ky Prokuror i Përgjithshëm jo vetëm kukull e kungull, por dhe kumbar i krimit

03. 02. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
down

Padyshim është Prokurori i Përgjithshëm me performancën më mediokre nga 1912, pa pikë integriteti e aftësie profesionale, një hiç... S'ngjan gjëkundi me shefin e akuzës publike shqiptare, përkundrazi, me një avokat të natyrshëm krimi, që për ironi paguhet nga taksat e shqiptarëve. Nese Llalla ka synuar të sabotoj reformën në drejtësi, siç tha Ambasadori Amerikan, atëhere Parlamenti ta hetoj e shkarkoj, jo mëdyshje (meshirë) për këtë farë Llalle.

Eshtë absurditet të mendosh që Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë të jetë kundër reformës në drejtësi, kundër pastrimit të gjyqësorit prej sekserëve të antiligjit, që tash 20 vjet ushqejnë krimin, mafian, pastrimin e parave, vetëgjyqësinë, gjakderdhjen, gjakmarrjen... Një Prokuror i Përgjithshëm me sado pak koncepte profesionale e morale (sa Llalla), duhej jo vetëm të jipte alarmin për gjëndjen e paimagjinueshme në gjyqësor, por dhe të kushtëzonte qëndrimin në karrigen e prokurorit të përgjithshëm si protestë ndaj situatës aty.

Për më tepër që, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë funksionon si institucion i pavarur nga tre pushtetet, element ky që duhet ta bëj atë një altoporlant zhurmë madh në favor të drejtësisë (jo shtrembësisë), por kurrë të shndërohet (si Llalla) në një kukull me telekomandë i ndonjë politikani të korruptuar (apo grupi të tyre).

Dhe e fundit, nëse ky gjyqësor super-i-korruptuar ka poshtëruar keqas ndonjë institucion shtetëror, deri në degjenerim, është pikërisht prokuroria. Prokurorët që prezantojnë akuzën në gjykatë shumëzohen me zero nga gjyqtarët e llumit, të cilët në sy të tyre vendosin në favor të kriminelëve, vrasësve, hajdutëve, mafiozëve... Ky farë Llalle, është jo vetëm kukull dhe kungull, por dhe një langaraq që le në baltë prokurorët e vet, një pjesë e të cilëve punojnë fort për të grumbulluar prova e formuluar akuza, por që dekurajohen prej llallave, dhallave e pallave që kanë shitur karrigen (prapanicën) tek tutorët e krimit...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar