Skip to content

Pavarësia e Kosovës pati vetëm 3 emra, Rugova, Thaçi, Clinton

18. 02. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
kosova_veze.jpg

Pavarësia e Kosovës ishte kryekëput produkt i protogonizmit individual. Kosova ishte një kafshatë e vështirë për t'u pavarësuar, kush mendon ndryshe s'ka idenë e gjërave. Sot ç'do kush mund të marrë merita e kredite, të shkruaj histori e libra, por fakt kokëfortë është se pavarësinë e Kosovës e sollën vetëm tre individë, të cilët koha i kombinoi rastësisht në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar.

Shumë kishin luftuar e derdhur gjak për Kosovën, por të gjithëve u ishte këputur koka, pa kompromis e në heshtje. I pari që ndryshoi këtë tabu ishte Rugova, i cili zbuloi shtegun që e çonte drejt pavarësisë pa ia këputur kokën. Rugova startoi pa shumë protogonizëm, çdo ditë e nga pak, non-stop, e me shumë durim, goditi konceptin historik. Askush s'mund të bënte atë që bëri Rugova, ishte totalisht meritë e atij individi, natyrë e tij e lindur.

Kur UÇK filloi luftën, Rugova kishte krijuar tashmë terren të mjaftueshëm ndërkombëtarë për rebelimin e shqiptarëve. Bota nuk u habit nga lufta e armatosur e shqiptarëve, përkundrazi, e priti si hap llogjik. Pikërisht në këtë pikë Thaçi morri stafetën dhe diti ta manaxhoj me shumë konservatorizëm. Ai kuptoi në mënyrë perfekte ekuilibrin delikat mes situatës në terren, dhe asaj çfarë ofronte Perendimi atëhere për Kosovën.

Kosova ishte pjesë e "fuçisë së barutit" (Ballkanit), madje ishte direkt fitili i fuçisë. Askush nga bota s'kishte guxuar të ndërhynte në këtë zonë të Ballkanit. Veç kësaj, Serbia kishte qenë aleate e fuqive fituese në Luftën I e II botërore, të cilat e rivendosën menjëherë status-quonë post-nazizëm në favor të Serbisë më 1945. Plus, Serbia ishte një aleate historike e Rusisë, pothuajse e pamundur të prekej.

Pavarësisht se sot thuhet se SHBA e kishte kërcënuar Millosheviçin mos prekte Kosovën, asnjë presidenti të mëparshëm amerikan s'ja mbajti të bënte luftë në favor të Kosovës (p.sh., kur ju hoq autonomia), apo të bombardonte Beogradin siç bëri Clinton. Ndërhyrja amerikane ushtarake kundër Serbisë ishte totalisht inisiativë perosnale e Bill Clinton. Nuk është e qartë pse Clinton e bëri. Sipas disa analistëve ai ishte në mes të skandalit seksual me Monica Lewinskin, dhe i duhej të bënte diçka shumë të madhe, të devijonte vëmendjen. Disa të tjerë mendojnë se Lewinsky (me origjinë sllave) ishte e kurdisur për të diskretituar Clinton, dhe parandaluar ndërhyrjen amerikane në Kosovë... Gjithsesi, sidoqoftë e vërteta, Clinton bëri atë që i vuri kapak gjërave pergjithmonë.

Të tre individët (faktorët) e mësipërm, Rugova nga rruga, Thaçi nga mali, e Clinton nga qielli, u bashkuan perfekt në kohën e vendin e duhur, dhe prodhuan Kosovën e pavarur.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar