Skip to content

Pse Mimi Kodheli hesht për Ushtrinë e Kosovës?

22. 03. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Sinqerisht nuk e kuptova si Rama nuk hoqi Mimi Kodhelin gjatë zëvëndësimeve që bëri së fundi në qeveri! Punë të dobët që ka bërë, dëmtoi edhe imazhin e Shqipërisë, kur pistat ushtarake u përdorën nga avionët e trafikantëve të drogës. Femrat duhen suportuar drejt pushtetit, padyshim, por jo artificialisht, si Kodheli, që edhe kur Le Pen thotë, se Franca do tërheq njohjen ndaj Kosovës se është Serbi, Mimi Kodheli "tund zinxhirin".

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë s'duhet të qëndroj indiferente kur Kosova dhe aleatët perëndimor, por edhe armiqtë në Lindje, po diskutojnë prej kohësh krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Çfarë është kjo heshtje tani, një tjetër "tradhëti" e vendit amë ndaj Kosovës, apo Kodheli po luan "neutralen", sepse po bën "fushatë" për presidente në vend?!

Natyrisht krijimi i Ushtrisë së Kosovës mund të jetë një çështje delikate. Edhe aletatët perëndimor kanë një lloj rezervimi, por, gjithsesi, Shqipëria duhet të bëj detyrat e shpisë, sepse është anëtare e NATO-s, dhe në këtë aspekt, kush më shumë se Mimi Kodheli duhet?

Sidomos pas deklaratës së fundit të radikales franceze Le Pen, që, nëse ajo fiton presidencën në Francë, do tërheq njohjen për Kosovën se është toke serbe, Shqipëria duhej të buçiste. Pas një deklarate të tillë, Ushtria e Kosovës s'është më një tekë, por nevojë urgjente. S'do presim që Le Pen-ët e Rusisë të marrin pushtetin në Europë, që Kosova të krijoj ushtrinë, sepse pastaj s'do ketë më vlerë. Deklarata e Le Pen duhej shfrytëzuar nga Kodheli për të komunikuar me NATO-n për domozdoshmërinë e Ushtrisë së Kosovës, si garanci për paqen në Kosovë e rajon.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar