Skip to content

Perëndimi s'po na le në baltë; Kuislingu Lulzi në grahmat e fundit

26. 04. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Alb BE

Është i njëjti skenar i vjetër, megjithëse kamuflohet me ngjyra të tjera. E njëjta histori banale (e qelbur), e njëjta ndërhyrje e pashtershme e qarqeve të caktuara të fqinjëve për ta mbajtur Shqipërinë oborr të tyre të pasëm, dikur gogol të zi islamist e komunist, sot për pastrim parash, e pislliqe të tjera pa fund. Një kosh plehrash për maskarrallëqet e tyre, garantuar nga gjykatat e zhytura në korrupsion.

Dhe si gjithmonë në këto histori, ngopin me pushtet e para një grup të vogël vendasish "kuislingë", kurse populli mbetet në mizerje të plotë.

Por këtë herë Perëndimi ka vendosur të ndeshet për ne, dhe do fitoj, jo dyshime. Qarqet tradicionale të fqinjëve kanë futur edhe Rusinë në valle për të rezistuar, aq shumë iu djeg dalja e Shqipërisë nga duart. Por s'kanë ç'bëjnë, Perendimi e ka seriozisht këtë rradhë, e do Shqipërinë për "vete".

Kryengritja (në çadër) e Lulziut është artificiale, e dështuar si ai tashmë. Poshtërsia e tij (në nivel tradhëtie) për të ruajtur status-quonë e korrupsionit e përfitimit të paligjshëm për vete e shpurrën, është në buzë të greminës tani. Lulziu do kujtohet si shqiptaro-viçi i fundit që provoi të budallepste shqiptarët. Bajgë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar