Skip to content

Lulzi Basha si Esad Pasha, për ''Ballkani i ballkanasve'' vs. Europës

27. 04. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Djalli_

Njeriu që firmosi marrëveshjen për kalimin e territorit shqiptar (detit në jug) Greqisë, për të cilen duhej arrestuar për tradhëti kombëtare (çdo kush, në çdo vend do arrestohej), por Lulziu nuk u morr seriozisht, sepse konsiderohej një lloj kukulle (kungulli) i Berishës, pra, njeriu që bëri gjëmën me territorin, sot po zbulon fytyrën e vërtetë, edhe më të rrezikshme se ç'mendohej.

Gjuha e deklaratat e tij ekstreme anti-perëndimore (kundër të gjithë përfaqësuesve zyrtarë të BE-së e SHBA-së), nuk janë aksidentale. Basha rezulton të jetë përfaqësuesi i teorisë më të egër anti-shqiptare, atë të "Ballkani i ballkanasve", krijuar nga greko-serbët, për të justifikuar aneksimin e territoreve shqiptare.

"Ballkani i ballkanasve", synonte që Perëndimi të mos hynte në Shqipëri, as për biznes, por vetëm greko-serbët. Përfaqësuesi më fanatik i saj në Shqipëri ishte Esad Pasha, që dihet ç'hëngri.

Sot, në kohën e testit final (Vettingut), kur Shqipëria po synon hapur t'i bashkohet Europës, dhe të shkëputet nga influenca (pushtimi i padukshëm) i fqinjëve, po shohim "live" kush janë përfaqësuesit e vërtetë të "Ballkani i ballkanasve" në Shqipëri. Jashteqitja e kombit është urdhëruar të heqë maskën 100 vjeçare (erdhi kjo ditë më në fund të shohim "ata" të thikës pas shpine).

Çfarë bën Lulzi Pasha në çadër e më gjërë, s'është thjesht rezistencë, as radikalizëm, por tradhëti e pastër kombëtare. Ai po synon ditën për diell, ta mbaj Shqipërinë një oborr të pasëm të "Ballkani i ballkanasve" (greko-serbëve), dhe të shpurrës shqip-folëse në Tiranë, kundër vullnetit (dëshirës së zjarrtë) të shqiptarëve për t'u bërë pjesë e Europës. Partia (PD) që kishte si sllogan "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa", rezulton të jetë pikërisht, siç thuhej, një krijesë e fqinjëve më '91. Sot ajo ka hequr fare maskën, dhe bashkë me të, ka ekspozuar mashtrimin e madh që u bëri shqiptarëve 25 vite më parë, për gjoja udhëtim drejt Europës.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar