Skip to content

Meta president, qeveria teknike tani duket e paevitueshme

28. 04. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
koha

Në situatën e tensionuar për shkak të zgjedhjeve, në një klimë besimi zero nga opozita, emërimi i Metës president është një faktor që përforcon pretendimin e saj për manipulim zgjedhjesh. Rama kryeministër e Meta president janë de facto shumë, kalojnë masën. Mundësia e manipulimit të zgjedhjeve tani është jo thjesht një thashethem, por mbase një plan.

Nuk e di çfarë arithmetike ka bërë Rama në rastin konkret, por duket se Meta ja ka futur. Ndoshta Rama ka shpresuar ta evitoj atë si rival për kryeministër, por në fakt ka bërë totalisht të kundërtën, ka afruar më shumë se kurrë qeverinë teknike, dhe thelluar krizën e zgjedhjeve.

Pa diskutuar faktin që Meta është nje kriminel e vrasës që i fshihet drejtësisë. Si mund të bëhet ai President??? Meta shkaktoi vrasjet e 21 janarit! Meta është i vetmi zyrtar i lartë shqiptar që kemi parë në TV duke bërë korrupsion....

Po ekuilibrin krahinor në Shqipëri fare nuk e konsideruat? PS e LSI njihen si parti të toskëve. Nëse PD (e gegëve) s'hyn në zgjedhje, çfarë do ndodh me vendin?? Lufte doni të shpërtheni??!! Ktheni koken pas, kurrë më pare s'ka qenë një konfiguracion i tillë krahinor në majën e shtetin shqiptar, vetëm me tosk, e anasjelltas, vetëm me geg. Sigurisht kjo jo rastësisht.

Një president geg mund të evitonte krizën zgjedhore, klimën e mos-besimit, dhe ndoshta një 18 qershor pa PD-në. Por, duket se është bërë e kundërta. I është hedhur benzinë zjarrit.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar