Skip to content

Instalimi i Metës president do ndezë revolucionin anti-korrupsion

04. 05. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Ripple Effect

Që pas prezantimit të Vettingut, reagimi i botës korruptive në Shqipëri ka qenë tejet agresiv, sa sot mund të thuhet se të korruptuarit kanë triumfuar për momentin. Tregues domethënës i kësaj ishte instalimi i Ilir Metës president. Ky zhvillim i ka vënë ata në avantazh, dhe anasjelltas, ka lëkundur seriozisht Vettingun, çfarë në fakt të korruptuarit synojnë, diskretitimin e procesit.

Nga ana tjetër, sot mund të thuhet me siguri, se Metën president e "polli" çadra në bulevard, ky është i vetmi "sukses" i saj. Nëse çadra s'do ishte, dhe vendi do ndiqte rutinën normale për në zgjedhje, Meta s'do bëhej president. Meta u bë president nën një skenar banal, thjesht e vetëm për të zbutur revoltën e të korruptuarve ndaj Vettingut, si garanci që pronat e paratë e tyre të mos preken, dhe natyrisht, me Metën president s'do preken.

Instalimi i Metës president i dha Vettingut një goditje të rëndë (ndoshta fatale). Por gjërat s'do mbyllen kështu, natyrisht. Meta president është një kafshatë e vështirë për t'u kapërdirë nga shumica e shqiptarëve. Kjo kontradiktë do zgjerohet e rritet. Deri më sot, lufta ndaj të korruptuarve ka qenë pa ndonjë objekt të caktuar, një betejë e përgjithshme, në tym. Por me Metën në presidencë objekti bëhet konkret. Tani njerëzit kanë kë tregojnë me gisht. Kjo mund të çoj në një revolucion anti-korrupsion eventualisht, nëse turmat do menaxhohen me seriozitet nga faktorë seriozë. Sigurisht, jo nga çadra(t).

Meta president, i bën njerëzit edhe më të bindur, se, paratë që atyre u mungojnë në shtëpi, janë marrë nga qeveritarët, dhe tani kanë motiv të ndeshen (edhe me dhunë) t'i ri-marrin ato. Kjo është luftë për egzistencë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar