Skip to content

Kroacia i vetmi mik real i Shqipërisë në Ballkan, kujdes

11. 05. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
amb_be.jpg

Mos biem në grackën greko-serbe, se, shqiptarët s'shkojnë me asnjë fqinj. Çfarë reagimi do kenë kroatët kur dëgjojnë se shqiptarët planifikojne deri eleminimin fizik të zonjës Vlahutin pse kroate? Kujdes, ky është Ballkan, gjërat merren drejtëpërdrejtë. Kjo retorikë ndikon në miqësinë historike kroato-shqiptare. Fakti që edhe BE ka vënë një kroate ambasadore në Shqipëri, nënkupton se BE beson që shqiptarët nuk janë armiq me fqinjët.

Nuk jam për ndëshkimin e K. Myftarajt. Ky qyqar është thjesht një produkt i dëshpëruar i medias sociale, i influencuar nga fake news, përhapur nga serbo-grekët (e miqtë e tyre në Tiranë). Gjithsesi, linja "radikale" e Myftarajt nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Prej kohësh aleatët e greko-serbëve në Tiranë, që duan të ruajnë status-quonë, sulmojnë verbërisht zonjën kroate, sikur ajo paska bërë Vettingun. Ç'përralla për idjotët! Sigurisht grekët i tremb aleanca e mundshme shqiptaro-kroate, aleancë që do lëkundte protektoratin grek në Shqipëri, dhe çorientonte destruktivitetin serb në botën shqiptare në përgjithësi.

Shqipëria duhet të lidhet fort me Kroacinë, të përfitojnë nga përvoja e prosperiteti kroat. Fqinjët e tjerë në Ballkan na e kanë me hile, jo iluzione për të kundërtën. Shqiptarët e kroatët kanë të njejtin armik historik, serbët, element që natyrshëm na bën aleatë. Mos harrojmë se ishte një kroat, Tito, që frenoi elemnimin e racës shqiptare në ish-Jugossllavi nga serbët, kur institucionalizoi autonominë e Kosovës!

Verën e shkuar, gjatë vizitës në Shqipëri, shkova në një ceremoni diplomimi në një universitet në Tiranë. Ishte e ftuar edhe zonja Vlahutin, që foli me shumë dashamirësi për shqiptarët. U bëri thirrje studentëve të diplomuar të qëndronin në vend, të ndihmonin zhvillimin, por edhe nëse shkonin në Perëndim për kualifikim, të ktheheshin e sillnin eksperiencat perëndimore. Por, në fund e mori fjalën president grek i shkollës, që foli vetëm greqisht, kuptohet pse... Gjithcka në Shqipëri ka në prapaskenë një "president" grek.... Dëshpëruese.
"Mëkati" i vetëm i shqiptarëve është që janë fqinjë me shtetin më negativ në planet, Greqinë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar