Skip to content

Prespektiva e re kombëtare dhe ndërkombëtare e kombit Shqiptar

08. 06. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Përderisa kombet dhe popujt demoratik dhe të civilizuar kanë arritur të ndërtojnë infratrukturën e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare, kombet dhe popujt në ballkan ende jetonin me të kaluarën dhe primtivizmin e tyre të nacionalizmave të skajshëm dhe ekstrem. Pra vendet e ballkanit kishin mbetur peng i konflikteve dhe luftërave të brendshme ndëretnike dhe pre e doktrinave të errëta të historisë dhe mbeturinave të dështuar të saj. Bota e demokrtaike dhe e civilizuar që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e këndej ka pasur një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe të startegjisë ë së zhvillimeve tjera gjigande që jo vetëm se kaluan përmasa kombetare por ato u bënë pjesë e zhvillimeve modern dhe të papaërsëritshme në historinë e zhvillimeve politike dhe ekonimike të globit. Nëse mund të hedhim një shikim që bota sot krenohet me arritjet e saj ne duhet vetëm të shikojmë mënyrën e qasjes së tyre
qoftë në aspektin e brendshëm të proceseve gjeopolitike dhe gjeostrategjike që ndodhën, ateherë mund të themi se mundja e primitivizmit dhe moszhvillimit i tejkaloj përmasat e një bote ku njeriu më nuk është pjesë e saj ne proces por edhe bërës i ngjarjeve të mëdha brenda procesit historik të zhvillimit të gjithmbarshëm të saj. Mund të marrim shëmbuj mjaftë tërëheqëse që jo vetëm se janë shenja të një civilizimi por edhe pjesë e zhvillimeve moderne dhe atij gjigandizmi ekonimik që i tejkalon përmasa normal e duke arritur kështu në shkallën e civilizimit të kompletuar apo edhe të tejkaluar të saj, shembujt e mëdhenj që janë edhe shenja të mëdha zhvillimore si psh; Autostradat apo superstradat në SHBA, Kanada, Australi, Itali, Austri, Gjermani etj.
Këto vende në botën e civilizuar dhe demokratike arritën të ndërtojnë një infrastrukturë moderne në shërbim të sferave kombëtare, duke bërë kështu më të lehtë mënyrë dhe qasjen e përbashkët ndërkombëtare, ato nga zhvillimi i brendshëm arritën të bëjnë lidhje të qëndrueshme të infrastrukturës me botën demokratike të vendeve tjera. Strategjia e këtyre vendeve ishte e qartë në shërbim të së mirësh së vendit, rajonit dhe të bashkimit të qëllimeve dhe historisë duke bërë kështu që rruga jo vetëm t'i shërbej ineresave kombëtare por edhe te jetë si nje pjesë kardiale e zhvillimeve të gjithmbarshme ndërkombëtare.
Duke mos shkuar më tutje në zhvillimet gjigande të infratrukturës së vendev të civilizuara demokrtike perëndimore ne do fokusohemi në rëndësinë historike dhe simbolikën e kësaj autostrade si dhe procesin e plotë të kombit shqiptarë drejtë qëllimeve të integrimit rajonal dhe atë në strukturat euro-atlantike.
Në përgjithësi proceset e zhvillimeve në të gjitha sferat në siujdhesën ballkanike nuk kanë qenë të admirueshme dhe as të hovshme dhe marramendëse, kjo pjesë e rëndësishme e botës dhe europës nuk kishte arritur t'i shuante hasmërit dhe urrjetjet e brendëshme nacionaliste dhe as instiktet e tepruar rrënuese. Të gjitha vendet u bënë pjesë e një arene lufte ku e keqja ishte bërë pjesë e çdo shteti dhe politikee doktrine të saj. Proceset historike të kombeve në ballkan nuk kishin elemnte që përmbanin rujatjen e identitetit të tyre por më tepër kishte si qëllim gërshetimin e tyre, ata nga urrejtja nga njëri tjetri arritën të humbnin edhe sensin real dhe orgjinalitetin, sepse duke kërkuar të gllabëronin njëritjetrin ata arritën në stadin më të ulët të së keqes shtazore, dhe nacionalizmi i priu gjithë procesevet deri të shpërthimi i vullkaneve etnike dhe kombëtare që quan ujë në lirinë e popujve
dhe kombeve deri te arritja e qëllimeve kombëtare të tyre.
Ndërsa tani në shekullin XXI kombi shqiptar po ecën drejtë proceseve të arritjeve historike por edhe kombëtare, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, pastaj anëtarësimi në NATO, aplikimi i shtetit shqiptar për shtet anëtar i Unionit Europain, të gjitha këto kanë karkater kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar sepse me një anë i shërbejnë interesave dhe i lidhë fijet e këputura kombëtare të kombit shqiptar ndërsa në anën tjetër përfiton rajonalisht duke lidhë marrëveshje dobiprurëse ekonomike dhe kultuore, tregtare, etj etj, ndërsa ndërkombëtarisht ajo do e bënte kombin shqiptarë si një faktor kyq të lidhjeve të mëdha historike por edhe si një arritje europiane, dhe ndërkombëtare, ku në një mënyrë apo tjetër kombi shqiptar do e lidhë ardhmërin e tij dhe vizionin e tij të zhvillimeve modern me proceset e përbashkëta euro-atlantike dhe globale. Kombi shqiptar nuk do kishte aritur deri këtu po të mos
kishte përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare veçanërisht SHBA-së, edhe proceset e tansihme të kombit shqiptar drejt faktorizimit apo më mirë të themi drejtë bërjes së kombit shqiptar si një aktor i rëndësishëm i siujdhesës ballkanike, dhe proceve të përbashkëta ndërkombëtare, tregonë qartazi se në saje të ndihmës ndërkombëtare dhe në saje të qënresës së kombit shqiptar në mënyrë këmbëngulëse ndaj proceseve të reja të demoracisaë dhe zhvillimeve moderne ekonomike, ajo po e plotëson projektin më të madhë të saj në histori integrimin në familjen e saj Europiane. Suksesi i shtetit shqiptar dhe shqiptarëve në përgjithësi lidhet ngushtë me përpjekjet e tyre për liri dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë demokratik dhe modern, por këtë përpjekje ajo e ka bërë relitet dukie paur miqë të mdhenjë që rralë në historinë e popujve dhe kombeve ndodhinë këto siç është
SHBA vendet tjera përkrahëse në proceset e kombit shqiptar për t'u zhvilluar dhe mbjellur demorkacinë dhe lirinë në vendet e tyre. Mund themi me plotë bindje se tërë proceset e kombit shqiptar që pas lënjes pas krahëve të komunizmit dhe hyrjes në tranzicionin e saj demorkatike, pastaj, hyrja në NATO, aplikimi në EU, dhe ndërtimi i rrugës kombëtare, rajonale dhe ndërkomëbtare Durrës-Kukës janë projekte të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare respektivisht SHBA, dhe shtetit shqiptar.
Dhe krejt në fund kombi shqiptar në shekullin XXI po hynë në tri faza të rëndësishme të historisë së tij; e para në përmbushjen e procesve të rëndësishme historike të ndërtimit të një shtetit demokratik dhe prosperues e juridik, e dyta proceseve ekonomike dhe moderne, si dhe e treta procesve të rëndësishme të integrimit të saj të plotë në proceset historike të bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht integrimit të saj në Bashkimin e vlerave të përbashkëta perëndimore pra integrimit në strukturat e familjes Europiane. Pra këto procese të këtij shekulli janë porcese të rëndësishme për kombin shqiptar sepse zvillimet e tilla të këtyre kohëve të fundit na lënë të kuptojmë se kombi shqiptar tanimë ka hyrë në oborrinë e aktërimit të përbashkët të politikës ndërkombëtare si dhe të zhvillimeve të përgjithshme ndërkombëtare, thjeshtë ajo po hynë në një mision të madhë të proceseve
historike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar