Skip to content

Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit europian të Shqiptarëve

10. 06. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Kultura shpirtërore, politike e çdo kombi apo populli sidomos me traditë dhe me moshë të pjekurisë rezulton me përgjegjësi të thellë, kulturore, politike, sociale, ekonomike etj. Të gjithë e dimë se çdo komb apo popull ka edhe kulturën e tij dhe burimin e të mirave dhe virtyteve nga të cilat ushqehen ata, por ama të mirave.

Ndërsa askush nuk është më xheloz se sa popujt e siujdheses ballkanike, ata vazhdimisht kanë jetuar në hasmëri me njëri-tjetrin jo se këtë e kanë trashëguar por se ka ardhur si aksident i piktakimeve historike por jo çdo herë të njejta.

Nëse sot nuk mund të përcaktohet një standard vlere, një doktrinë e përgjegjësise kulturore, politike, sociale, ekonomike etj, do të jetë, më së paku, arrogancë e më së shumti një papërgjegjësi kolektive. Megjithëkëtë kërkimi i një standardi të tillë me sa duket bie në kundërshtim me frymën e kohës së tanishme respektivishtë shekullit XXI. Sepse disa popuj sidomos populli Serb dhe ai Rus mendojnë që e vërteta nuk ka nevojë vetëm për provën duke ditur se ajo kërkon besnikëri pra besnikëri kujtese, duke mbajtur ndër mend një të vërtetë tashmë të zbuluar e kjo e vërtet është realiteti i ri në ballkan që lidhet me perspektiven e re te kombit shqiptar dhe me inherencën në mendimine Unionit Europian. Megjithatë, në këtë mes, respektivisht provës së të vërtetës dhe besnikërisë së kujtesës historike mund të kishim të bënim me një rast përgjegjësie, por vetëm në qoftë se ka vërtet diçka që duhet domsodshmërisht t’i qëndrosh besnik.

Gjithçka varet me sa duket nga ajo çfarë beson e në këtë rast çfarë beson kombi Shqiptar dhe që rrugëtim ndjek. Të gjithë e dinë se fashizmi e komunizmi si doktrine dhe ideologji rrenuese ende nuk janë shkëputur nga “tradita e madhe” e asaj kohe sidomos tek disa kombe dhe popuj, prandaj edhe nuk i lane shteg relativizmit të heroit të një Niçeje apo një Soreli. Ndërsa kjo është arsyeja pse sot në hapesiren e kombit shqiptar dhe ne pergjithesi ne ballkan lë shteg “konvertimi moral”, por ky “konvertim moral” për këtë kohë është shumë më i rrezikshkëm: e kjo thjesht sepse mund të pranohet nga njerëz mendjelehtë dhe me një mirëbesim jo të sinqert e në fakt të shpesht janë ato ndër shqiptarë apo edhe në popujt tjera ballkanas. Mirëpo vetia për të ndjerë përgjegjësi duhet të mbështetet te një “zgjedhje morale” e rrënjosur në traditën dhe në besimin, sepse kjo na bënë të mundur të ndërrojmë kohë, të denoncojmë bëmat e këqija nëse janë kryer në një gjendje mendore që përputhet me suazën shqiprtërore të kombit shqiptarë, sado e ndotur mëkatesh, nëse është e qartë (brenda strukturës së kësaj tradite) se veprimet i përgënjeshtronin fjalët e madje edhe fjalët nganjehere jane djallëzisht të spërdredhur: nëse logjika e brendëshme e mendimit moral e kombit shqiptar mund të na tregojë lajthimin që na intereson në ato arsyetime që kanë pasur rezultate vdekjeprurëse. Siç duket kuptimi i të gjitha këtyre është se skepticizmi i kësaj kohe nuk mund të mbajë gjallë një konflikt moral serioz sic është konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit real Shqiptar. Duhet ditur se disa nga njeriëzit e kombit shqiptar në njëfarë mënyre mendojnë se kombi shqiptar do të zukaset në ndonjë aneks të mënjanuar ashtu si makina larëse, ndërsa gjërat e vëtrteta do të ndodhin në sallon apo në dhomën e fjetjes. Mirëpo gjuha e institucioneve te kombit shqiptar ne pergjithesi, kodet e të sjellurit katalogët e virtyteve, e të mëkateve, gjuha abstrakte e përdorur shpesh për ta mbështjelluar kohën sigurisht që na sjell ndër mend “shkencën e llahatarshme marksiste”, të gjitha elementet tejra me sy hapur, e me norma morale, kulturore e politike, pra, hidheshin poshtë. Koha e të folurit fragmentar ishte atëherë kur “mbinjeriu i Niçes” apo ai që mendoi se bota duhet të jetë Beelzebubiane e ky ishte islamizmi si pjellë e Muhamedit, i cili edhe i urdhëroi disa që dinin të “shkruanin mirë dredhërisht”, ta shkruajnë kuranin në mënyrë fragmentar, pastaj erdhë koha e komunizmit si ideologji gati e njejta me islamizmin që kishte si qëllim të folurit dhe të fragmentuarit e një gjëje me shkëputje e që ishte i pranueshëm për ta por jo për të gjithë botën. Kështu që sot në shekullin XXI në siujdhesen ballkanike e sidomos tek kombet dhe popujt që janë prekur më së shumti nga infeksioni i islamizmit dhe bizantinizmit ku ende kutërbon era pseudodisciplin orientale dhe bizantine, ende kutërbon era indoktrinim oriental e sllav dhe ende mendjen, shpirtin e kulturën e kombit shqiptar brenda tyre e sundon ndjenja e sundimit otoman dhe sllav, e kjo është pasoj që në disa raste ishte e imponuar sic është rasti i 545 viteve sundimi turq e që la vese të mëdha dhe i bëri shqiptarët që të mos e dinë kush janë thjeshtë pa identitet e kulturë dhe tjetra njëqind viteve sundim i egër sllav që i bëri shqiptarët të mëndojnë ndryshe të flasin ndryshe dhe të veprojnë ndryshe. Kështu që kombi shqiptarë i cili kishte kultur të lartë dhe identitet të pastër arriti në atë gjendje ku një popull apo shoqëri pa identitet apo kultur është njësoj sikur varrezat e pashënuara dhe sikur jeton në ndonjë shpellë ende të pazbuluar.

Keni dëgjuar se as Hitleri e as Milosheviqi kurrë nuk kishin thënë se ishin humanista, por këtë e thonin për Hitlerin bolshevik ndërsa për Milosheviqin shovinistët. Dhe këtu ishte pika e tyre e dobët. Por sot në kohën moderne si i quajnë shqiptarët e islamizuar po flas për ata që jetojnë si turq apo arab apo sllav e që e tradhtuan historinë e tyre dhe u kthyen nën bindje të verbëra orinetale?, sigurisht se disa i quajnë të mirë e disa të kqinjë, disa arab, disa sllavë disa nuk din se çka janë e disa trishtohen nga mjekrrat e gjata dhe pantollonat e shkurtera që ta çojnë mendjen te njerëzit e parahistorisë. Ndërsa ata që mendojnë se duke u thirrur në kulturën turke, arabe apo sllave, arrijnë të integrohen në Unionin Europian apo në sistemin e vlerave të shëndosha, e gënjejnë vetveten sepse dihet se gënjeshtarët nuk mund të bëjnë as Evropian, as Shqiptar e as ndonjë tjetër e sidmos as heronjë të islamizmit si ideologji e thatë orinetale, sepse do vij koha kur kjo gënjeshtër e islamizmit prej nga edhe erdhi kur do të zbulohet se është gënjeshtër atëherë ky pseudoautoritet do bije sikur bie maska e atij që fshihet pas vetvetes. Në këtë kontekst kur të vijë koha e frikës nga trokitja në derë dhe atëher kur të gjithë do vrapojnë pas identitetit të tij siç është rasti tani i rrugëtimit të disa kombeve dhe popujve në drejtim të integrimit euro-atlantik. Por të integrohesh në këtë sisitem vlerash do të thotë të kesh identitet dhe të keshë kulturë të pastër e jo të përzier sic është rasti i kombit shqiptar dhe disa popujve të tjerë që janë prekur nga infeksioni i islamizmit dhe bizanitinizmit. Dhe krejt në fund a nuk din të mendojnë shqiptarët pak dhe të kthehen në vetvete e ti shohin mëkatet që i ka lënë perandoria turke e sllave këtu, a nuk dinë të mendojnë pak se identiteti i tyre është humbur nga imponimi i islamizmit dhe bizantinizmit në mënyra të ndryshme, a nuk dinë të mendojnë pak se e vërtet është shuma afër zemërs bile thellë në zonat e errëta të zemrës së tyre të islamizuar e sllavizuar, a nuk din të shfletojnë historinë pak se aty fshihet identiteti i tyre Evropian bile me një qytetrim të lartë, a nuk e dinë se Shqiptarët para shumë shekujve ishin të Krishterë dhe kishin kulturë të lartë. Në këtë kontekst Shqiptarët nuk duhet të hulumtojnë rrugë tjetër përveç rrugës së brendëshme respektivishtë rrugës së arsyes, aty thellë në ndërgjegjen e thyer cop dhe të zhytur nga ideologjitë dhe doktrinat e huaja dhe mjerane aty fshihet një e vërtetë e ajo është kultura, identiteti, dhe qytetrimi ynë i lartë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të integrohemi si Shqiptarë në sistemin e vlerave Evropiane, sepse sic thotë Robert Shuman “sot krishterimi i pasuruar, me përvojën e jetuar gjatë historisë së vet, duhet t’i ndihmojë popujtë më pak të zhvilluar të përvetësojnë të njejtën rrugë përgaditje njerëzore”, por për kombin Shqiptarë është të këthehet në këtë përvoj dhe përgaditje njerëzore. Ndërsa në anën tjetër dihet se demokracia nuk sajohet, sepse sic thotë Shuman, ”Evropës ju desh më shumë se një mijëvjecar për ta gdhendur(demokracine)”. Kështu që për Shumanin i cili na flet fare qartë edhe neve sot kur dëshirojmë të integrohemi në strukturat Euro-atlantike, është se duhet të kemi parasysh se demokracia siç thotë ai do të jetë e krishtere ose nuk do jetë fare, një demokraci apo shtet demokratik antikristian do të jetë karikaturë që do të zhytet në tirani ose në anarki. Ndërkaq sot kombi shqiptar që të jetë një komb i lirë dhe me një demokraci të shëndosh duhet të mësoj apologjinë e lirisë e të së vërtetës e cila ende nuk është gjetur, kështu tani shqiptarët janë në këkrim të vetvetes dhe identitetit të tyre Evropian. Nëse nuk jemi në gjendje të kthehemi te vetvetja respektivishtë te identiteti ynë dhe kultura jonë, jemi të dënuar të kthehemi prapa, prapa, në pafundësi të së keqes dhe historisë së dështuar.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar