Skip to content

Duhen shfrytëzuar individët (3)

13. 09. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Machiavelli konkludonte se: "Lideri duhet të jetë një person amoral, një tirran tek i cili qëllimi të justifikote mjetin."
Megjithëse teoria e Machiavelit vazhdon të identifikohet si një praktikë jo e ndershme në politikë, për hirë të së vërtetës duhet thënë, se shumica e liderëve botërorë, dhe pothuajse të gjithë liderët shqiptarë, ishin apo janë kryekëput ashtu siç Machiavelli predikonte.

Në fakt, në disa nga veprat e tjera të tij, Machiavelli e shfaq veten si një politikan me principe morale. Gjithsesi, edhe sot e kësaj dite, termi "Makiavelizem" përdoret për të përshkruar një akt që ndërmeret për të justifikuar qëllimin pavarësisht mjeteve që mund të përdoren.

Por si duhet të jetë, në fakt, raporti mes mjetit dhe qëllimit? Pra cili mund të konsiderohet qëllim i mirë (që duhet të përmbushet), dhe cili është kufiri që ndan mjetet e mira nga ato të këqija që duhet të (mos)përdoren?
Me fjalë të tjera, çfarë mjetesh duhet të konsumoj një individ për të përmbushur qëllimin e tij të mirë e pozitiv?

Në këtë aspekt duhet të përcaktojmë më parë se cilat janë qëllimet e mira.
1- Atdheu;
2- Familja;

Të mësipërmet janë më klasiket, dhe le ta zgjidhim këtë problem mbështetur fillimisht në keto elemente.

Nëse do i referohemi historisë rezulton se (psh): SHBA përdori armët atomike kundër Japonise në Luftën e II Botërore. Pyetja është: Bombat atomike u hodhën për t'i dhënë fund Luftës II Botërore, apo si hakmarrje për sulmin japonez në Pearl Harbor.
Në atë kohë Japonia ishte tërhequr nga të gjitha territoret që kishte pushtuar gjatë Luftës II Botërore, dhe ishte mbyllur në ishullin e saj. Regjimi që sundonte ishte mëse i kalbur dhe ndoshta ndonjë bllokadë e izolim botërorë, mund ta rrëzonin shumë shpejt. Po atëherë përse u perdor arma atomike?
SHBA hyri në Luften e II Botërore pas sulmit japonez në Pearl Harbor, pra pasi ju cenua vendi, Atdheu. Mos do të thotë kjo që sulmi final kundër Japonisë kishte të bënte pikërisht me këtë moment?

Ne vijim të kësaj linje, me të drejtë mund të shtrohet pyetja: A duhet të përdoren të gjitha mjetet e mundshme për të mbrojtur interesat e vendit tënd (qëllimi justifikon mjetin), pra që nga revolja e Avni Rustemit kundër Toptanit, e deri tek armët atomike amerikane kundër Japonisë?

Përmenda dy shembujt e mësipërm, sepse për të dy rastet drejtësia botërore ka dhënë pafajësi, pavarësisht pasojave që u krijuan. Avni Rustemi u deklarua i pafajshëm nga drejtësia franceze, megjithëse kreu formalisht një vrasje (krim), dhe Amerika nuk u gjykua aspak nga drejtësia botërore, madje u përshëndet, për bombat atomike me pasoja katastrofale që hodhi në Japoni.

Atehere le ta shtrojme në tavolinë zgjidhjen e këtij problemi (si pyetsorë): A është çdo lloj mjeti i justifikuar, për të mbrojtur interesat e vendit (Atdheut), që nga (bie fjala) sharja, grushti, denoncimi, letra anonime, vrasja, e deri tek bomba atomike? Pra a janë të mësipërmet mjete morale apo amorale kur vjen puna tek Atdheu? Dhe e kundërta, heshtja dhe mos përdorimi i mjeteve të mësipërme a mund të konsidereohet një amoralitet?

Vijon

Lexo pjesët: I - II

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar