Skip to content

Sulltanizëm i kulluar

21. 09. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Çështja e futjes së edukatës fetare në shkolla është një ndër çështjet më të nxehta që ka hapur një disktum të radhës në shtetin e mbykqyrur të Kosovës si një shtet ende i dobët dhe pa kapacitet për të zhvilluar dhe mbajtur vetveten në këmbë. Kosova nuk është një vend që ka arritur kulturën e lartë të civilizimit dhe të ngritjes së zhvillimit ekonomik, si dhe të forcimit të institucioneve të saj në përgjithësi, gjithashtu Kosova është ende një vend i pasigurt, me një demokraci të keqkuptuar dhe me një zhvillim të përgjithshëm jostabil dhe jo të sigurt, që të fus në sistemin e saj arsimor edukatën fetare.

Ata që kanë nxitur që kjo temë të futej në shkolla në Kosovë janë ata që e kishin nisur këtë iniciativë të verbër që nga paslufta, prandaj futja e kësaj lënde në shkolla nuk koincidon me të vërtetën dhe as me historinë e kombit shqiptar, poashtu futja e edukatës fetare në shkollë automatikisht do ta ndërronte kursin e procesve të sistemit shtetëror të Kosovës do e gjunjëzonte sistemin fëmijë të demokracisë së Kosovës nën petkun e krijimit të një „shteti islamik“ që do kishte konsekuenca të pariparueshme si për të tashmen e vendit ashtu edhe për proceset e integrimit në strukturat euroatlantike.

Kosova është një shtet i mbykqyrur multi-etnik, multi-religjioz dhe me një vijë të cilës nuk i ka ikur as bashkësia ndërkombëtare duke ditur hsitorinë dhe realitetin e sotëm në Kosovës të përbërjes së etniteteve dhe te religjioneve në Kosovë, ajo(bashkësia ndërkombëtare ) jo rastësisht e ka vënë Kosovën si një shtet të mbykqyrur sekular. Sepse bashkësia ndërkombëtare ka menduar thellë në këtë drejtim duke ditur rreziqet që do sillte futja e religjionit si në Planin final të emsiarit të OKB-së Marti Ahtisaari ashtu edhe brenda vetë Kushtetutës në letër të Kosovës. Iniciativa e Naim Tërnavës, disa „politikanëve“ të partive politike(LDD, AKR) dhe të tjerëve jo të pakët për futjen e edukatës fetare në shkolla është absurditeti dhe arroganca më e madhe që i bëhet vetë historisë, kombit, gjeografisë, orinetimit të kombit shqiptar drejt proceseve të bashkimit me familjen e saj të civilizuar te Unionit Europian si dhe realiteti në përgjithësi të Shqiptarëve.

Të futësh edukatën fetar në një vend që është i mbërthyer me plotë probleme të pasigurisë dhe rrezikut nga terrorizmi do të thotë t'i humbësh vlerën përpjekjeve të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë, demokracinë, dhe bashkimin e Kosovës me familjen e saj Europiane. Hedhja poshtë e këtyre përpjekjeve do të thoshte hedhje poshtë e tërë proceseve historike të kombit shqiptar dhe kthimi i tij ka errësira e perandorive -orientale e ideologjisë së fundamentalizmit islamik ekstrem. Nuk e di a kanë menduar Tërnava dhe të tjerët se Kosova dhe tërë kombi shqiptar kurrë nuk kanë pasur kulturë të huaj dhe kurrë nuk kanë futur në shkolla helme orinetale, por Tërnava e di, por i frikohet të vërtetës, se Kosova(Dardania e lashtë ishte e krishtere dhe se Pali Apostull e kishte sjell Lajmin e Mirë për të gjithë kombin me dashuri të madhe), pastaj islamizmi në Kosovë dhe në të gjitha trojet erdhi në mënyrë të dhunshme dhe se kjo këmishë orinetale ishte e huaja, kjo errësirë nuk e ka emrin ndryshe veçse errësira e perandorisë osmane mbi kombin shqiptar që rëndoi mbi shpirtin e këtij kombi mbi 500 e ca vite dhe se tani kjo errësirë të futet brenda sistemit arsimor në shkolla është arrogancë, cinizëm dhe më së shumti është sulltanizëm i kulluar.

Futja e edukatës fetare brenda sistemit arsimor në Kosovë do të thoshte t'ia ngritësh kokën gjarpërit helmues dhe të rrezikosh ardhmërinë e gjithë kombit në proceset e tij zhvillimore, të demokracisë dhe të integrimit në unionin europian, sepse duhet të kemi parasysh në gjë se futja e kësaj lënde në shkolla do të thoshte gjithashtu edhe futja e urrejtjes brenda kombit shqiptar, nxitjes së dhunës dhe ushqimit të celulave edhe më shumë të fundamentalizmit islamik që ka zënë vend në Kosovë viteve të fundit si dhe ngritja e kokës së tyre për të krijuar hapësirë verpimi.

Tërnava dhe të tjerët nuk duhet të mendojnë duke jetuar në Kosovë të aplikojnë metodat e mendësisë orientale në menatalitetin e kombit shqiptar, sepse kombi shqiptar nuk jeton ne lindje as nuk ka pasur as nuk do ketë si themel ideologjinë islamike. Por Tërnava dhe të tjerët duhet ditur se Kombi Shqiptar jeton në zemër të qytetërimit europian dhe se ky Komb gjithmonë ka qenë pjesë e familjës europiane, prandaj duhet që ky komb të aspiroj për t'u bashkuar me këtë familje e jo të braktis qëllimin e saj madhorë(Bashkimin Europian) duke u orinetuar drejtë orientit-islamik.

Tërnava dhe të tjerët në vend se të mundohen të pastrojnë terrenin e tyre që kanë brenda nga njerëz të involvuar në terrorizmin islamik, dhe të kërkojn zhveshjen e këtij petku të huaj, ai dhe të tjerët kërkojnë futjen e këtij zjarri brenda shtepisë së kombit shqiptar, gjë që e qonë kombin në një katastrofë dhe në një vullkan të madhë shpërthyes sa që vështirë se do mund të i kthehej vetvetes më kombi shqiptar dhe rajoni në përgjithësi.

Ndërkaq në vend se të kërkohet që në sistemin arsimor të futen lëndët që përfshijnë edukimin seksual dhe edukimin e zgjeruar shkencorë, pastaj mësim ndaj kulturave të tjera që përfshin studime krahasuese të kulturave, historisë botërore, dhe mitologjisë botërore duke filluar që nga shkolla fillore e këndej, ai dhe të tjerët kërkojnë të fusin edukatën fetare që përçanë, diskriminon dhe shkatërronë ardhëmrinë e kombit shqiptar në përgjithësi. Kosova si shtet i mbykqyrur sekular apo laik ka për qëllim që të ndërtoj demokracinë e shëndosh të ecë në rrjedhat e kohës të zhvillimit modern, pastaj të qëndroj neutrale sa i përket çështjes së religjioneve në vend duke ditur multi-religjiozitetin dhe multi-etnicitetin brenda saj.

Kosova duhet që t'i trajtoj të gjithë qytetarët e saj pa dallim feje apo etnie, race etj në mënyrë të barabartë duke i ikur preferencave personale siç po shihet gjatë këtyre viteve të fundit se edhe institucionet e Kosovës kanë filluar t'i shfaqin në sipërfaqe ndjenjat religjioze -preferncat e tyre personale rrethë feve në Kosovë. Sepse ka raste kur janë kërcënuar të krishterët, disave ja kanë djegur shtëpit disa organizata fundamentaliste islamike, dhe institucionet kanë heshtur apo më mirë i kanë mbyllur dhe shtrënguar të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të mos i trajtojnë këto raste serioze në shtetin e mbykqyrur të Kosovës.

Në këtë mënyrë institucionet kanë dal hapur se kanë preferenca të fese islame duke i diskriminuar besimet tjera që ekzistojnë në Kosovë historikisht, kjo është turp, arrogancë e madhe dhe inferioritet ndaj realitetit të hidhur në Kosovën e pasluftës dhe të pavarur.

Dhe krejt në fund Kosova si shtet i mbikqyrur dhe laik duhet që të definojë qartë çështjen e mbrojtjes së të dejtave të njeriut, të fesë, etniteteve, duke mbrojtur të dejtat e fesë dhe të njeriut në përgjithësi si gjithë shtetet tjera demokratike laike(Franca, SHBA, Belgjika etj), sepse Kosova në këtë mënyrë do e shuante zjarrin, urrejtjen dhe do të krijonte paqen me vetveten dhe me të tjerët, si dhe duke punuar në rritjen e kapacitetit të institucioneve, demokracisë, barazisë, lirisë dhe shtetit juridik, ajo do të mund të ketë më të lehët rrugën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Ndërsa e rëndësishme për Kosovën tani është që t'i këputë zingjirët e brendshëm të shpirtit të robërisë së perandorisë osmane dhe më pastaj t'i kthehet të vërtetës, lirisë, paqes dhe progresit të përgjithshëm duke ecur kështu në rrjedhat e proceseve bashkëkohore.

Autori

Komente

Patrioti

04. 05. 2012 nga Anonim, 5 vjet 3 javë para
Koment id: 822

Z.Gjon Keka. Ju pergezoj per shkrimin tuaj qe me duket shume i drejte e ne kohen e duhur. Z.Naim Ternava dhe ata qe i shkojne pas gabojne shume me ate de duan te fusin mesimin fetar ne shkolla. A e di ai se kombi shqiptar (pamvaresisht qe eshte i ndare padrejtesisht) eshte i vetmi komb ne bote qe ka te drejte te krenohet per tolerancen fetare qe ka ne gjithe historine e tij.Pse duhet te bejme islamizimin e Kosoves ne nje kohe qe ajo bashke me kombin shqiptar po pregatitet te futet ne Evrope. Ne jemi evropine dhe nuk jemi aziatike.Feja muhamedane na u imponua nga pushtuesit turq,por babai i Turqise Qemal Ataturku si reformator i madh e ktheu Turqine ne vend laik e modern pra e ndau fene nga shteti. E si mund te jemi ne me muslimane se vete turqit qe na e sollen kete fe ne nje kohe qe Turqia eshte laike. Z.Naim Ternava le te shikoje vendet islamike te Azise e sidomos Republiken Islamike te Iranit. Atje eshte nje diktature qe po behet kercenim edhe per boten.Femra eshte qenie me e ulet ne keto vende islamike te Azise pa asnje te drejte morale e shoqerore. Si mund te denohen sot ne shek.21 femrat duke i goditur me gure.Para nje muaji ne Iran u denuan 90 studente djem e vajza me goditje me gure vetem se kishin bere floket ne menyre "perendimore" Ja pra kur feja eshte ne pushtet sjell vetem diktature. Le te besoje kush te doje,repekt per ata qe besojne dhe per ata qe nuk besojne.Feja ne kombin shqiptar duhet te jete ne zemer e jo ne shkolla te cila Most i kemi laike. Para kombit tone kane dale detyra te tjera me imediate si konsolidimi i shtetit te Kosoves dhe bashkimi kombetar. Mos ja prishni imazhin kombit shqiptar. Rilindasi Vaso Pasha ka thene "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" Sot duhet te kemi kujdes sepse jemi te rrjeshtuar me ato kombe me ne krye SHBA ne lufte kunder terrorizmit islamik qe po kercenon boten. Le te marrin vendet islamike kudo qe jane shembullin e tolerances fetare qe ka kombi shqiptar dhe mos te ndodhi kurre ajo qe po ndodh ne Nigeri ku cdo dite sulmohen e vriten njerez te fese kristiane. Ne e dime vete si ta respektojme fene dhe nuk presim te na e mesojne te tjeret.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar