Skip to content

Fryma e re e reformave Europiane

06. 10. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Bashkimi Europian është një ndër projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha në gjithë historinë e tij, pas luftërave të shumta dhe pas një nacionalizmi të theksuar brenda këtij kontinenti u vendos paqja, demokracia dhe u konsoliduan kombet brenda saj duke pas si qëllim të vetëm integrimin brenda një familje që do bëhej një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar. Armiqësia e mëhershmë ndërmjet kombeve u shndrruar në një bashkëpunim të ndërsjellë dhe tepër të ngushtë në mes vete duke lënë kështu gjithë ato grehina të tmerrshme të luftërave dhe nacionalizmave pas krahëve në këtë mënyra ata iu rrekën rrugës së përbashkët të zhvillimeve, demokracisë, lirisë, barazisë dhe ecjes sëbashku drejtë rrugës së progresit bashkëkohor. Ky sistem u bë një vlerë e rrallë e bashkësië ndërkombëtare duke arrit një zhvillm të plotë gjatë gjithë historisë së tij, dhe një promotor i rëndësishëm i zgjidhjes së konflikteve me anë të bisedmimeve si një arsye e rëndësishëm dhe një faktor i pakontestueshëm në mbarë botën demokratike. Pikërisht ky edhe është qëllimi dhe arsyeja, që Unioni Europian ka gjetur në mbarë botën demokratike vlerësimin si një ndër shembujt më të mirë të bashkëpunimit rajonal e global si dhe një modeli i pakrahasueshëm dhe i rëndësishm në politikën e këtij shëkulli që kemi hyrë. Unioni Europian nuk është një union statik por një union që ndryshon vazhdimisht, ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimeve kontraktuale, pastaj të vendeve në parlamentin e saj Europian të ponderimit të votave në këshillin e Unionit Europian, pastaj integrimi apo anëtarësimi i shteteve të reja brenda këtij sistemi vlerash të përbashkët etj. Bashkimi Europian ka një rëndësi të madhe për kombet demokratike dhe ato që aspirojnë drejt saj, kjo është një mbivlerë e mëdha e gjithë kombeve dhe shtetev që t'i bashkohen familjes së përbashkët Europiane sepse në këtë mënyrë ata bëhen pjese e një sisitemi të përbashkët të paqes, zhvillimit dhe të proceseve tjera zhvillimore brenda kësaj familje. Sido që të jetë që nga Traktati i Mastriht-it e deri te Traktati i Lisbonës Unioni Europian ka kaluar nëpër disa sfida të mëdha të vendosjes së një stabiliteti hierarkik mbikombëtar/kombëtar dhe të një kushtetute të përbashkët. Kjo nuk do të thotë se e ka ndalur forcimin dhe zhvillimin e Unionit Europian përkundrazi e ka forcuar edhe më shumë duke mos edhe përkundër kritikave dh krizave që fusnin shtetet për të ruajtur që është kombëtare dhe sovrane brenda tyre, megjithëkëtë sot Bashkimi Europian shkikuar nga një analizë e shkencave poltike del që të jetë një bashkësi e madhe vlerash, por edhe një promotor i rëndësishëm do të thoja global për një qeverisje në kuadër të një sistemi të përbashkët të vlerave dhe zhvillimeve bashkëkohor e demokratik dhe të një nxitje të madhe të integrimit brenda familjes së Unionit Europian.

Megjithatë tani në këtë fillim shekull Bashkimi Europian po ndryshon gjithnjë duke i lënë pas krahëve të saj krizat dhe sfidat që hidhnin rrugës shtetet me një nacionalizem të theksuar të ndjenjës kombëtare brenda tyre, është pikërisht rasti i fundit i Irlandës me anë të referendumit në përkrahjen dhe pranimin e Traktatit të Lisbonës në një mënyrë apo tjetër ky akt është duke i shpërblyer edhe përpjekjet e vendeve tjera të cilat dëshirojnë një Europë të bashkuar, produktive, reformuese dhe me nje frymë të thellë të zhvillimeve progresive. Në lidhje me këtë duhet cekur së para dy vitesh ishin bërë përpjekje të shumta për nënshkrimin e një marrëveshje të re, kjo bindje e re u forcua sidomos në qershorin e vitit 2007 ku u ra dakord për linjat e përgjithshme të marrëveshjes së re dhe reformave të tjer në kuadër të Sitetimit të Bashkimit Europian. Nga kjo u thirr një konferencë së cilës iu dha një mandat i ngushtë, ndërsa pas një kohe relativisht të gjatë bisedimesh konferenca paraqiti një tekst-marrëveshje në tetor 2007. Dhe Marrëveshja e re u nënshkrua gjatë një seance speciale të Këshillit në Lisbonë më 13 dhjetor te vitit 2007. Mirëpo përpara se të hynte në fuqi, kjo marrëveshje duhej të ratifikohej nga të gjitha shtetet anëtare të Unionit Europian(dhe Parlamenti Evropian). Sikurse edhe gjatë reformave të deritanishme, edhe në Traktatin e Lisbonës u shfaqën probleme. Pasi e kishin ratifikuar 18 shtete, irlandezët e refuzuan traktatin me anë të një referendumi kështu që kjo marrëveshje nuk pati mundësin të hyjë në fuqi në kohën e duhur përpara zgjdhjeve të ardhshme për në Parlamentin Evropian të vitit 2009. Sidoqoftë tani shpresa e hyrje në fuqi të këtij Traktati është e madhe pasi që Irlanda arriti që më 2 tetor 2009 me anë të referendumit t'i thotë dakord referormave të sistemit të Bashkimit Europian. është tepër pozitiv fakti që pas këtij referendumi Bashkimi Europian po tregohet se është vërtete një sistem i vlerave dhe i arritjeve të mëdha historike, duke i hapur derën një fryme të re të reformave brenda saj. Ndërkaq duhet thënë se përcaktimet e kësaj marrëveshje fillimisht janë edhe pjesë e përcaktimeve të Kushtetutës së refuzuar ku disa nga këto përcaktime mund t'i rigjejmë po në Traktatin e Lisbonës. Ky traktat në vete përmban elemente të rëndësishme si vijon;Psh, në Këshillin e Europës, kryesinë në të ardhmen duhet ta marrë një president i Këshillit. Ai “do të zgjidhet për një periudhë dy vjet e gjysmë me një shumicë prej 2/3 të Këshillit të Europës “dhe do të drejtojë aktivitetin e këtij të fundit. Në këtë mënyrë bie poshtë rotacioni i kryetarëve çdo gjashtë muaj. Në Këshillin e Unionit Europian, Këshillin e Mnistrave do të vazhdojë të mbetet një ekip kryesues “prej tre vendesh anëtare për një periudhë prej 18 muajsh”. Ndërsa posti i ri në Kushtetutë ishte cilësuar si “Ministër i Jashtëm”. Duke marrë në konsideratë disa vende anëtare tanimë u quajt me një emër tjetër. Ai është në të njëjtën kohë zv. President i komisionit Evropian dhe drejton këshillin e ministrave të jashtëm. Prej tij do të varet një “shërbim diplomatik i Unionit Europain”. Posti i ri zëvendëson dy poste të deritanishme: Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë (Javier Solana) dhe Komisionerit për Marrëdhëniet me Jashtë. Pastaj përmirësohet e drejta për tu shprehur e “parlamenteve kombëtare” në procesin e ligjvënies sëUnionit Europian. Ato duhet të informohen në kohë lidhur me proceset ligjvënëse, e më pas mund të pozicionohen në lidhje me to. Nëse një shumicë e parlamenteve kombëtare shprehet kundër një procesi të caktuar, ky kthehet mbrapsht nga Komisioni Evropian. Ndërsa ndarja e kompetencave mes Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare rregullohet më qartë. Për herë të parë në historinë e Unionit Europian ka një listë të saktë me ndarjen e kompetencave. Pastaj rrafshi i bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe krimit si dhe në fushën e politikave të energjisë do të përforcohet, krahas kësaj ka përcaktime të reja në fushëne mbrojtjes së klimës. Gjithashtu mundësitë për një bashkëpunim të përforcuar të një grupi shtetesh anëtare, që dëshirojnë të “bashkëpunojnë më ngushtë me njëri-tjetrin në fusha të caktuara”, do të lehtësohet. Karta e të Drejtave Themelore do të jetë e vlefshme për të gjitha shtetet anëtare përveç Britanisë së Madhe dhe Polonisë. Ky instrument i ri duhet të përmirësojë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të reagimit nga ana e BE. Qytetarë e Unionit Europian mund të kërkojnë që Këshilli dhe Parlamenti të merren me një projekt të caktuar. Ndërkaq duhet thënë se për herë të parë që prej themelimit të Bashkimit Europian, tani përcaktohet në mënyrë kontraktore mundësia e shkëputjes nga Unionit Europian. Pastaj duke marrë në konsideratë ndjeshmëritë kombëtare dhe shqetësimet në disa vende për një shtet europian të madh në Traktatin e Lisbonës - “ndryshe nga Kushtetuta - nuk përmenden simbolet europiane”. Nga duhet theksuar se është vetëm një krahasim sipërfaqësor me Kushtetutën që tregon, që kjo marrëveshje e re reformash aplikon risitë duke i futur ato tanimë nga dera e re dhe fryma e re e reformave brenda Unionit Europian. Dhe krejt në fund se sa të suksesshme do të jenë këto elemente të reja në realitetin politik, këtë duhet ta tregojë zhvillimi i mëtejshëm i Unionit Europian. Veçanërisht interesante do të jetë të vëzhgohet, se si do të “performojnë postet e sapokrijuara të Presidentit dhe të "Ministrit të Jashtëm" në ndërveprimin mes tyre”. E njëjta gjë vlen edhe për instrumentin e ri të kërkesave të qytetarëve apo rolin e parlamenteve kombëtare. Por megjithëkëtë ky hap i rëndësishëm dhe kjo rrugë e re e procesit të zhvillimit, forcimit dhe reformave është e një rëndësie jetik për Unionin Europian dhe për vendet tjera aspirues. Kjo frymë e re i ka zgjeruar edhe më shumë rrugët e frymëmarrjes së sistemit të, Bashkimit Europian që në një mënyrë apo tjetër po e qonë këtë familje në një familje të fuqishme në kontinentin e saj dhe me gjerë. Irlanda me anë të këtij referendumi arriti të thyej bllokadën dhe të heq nga faqja e disa vendeve siç janë Republika e Çekisë dhe Polonia skepticizmin duke bërë kështu një hapje të re të një faqe të optimizmit edhe nga vendet që kishin hedhur pluhurin ne syte e të ardhmes së tyre dhe këtij kontinenti. Tani është koha që sëbashku të gjitha shtetet anëtare të Unionit Europian të shkruajën historinë e re të reformave dhe të zhvillimeve brenda tij, duke hapur kështu një faqe te re në historine e botës demokratike e mbi të gjithë në historinë e vetë Bashkimit Europian. Në lidhje më këtë Republika e Çekisë dhe Polonia si shtete anëtare të Unionit Europian nuk duhet të ndalin këtë frymë të re, këtë moment të ri historike dhe këtë faqe te re, këtë rrugë të rëndësishme të reformave brenda sistemit të Unionit Europian. Gjithashtu këto dy vende nuk duhet të lejojn vetes duke parë që kontinenti Europian është duke u përball me ndryshime të mëdha politike dhe ekonomike, pastaj dryshimet e klimes, politikat e energjisë, kërcënimeve terroriste dhe të drejtat e njeriut dhe ato civile, menaxhimin e refugjatëve dhe marrëdhëniet e jashtme të gjitha këto duhet të kenë një rëndësi të madhe në frymën e re të Unionit Europian. Prandaj duke u nisur nga kjo është e udhës që edhe këto dy vende anëtare t'i bashkohen përpjekjeve dhe sfidave të përbashkëta, por edhe reformave dhe zhvillimeve të rëndësishme brenda saj, ashtu që Traktati i Lisbonës të i hapen dyert duke e futur atë në fuqi veprimi nga Janari i vitit të ardhshëm nga të gjitha vendet anëtare të Unionit Europain.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar