Skip to content

Meta, ky barometër i rënies së Ramës

17. 10. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Me ç'duket Meta nuk gabon lehtë tashmë. Për hir të së vërtetës duhet thënë, se ai ka një instikt të fortë politik, ka një nuhatje jo të zakonshme kur vjen puna për të përcaktuar linjën fituese/humbëse në oligarkinë e lartë politike shqiptare.
Meta me të vërtetë nuk ka ndonjë përgatitje specifike politike (laj-thaj një fakultet ekonomik ka), as ndonjë eksperiencë profesionale të sukseshme (profesionin për të cilin u diplomua kurre nuk e aplikoi në praktikë), por duhet theksuar se ai ka një dhunti natyrore politike të veçantë, ka një talent në këtë aspekt. E thënë ndryshe, ai ka aftësinë të nuhasë në distancë (kohore) fituesin/humbësin e ardhshëm të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri!

Këtu e disa vite më parë, ai arriti me sukses të shikoj rënien e Nanos, dhe u divorcua me PS-në në pikun e karrierës së tij qeveritare, kur ishte zv/kryeministër. Pra ai pa në advancë humbësin, dhe duke mos kursyer as pozicionin e tij të rëndësishëm shtetëror, vendosi të largohej. Dhe në fakt, zgjedhjet e katër viteve më parë provuan pikërisht instiktin e tij. Nano ra!

Të njëjtën gjë Meta bëri edhe me Ramën më shumë se një vit më parë. Ai me ç'duket pa rënien e Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe u largua nga koalicioni i socialistëve. Dhe në fakt, përsëri instikti i tij trimfoi. Rama me të vërtetë ra në zgjedhjet e 2009-s.

Ne të gjithë menduam se Meta gaboi kur u largua nga Rama, dhe asnjë nuk do e besonte (disa muaj më parë) se Meta do të bëhej zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm në qeverinë e ardhshme Berisha. Por ja që Meta triumfoi mbi të gjithe, falë instiktit të tij të zhvilluar politik.

Duhet thënë se sot Meta ngjan me një barometër në politikën shqiptare, barometër që parashikon deri edhe fatet politike të liderëve specifik. Dhe nëse ky "barometër" nuk gabon (ashtu si deri më sot), atëherë mund të themi se Berisha është një fitues afatgjatë tashmë, dhe Rama një humbës i tille afatgjatë, për deri sa Meta ka vendosur të bashkëpunoj me të parin e jo me të dytin...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar