Skip to content

Superfuqitë, dhe dashuria e tyre për Shqipërinë

24. 10. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Eshtë një fakt (ndoshta) historik mijra vjeçarë tashmë, që superfuqitë e kohrave të ndryshme kanë përzgjedhur gjithmonë në Ballkan si partnerin e tyre më të rëndësishëm strategjik Shqipërinë (shqiptarët). Keshtu veproi Perandoria Romake, kur Shqipëria mbeti aleati i saj më i rëndësishëm në Ballkan edhe pas krijimit të Bizantit. Megjithëse kufiri i Perandorisë së Lindjes ishte Adriatiku, Shqipëria ishte i vetmi përjashtim në këtë aspekt, i vetmi vend aleat i perëndimit në hapësirën ballkanike të Bizantit (i vetmi vend katolik në rajon).

E njëjta preferencë ndaj Shqipërisë përsëritet edhe kur në hapësirën ballkanike vërshoi perandoria osmane. Shqipëria përsëri u perzgjodh si aleati më strategjik në rajon i superfuqisë së kohës.

Gjatë Luftës së Dytë botërore, superfuqia e asaj kohe (Gjermania) zgjodhi përsëri Shqipërinë si aleatin e saj më të rëndësishëm në Ballkan.

Gjatë periudhës së Luftës se Ftohtë, Shqipëria ishte aleatja më e ngushtë në Ballkan e superfuqisë Europiane të kohës, Bashkimit Sovietik.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, superfuqia e vetme e kohës (SHBA) preferoi përsëri Shqipërinë e shqiptarët në Ballkan, madje duke u shpallur luftë kundërshtarëve të tyre historik.

Interesant është fakti, se periudhat gjatë të cilave shqiptarët kanë qenë në aleancë me superfuqitë e kohës, rezultojnë të jenë kohrat më të mira për ta, si në aspektin e unifikimit të tyre fizik, ashtu dhe në atë të mirëqenies ekonomike. E kundërta ka ndodhur kur superfuqitë janë larguar nga vendi ose kanë rënë (kapitulluar). Në këto lloj periudhash është krijuar një far vakumi i rrezikshëm për Shqipërinë, dhe ajo është bërë preh e sulmeve të fqinjëve, copëtimit territorial, genocidit etj.

Me fjalë të tjera, historia e Shqipërisë ndoshta mund të ndahet në dy periudha të rëndësishme kohore: Njëra e gjerë, që i përket kohës kur shqiptarët janë aleatë të superfuqive përkatëse, periudhë që zgjat, pasi dhe superfuqitë kane jetëgjatësi zakonisht; Dhe tjetra e ngushtë, që i përket asaj periudhe kohore kur Shqipëria nuk ka aleat ndonjë superfuqi të kohës, pra jeton një far tranzicioni në këtë aspekt deri në lidhjen me superfuqinë e re, periudhë e cila relativisht është e shkurtër por tepër e kobshme për të.

Historia nuk është rastësi, por është destinim. Brezi yne jetoi periudhën e tranzicionit historik të vendit - pa superfuqi, që në fakt ka qenë një periudhë jo e mbarë, siç dihet. Gjithsesi ne patëm fatin të shikojmë lidhjen e vendit me superfuqinë e vetme të kësaj kohe, gjë që nënkupton se brezat e ardhshëm do jetojnë më mirë se ne. Në një far mënyre, e gjithë kjo ngjan me rrotën e mullirit, ku brezit tonë i qëlloi (për fat të keq) të ishte në pjesën nën ujë të rrotës (historisë), jo mbi ujë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar