Skip to content

Rasti Pango përcjell mesazhin e humbjes

06. 03. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Padyshim asnjë shqiptar me intelekt normal nuk ka besuar në Pangon politikan. Pango në politikën shqiptare përfaqesonte njeriun tipik, apo "njeriun e Frojdid", që udhehiqej nga instikti vs. ndergjegje. Dhe mbase për këtë arësye Berisha e mbante prane, si një qenie me instikt të zhvilluar e nuhatje të fortë biologjike, që do të paralajmeronte i pari ardhjen e rrezikut, ashtu si qeni për të zotin.

Dhe në fakt rasti Pango pikërisht këtë personifikon, humbjen e maxhorances në zgjedhjet e ardhshme. Pango me çduket e nuhati humbjen, dhe ashtu si puna e atij sunduesit që pret disfaten, ai doli hapur, shveshi shpatën (hoqi brekët) për të shfrytëzuar (shpërdoruar) momentet e fundit në pushtet.
Padyshim Pango nuk është "qen" besnik, që t'i percillte të zotit rrezikun që nuhati. Nga ky aspekt ai ngjan me "qentë" e rrugëve. Por gjithsesi nuhatjen e kishte të fortë, dhe për këtë ka merit, duhet "falenderuar".... Pse shtrohet pyetja? Sepse Pango solli mesazhin e panikut që ka mbërthyer kampin qeveritar.

Maxhoranca është në panik dhe po ndjen disfatën, kjo është ajo që transmetoi Pango.
Problemi që ngrihet nga rasti Pango, në fakt, ka të bëjë me shperdorimin e pushtetit në minutën e fundit. Pango i "shkretë" e pasqyroi panikun e tij në mënyrë instiktive, kërkoi të ngopej seksualisht. Por gjithsesi ai e bëri "punen", ja dhe maxhorancës mesazhin e humbjes (e njoftoi të zotin indirekt). Pyetja është se çdo të bëjë tani maxhoranca (i zoti) pas "lehjeve" të rrezikut? Pango aq pati në dorë aq bëri (ohhoohhoo deshte), po të tjerët që kanë më shumë në dorë, që kane arkën publike, çfarë do të bëjnë vallë në këto minuta të fundit...

Autori

Komente

lULI

14. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 2 javë para
Koment id: 27

Ky rast tregon mekanizmin qe funksionon ne PD, pra me bej nje ekspoze qe te te shoh se ben a s'ben.Me kete filozofi eshte ndertuar PD-ja, pra edhe Rama me shoke e shoqe kane bere ekspoze te Berisha qe jane pranuar si "titullare", ne kembim te parave, rrugeve, kerrieres ... etj. Dhe natyrisht kartonin si ta doje b...a e Berishes , se perndryshe ..........

Alban

07. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 21

Jeni kthyer ne nje faqe fund e krye e paprincip.I sherbeni devotshmerisht Edi Rames dhe grupit te Tij qe ka vjellur tash sa vjet Tiranen.Mos beni pune te turpshme.

Alban je ulur ne llozhen e gabuar

10. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 2 javë para
Koment id: 23

I nderuar, nuk eshte per ty kjo faqe. Eshte per nivel te avancuar. Gjeje veten diku tjeter. Good luck.
Simoni

Shkrimi vertete qe eshte i

07. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 20

Shkrimi vertete qe eshte i dobet. Pango, ka qene i tille githe jeten e vet. Pse e mori Berisha ne kabinet? Berisha ben mire qe i afron e ju jep pushtet ketyre njerezve, sepse ne kete menyre ata demaskohen, dhe ne shohim se sa poshte ka ra katundi, ndryshe po ti lesh kot fillojne e flasin neper media si anetare te shoqerise civile. Keta bicimer, jane anetare te shoqerise civile per sa kohe qe dikush nuk i jep karrike.
Nuk e keni vene re se sa ka rene kuota e Genc Rulit, Genc Pollos, (Tritan Shehut i ka pas rene) e te tjereve.
Berishes me te drejte i vihen shume epitete, por ka disa cilesi te padikutueshme, aftesia per te punuar te pakten 12 ore ne dite, morali ne marredhinet punedhenes punemarres me seksin e dobet.
Sa per Pangon, nese e keni vene re sa here shfaqej ne public kishte ate lloj qendrimi si nje njeri qe i ka rregulluar punet e veta, tendencioz, arrogant, mbahej me te madh se mund te derdelliste ne cdo situate, shkurt fund e krye shfaqte ate vetkenaqesi te krimbit te dhjamosur. Cenet e tij morale i ka pasur gjithe jeten. Ai nuk eshte i vetem. Ka plot qe kane degjuar, por ka plot qe e kane provuar ne kurriz urine seksuale te "pedagogeve e mesuesve". Kjo eshte "shoqeria civile e shqiptare"
Une vete nuk mund te gezohem se po iken Berisha, sepse eshte e llahtarshme kur e mendon se po vjen Rama. Jam i bindur se kjo do jete shume negative per shqiperine. Perhere duhet te zgjedhim mes dy te keqijash. Sa per moralin e rames, vetem kaq: anuk mori ai per dashnore ish dashnoren e trafikantit te vrare te droges Denis Gina? A mos po ndanin paret bashke? A nuk duket hapur qe "media e pavarur" me shume tope eshte vegel ne duart e tij (sic eshte edhe TV Klani ne duart e Berishes). Po e le me kaq se sa me shume flas per Pangon me duket se shkruaj per Ramen.

Cfare arsyetimi, :(

10. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 2 javë para
Koment id: 22

Vertet jane per te ardhur keq, arsyetime te tilla, sidomos kur vjen nga nje njeri qe mundohet te duket i paanshem.
Ti dukesh koke e kembe se ke hallin se Veziri Sali Mullah Omar Berisha, po iken nga pushteti si nje njeri i korruptuar, hipokrit, komunist i pandreqshem e shume epitete te tilla qe gjate ketij 4 vjecari po i dalin sheshit.
Per ty qenka normale qe ai zgjedh ne qeveri njerez pa principe si Ylli, kjo vertet eshte per te ardhur keq cfare arsyetimi. " Ai Sali Mulla Omari i zgjedh keta njerez ministra per ti demaskuar, awwww cfare bollsheviku qe je" nuk cuditem se po ti shikosh te gjithe ata qe kane nje udheheqes shpirteror si ai Mullai juaj kane pothuajse te njejten brume, komunisto bollshevik haxhiqamiles.
Keni te njejtin llogjik, te gjithe te tipit " te gjithe ne shqiperi jane te korruptuar pervers hajdut etj, por vetem njeri ai princi Mulla Omari Sali i ndrituri zoti i njerezve te ulet si ti, eshte vetem ai i eshte virtyti.
 
Sa turp per ty dhe soj e sorollopin tuaj.

Booo

12. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 2 javë para
Koment id: 24

Ku me gjete bollshevik moj/mor i/e ngrate. Po ce o ditezi/diteza po nuk jesha me ate zdapin arrogant do jem me malokun Salih? Po pse, a nuk mundet njeriu te mos jete me asnje ndyresire? Duhet patjeter te jete me njerin qe te ndotet? Po pse ankoheni sera juaj nga ata qe mbani mbi krye? I MERITONI, sepse ashtu jeni edhe vete, popull primitiv, dhe hileqar. Qe kriminelin e quan trim, hajdutin te zotin, homoseksualet moderne e te qyteteruar.
A nuk votuat per Salihin sepse u merzitet me hajdutllekun e PS -isteve? Dhe tani do votoni per zdapin arrogant, me mjeker rreth e qark gojes qe te kujton organin gjenital femeror, sepse edhe Salihi "doli" i keq. Po pse nuk patet kohe ta njihni Salihin? Mire ju gjeti e me keq do ju gjej. Kete radhe Salihi ja ka marre doren, as nuk arreston as fut njeri ne burg, por "eshte me fat" sepse sa here qe "i bien ne qafe" tak fak ndodhin aksidente me helikoptere, fuoristrada, me Ferrari etj etj. Si ka mundesi te jeni aq te trashe sa mos te kuptoni gjekafshe. Si mund te krijoje aq fuqi Rama pa perkrahje e para? Me mire (po patet mend dhe jeni te sinqerte) mundohuni te gjeni ku i ka kembet Rama, e Berisha edhe Meta. Si i grumbullojne parate, me cilin i ndajne nga "liderat demokrate boterore". E di qe kete s'jua a mban me nderja ta beni, keshtu qe me mire shkoni kacafytuni per ndonje kocke. Kurse gjeja me e mire eshte mos ushqeni shume iluzione qe mos te ndiheni keq me pas. Mos jeni pasionante por mbajeni koken akull. Mos besoni asgje cfare degjoni, dhe beso vetem gjysmat e atyre qe sheh.

Shenim: Mundohu te kapesh ironine kur flas per tu dhene ofiqe plehrave si Pango.

Shikoni gjithashtu komentet

06. 03. 2009 nga Administratori, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 16

Shikoni gjithashtu komentet ne blog per kete shkrim duke klikuar ne linkun ne vijim:http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=1817

mimmof

06. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 15

kam parasysh nje fakt significativ qe ndodhi  ne southkorea ne vitet  "80 , mbas shembjes te nji ure mbikalimi ,sapondertuar  per lojrat olimpike seul-88, skandali mbyllet me dorheqjen e kryeministrit e qeverise. kjo eshte e vetmja rrugedalje minimalisht e ndershme dhe per berishen. 

Hiroshima e gerdecit dhe Pngo dy subjekte qe lajmerojne rrenie

06. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 14

Dihet qe ne shqiperi brenda nje viti jane cfaqur shume skandale politike POr skandali me i rrende i qeverise Berisha ishte trafiku i armeve dhe fabrika e vdekjes Gerdec. A mund te harrohen Njerezit dhe femijet e varfer qe punonin ne kete fabrike me meditje dhe bazhanaku i Berishes shenonte e shenonte fitimet ??? A mund te harrohen 26 vetat e sakatuar e te vrare ne kete fabrike ??? A mund te harrohen 3ooveta shqipetare te sakatosur pa duar e pa kembe. A mund te harrohen familje te tera qe me gjak kane ngritur shrepine e vockel te tyre sa per te marre fryme??? A mund te harrohet krimi karshi Trebickes e kryer nga mafja ne shtet??? A mind te lejohet nje minister mbrijtieje i hetuar ne itali per trafik. dhe se fundi a na nderon ne si shqipetare pozite dhe opozite qe te na drejtojne njerez Imoral Hajdut batakci vjedhes se letrave me vlere qe berisha e emeron moinister te turizmit?? Cfar interesash e kane lidhur Berishen me Yllin?? Fasada ehte kapia e yllit ne skandal por cfar fshihet pas kesaj fasade???? Berisha per kete qeveri te korruptuar duhet te japi doreheqien si dhe mos harroje 97 ku deklaroi pastertine e pareve te shqipetareve Deshirojme qe te kemi nje qeveri qe te punoje per popullin dhe jo per xhepat e per boten. Faleminderit.

kasandra

06. 03. 2009 nga Anonim, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 12

ja paske fut kot fare me kete koment. nder gjithe komentet qe kam lexuar neper gazeta per rastin e rende ky eshte me o dobeti nga te gjtiha pikepamjet. me vjen keq, po mos riskoni kot profesionalitetin e faqes suja me komente kaq diletante

Per Pangon

06. 03. 2009 nga Kritika, 8 vjet 3 javë para
Koment id: 13

Pse Kasandra? Ju vetem konkludoni dhe nuk jepni asnje argument per te provuar kendveshtrimin tuaj. Ju duhet te me bindni mua pse une kam shkruar "fare kot", dhe pse shkrimi im "riskon profesionalitetin e faqes". Me vjen keq, por une s'mund te ndryshoj opinion vetem pse ju konkludoni. Konkludimi pa argument eshte si puna pemes pa rrenje, qe e rrezon lehte era.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar