Skip to content

Krimbat e perandorisë

26. 10. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Gjerësa kombe te tjera të dala nga periudha dhe luftëra të ndryshme gjatë historisë kanë arritur t’i konsolidojnë dhe t’i vënë në vendin e tyre çështjen e identitetit kombëtar dhe shtyllat e tij të rëndësishme, në gadishullin ballkanik respektivisht te Kombi Shqiptar gjërat kanë shkuar në drejtimin e mjerueshëm duke lënë që ndërtesa e tyre e kulturës dhe identitetit kombëtar të ndërtohet me anë të copave të perandorisë otomane dhe të ndërtesës së fundit të ish-Jugosllvaisë. Duke ditur se kombi Shqiptar është një ndër kombet më të vejtëra të gadishullit ballkanik që ka një gjenezë etnike prehistorike e të lashtë ilire, sot ka mbetur i coptuar, i veshur me petk të huaj dhe i mbushur me krimba oriental të perandorisë otomane.

Tani ky kombë pas këtij aksidenti tragjik të historisë së tij ka veshur rroba të huaja orientale dhe është mbështjellur një rrjet merimangash brenda tij duke humbur dita ditës identitetit e tij origjinal dhe kulturën e tij të lartë të civilizimit.

Prandaj nga kjo duhet thënë se nëse një komb prodhon me shume primitivizem, injorance, urrejtje, nacionalizem te kuq dhe mohon identitetin e tij, edhe shpirti i ketij kombi mbetet larg shekujve, civilizimit modern dhe zhvillimit bashkekohor. Këto prodhime orientale të mbetura nga pluhuri i perandorisë otomane po i trashëgojnë disa krimba që nuk dëshirojnë që kombin Shqiptar ta shohin duke lulëzuar dhe duke pasur një faqe te ndritur në historinë e kombeve moderne, por ata dëshirojnë që kombin Shqiptar ta grryejne dalngadal me anë të këtyre dukurive të errëta orientale që sot në shekullin XXI duken sheshit në mbarë trojet shqiptare. Një komb mund ta helmojnë shumë gjëra duke u nisur nga ideologët satanik, doktrinat e thata, ëndrrimtarët e verbër e deri të miu helmues dhe krimbi grryes.

Sidomos tani bota është e mbushur me ëndërrimtarë satanik dhe rrëfimtar të çmendur të kohërave të shpellave të errëta, prandaj në lidhje me këtë kombi shqiptar nuk duhet te lejoj të terrorizohet nga krimbat, madje edhe minjët oriental, sepse do mund të vij në rrezik shuarja e kombit në përgjithësi.

Turpi me i madhe i nje kombi eshte kur ai mbane si te veten nje rrobe(identiteti)te pushtuesit te huaj si pjese te identitetit te tij, dhe mendon se me këtë veshje ata mund të mbulojn kujtesën historike dhe të vërtetën. Por nje komb pa kujtesen e tij historike eshte nje komb pa tru dhe pa te ardhme. Forca e një kombi qëndronë në integritetin e tij të plotë të identitetit, kulturës, kujtesës dhe të vërtetës së tij historike pastaj civilizimit në përgjithësi dhe ruajtja e kësaj shtëpie integrale me dashuri ashtu që pamja ndaj botës të jetë rrezonuese.

Vlera e identitetit tone kombetar dhe kulturor duhet të jetë nje qellim ne vetevete dhe nje pasqyre qe ne ia ofrojme botes, e jo një vello të huaja që të mos na sheh askush dhe të mos na zbuloj askush se kush jemi në të vërtetë, po ashtu jo një pasqyrë e thyer ku dalin në shesh shumë fytytra të deformuara të kombit nga sundimi i perandorisë otomane, sepse në këtë mënyrë e tërë bota do të qeshte me pamjen dhe do habitej me veshjen e kombit Shqiptar me rroba të huaja orinetale. Është e udhës që kombi Shqiptar të filloj të përpiqet thellë për të korrigjuar gabimete brendshëm të tij(gabimet shpirtërore ku është këputur lidhja me rrënjët, identitetin dhe të vërtetën e tij historike) vetëm në këtë mënyrë kombi Shqiptar do të tregohet i mençur, komb me vizion të qartë dhe një komb që miratonë brenda vetetes së tij shikime të reja drejtë një të ardhme të ndritshme dhe të civilizuar.

Prandaj vetem nese ne zemren e një kombi jane keputur zingjiret e skllaverise dhe ka ndodhur ndryshimi rrenjesor, mund të fillojnë t’i japin leksione per lirine dhe ndryshimin te tjereve, në të kundërtën do mbesin gjithnjë të demoralizuar, pa të ardhme dhe me nje rrëfim të trishtuar të historisë së tyre.

Nga kjo mund të thuhet se nese ne e dim historine dhe e kuptojme thelle identitetin tone, rrenjet tona, kulturën, ateher nuk do te mashtrohemi aq lehte nga elita politike, qeverite qe vijne njera pas tjetres apo ideologet partiak, intelektualet, studiuesit dhe historianet me qasje orientale. Sepse pikërisht te vetmën gje qe nje shtet, nje individ, apo institucion, apo disa nga krimbat e minjët oriental nuk mund të burgosin apo ta shkatërrojnë eshte e vërteta e historisë së kombit Shqiptar. Një mrekulli nuk është asgjë më shumë ose më pak se kjo, që çdo komb që ka ardhur në dijeni të identitetit të tij të vërtetë ka zbuluar në vetveten e tij një pasuri të çmuar që do t’i shërbente edhe botës në përgjithësi si një vlerë e përbashkët. Jo rastësisht në lidhje me pjesën e çmuar të një komb pra kulturës, identiteit dhe qytetërimit të tij shkrimtari politik, filozofi dhe diplomati Francezë Joseph Marie de Maistre ka nënvizuar se “kudo që është gjetur një altar, aty ekziston qytetërimit”, në kuadër të kësaj dihet se trojet shqiptare janë të mbushur me altar të cilat tgregojnë qartë historinë, treaditën dhe kulturën e tyre të civilizimit perëndimor. Por sot në këtë kohë e sidomos gjatë periudhës së pushtimit të perndorisë otomane dhe tani këto altare apo këto gjurmë janë mbuluar nga pluhuri i perandorisë otomane duke ndërtuar mbi këto gjurmë historike të së vërtetës së kombit Shqiptare një kulturë dhe një elemente djallëzisht të huaj i cili po e dëmton dhe po e qonë në dekadencë kombin Shqiptar. Dhe atëherë kur nje komb gjendet ne dekadenc, gjithmone nevoja e tij e shpetimit lidhet në referencën e të vërtetës historike, rrënjëve dhe identitetit të tij origjinal, pastaj referencat e njerezve te urte te tij qe lindin per ta shpetuar nga shuarja e tij e plote. Dhe krejtë në fund nganjëherë kombet dhe individët mendojnë si bretkoca, shndrrohen në krimba dhe minjë që në një mënyrë apo tjetër janë rreziku më i madhë i humbjes së vizionit dhe i identitetit të plotë të kombit Shqiptar. Sepse kur dihet se shumica e njerëzve të kombit Shqiptar nuk është me të vërtetë e lirë, pa identitetin dhe kulturën e tyre të vërtetë, atëherë ai është i izoluar nga krimbat oriental dhe minjët e pernadorisë otomane të cilëtë gjoja se gdhendin nga jashtë ndërtesën e bërë nga copat e pluhurit të perandorisë otomane dhe asaj bizantine, ndersa brenda eshte humnere dhe tmerre. Por kur një komb ka identitetin e tij të vërtetë dhe vizionin e tij të qartë, atëherë ky komb ka një të ardhme të sigurit. Sepse nje komb me vizion dhe identitetin e tij të vërtetë nuk ka vend për t'u frikësuar, nuk ka asnjë arsye për frikësim, por detyre e tij është që të ecën në rrugën e tij të progresit dhe të zhvillimeve moderne duke u bërë kështu pjesë e botës së qytetruar dhe demokratike. Kombi shqiptar duhet t’i tregoj botës se ai dëshiron të jetë një rrëfim i mirë dhe një tregim i suksesshëm i ecjes në shinat e zhvillimeve të përbashkët krah për krah me botën demokratike në proceset e saj zhvillimore. Gjithashtu duhet nënvizuar se është koha që kombi Shqiptar me një përgjegjësi të madhe historike të hap dhuratën e tij të fshehur në vetvete aty ku e kanë mbuluar perandoritë e huaja dhe të zhvesh në tërësi veshjen e rrobave orientale, ashtu që të vishte me përgjegjësin e tij kombëtare, të identiteit, kulturës dhe në këtë mënyrë kombi Shqiptar të ecën dhe të ndiej sigurtë se është pjesë e qytetërimit botëror dhe një aktor i rëndësishëm në botën demokratike e jo një komb apo një mjedis tragjik i europës dhe botës. Duhet të mendojm edhe siç mendonet presidenti i njëzet e tetë amerikan Ëoodroë Ëilson në lidhje me përkatësin e kombeve dhe të qytetërimit të tyre se vërtetë “ne jemi qytetarë të botës. Tragjedia e kohës sonë është se ne nuk e dimë këtë.“

Autori

Komente

Shkrimi i Gjonit është fantazi vetëm për injorantët

27. 10. 2009 nga Anonim, 7 vjet 30 javë para
Koment id: 125

Gabim e ke shoku Anonimus! Historinë shqiptare nuk e kanë rrënuar katolikët siç thua zotrote, por turqit, grekët dhe sllavët, sidomos turqit dhe sllavët që i kanë rrafshuar për dheu kishat katolike shqiptare në Kosovë, ndaj dil nga Karadaku të vizitosh Mekën katolike të Kosovës, që është Stublla e Epërme, ku ësht hapur shkolla e parë shqipe në Kosovë, dhe hyr një çik në kishë ku lutet shqip dhe falet shqip, e jo arabisht siç falesh zotrote apo sërbisht siç falen ata që krijuan projekte të përbashkëta për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës historike në shkretëtirat e Anadollit, dhe mos harro se feja e shqiptarit është feja e Pashko Vasës, e Gjergj Fishtës, e Fan Nolit dhe Naim Frashërit!
Me respekt,
Baki Ymeri

teper naiv

27. 10. 2009 nga Anonim, 7 vjet 30 javë para
Koment id: 124

ky shihet qart qe ka urretje ndaj islamit po ne nuk brengosemi thot nje fjal arabe qent le te lehin karavani te hec keshtu po ndodh le te folin te tjeret ne rrugen ton te paste islame te moralshme do ta qojm perpara se keshtu po na thot edhe All-llahu " sa do qe perpiqen qe me gojet e tyre ta shuajn islamin me teper do te forcohet islami elhamdulilah keshtu edhe po ndodh te gjith jan qu kunder islamit ne kosov e ne pergjithesi ne trojet shqiptare po ky silam dita dites po forcohet keshtu qe keta njerz si gjon keka jan anti kombetar -shqiptar dhe anti fetar islamist

Shkrim thjesht fantazi

27. 10. 2009 nga Anonim, 7 vjet 30 javë para
Koment id: 123

Nje shkrim prej katoliku. Historine e kane nxirre, rrenuar vetem katoliket.....nje shkrim thjesht fantazi, pas asnje baze konktrete, pa asnje fakt, pa asgje. Trillim i gjithi nga fillimi gjer ne fund....

Gjon Keka ka të drejtë por

26. 10. 2009 nga Anonim, 7 vjet 30 javë para
Koment id: 122

Gjon Keka ka të drejtë por çudit fakti që del një krymb aktual i perandorisë osmane, Hamdi Nuhiju, dhe mundohet ta denigrojë autorin dhe këtë shkrim të pjekur në blogun e papjekur të fantomave të fundamentalizmit islamik (cameria@yahoogroups.com) në vend që të dalë në këtë fushë komentesh ku e ka vendin. Kësaj nuk i thonë tjetër veçse papjekuri intelektuale e një gazetari të indoktrinuar me virusin aziatik të urrejtjes antikristiane dhe antiamerikane.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar