Skip to content

Mesihut të kombit!

26. 10. 2009 nga Hamdi Nuhiju

Version i përshtatshëm për printim

(reagim ndaj shkrimit "Krimbat e perandorisë" të autorit Gjon Keka, të publikuar në gazetakritika.net)

Gjatë kohë po përcjelli rrjedhën e veprimtarisë së disa Donë Kishotëve shqiptar të cilët po lëvrojnë me mendimet e tyre nga njëri skaj në tjetrin sikur të ishin papagaj të disa fjalëve të mësuar. Zaten roli i papagallit është që të flas ato gjëra që ia mësojnë të tjerët dhe ti thotë në prezencë të kujtdo, dhe gjithmonë me direktivë. Gjon Keka duhet të krenohet se më ka lexuesin më të rregullt të gati të gjitha artikujve të tij. Jam lexues i tij jo pse shkruan bukur, por sepse po luan rolin e papagallit që i ka mësuar disa fjalë përmendsh nga bosët e tij parahistorik në kohën e Mbretëreshës Teutë. Me gjithë respektin që kam për Mbretëreshën Teutë dhe për lashtësinë e kombit tim, do të duhet që ti referohem shpesh atyre në kontekstin e përgjigjes përmes gjuhës të cilën e kupton artikullshkruesi.

Konstituimi i kombeve në botë është një çështje e rregulluar edhe e harruar nga njerëzit që shohin përtej horizonteve, por që duan të bashkohen në një sistem të përbashkët civilizues. Askush nuk e mohon që kombi shqiptar është një ndër kombet më të vjetra në Gadishullin Ballkanik, por edhe më gjerë, por Gjon Keka mohon çdo lidhje të kombit shqiptar dhe krijimit e themelimit të tij mbi baza orientale. Ai në këtë mënyrë dhunon me pjesën më të madhe të komplet kulturës dhe civilizimeve në botë, pasi që pjesa më e madhe e kulturës dhe po këtyre civilizimeve kanë rrënjë orientale.

Tani ky komb që i duket Gjonit se ka pasur një aksident tragjik, na qenka veshur me rroba të huaja orientale dhe qenka rrugës së zhdukjes së saj nga bota e civilizuar. Gjoni referohet në lashtësinë e kombit shqiptar, dhe këndej paska fobi dhe frikë nga disa rroba orientale të veshura në petkun e identitetit kulturor të shqiptarëve të Gadishullit Ballkanik. Si Gjoni, po edhe të gjithë të tjerët e dinë fortë mirë se në skenën e botës së civilizuar nuk kanë mundësi që të qëndrojnë gjatë kohë anti-vlerat, mitet, e dogmat e një bote të padukshme të paraqitur në ëndërr Gjon Kekës. Në skenë gjithmonë qëndrojnë vlerat civilizuese, dhe përkundër zhurmës që e bëjnë disa papagaj të demokracisë kundër këtyre vlerave, ato vazhdojnë të jetojnë më tutje, duke kultivuar vlera të reja, por edhe duke thirrur edhe popujt tjerë drejtë këtyre vlerave.

Gjoni ka harruar, ose ende nuk ka arritur të mësojë atë leksionin, ku flitet për rilindjen evropiane dhe sjelljen e demokracisë në Evropë, po edhe në komplet rruzullin tokësor. Kur të arrij në atë leksion, profesorët e tij të historisë së diplomacisë, me siguri do i tregojnë Gjonit, se komplet rilindja evropiane është njoftuar me civilizimin e lashtë grek përmes arabëve, dhe se kultura e civilizimi evropian nuk do të kishte këtë formë pa ndikimin e Orientit.

Pajtohemi me Gjonin se nëse një komb prodhon më shumë primitivizëm dhe kërkon kthim në primitivizëm në lashtësi ku i besohej Diellit e Hënës, e ku i bëhej tavaf njeriut e epshit, është i destinuar të zhduket. Zaten garniturat intelektuale dhe politike që kanë fobi ndaj gjithçkaje orientale në mesin tonë, e kanë lënë kombin tonë mbrapa për shumë shekuj me radhë. Njeriu kur e mohon identitetin e tij kulturor, e ka të rëndë që të pranohet nga të tjerët si një njeri i civilizuar dhe i shëndosh. Ato që po përfaqësojnë kombin tonë në skenën politike e kulturore, fatkeqësisht gati të gjithë janë që po mohojnë vetveten dhe po kërkojnë që të imitojnë të tjerët, e ti mveshin një term epshit duke i thënë civilizim. Krimbat shqiptar që i quan Gjoni, nuk janë prodhim i perandorisë osmane, sepse njerëzit e këtillë i shtyjnë proceset civilizuese tek shqiptarët e Gadishullit Ballkanik. Ato që i quan krimba Gjoni, janë njerëzit të cilët versetin e parë në Librin e Shenjtë e kanë :"Lexo", që në gjuhën diplomatike dhe shoqërore d.t.th. civilizohu. Por, Gjonit po i duken krimba personat e këtillë dhe jo ato të tjerët që thërrasin në vlera të zhveshjes së vajzave duke i "modernizuar" ato dhe në këtë mënyrë duke i shndërruar në kafshë sa për të shuar epshet. Gjoni nuk trembet nga njëqind nuset shqiptare që do të martohen për "çetnikët" serb, pasi që vet ai po na thërret në vlera të këtilla "civilizuese".

Është e vërtet që në këto kohëra ekzistojnë shumë ëndërrimtar satanik të cilët kanë mendësinë e ilirëve të lashtë duke jetuar nëpër shpella e stepa janë shndërruar në rrezik për vet kombin tonë, pasi që kërkojnë që shqiptarët të jenë parahistorik, dhe jo njerëz të civilizuar që janë bartës të kulturës orientale në Ballkan, po edhe në Evropë.

Nëse turp qenka që shqiptarët të krenohen me kulturën e tyre që është pjesë e kulturës orientale në botë, do të ishte turp ende më i madh që ti ngjasonim "Teologjisë" së Marksit dhe mitologjisë greke. Njerëzit duke e menduar turp identitetin e vet fetar, kanë ngelur të zhveshur në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nga njerëz minoritet, përmes laicizmit të religjionit të tyre kanë gjetur përkrahje për të bërë zhurmë edhe në ambientet orientale. Ndoshta, ka harruar Gjon Keka, se shqiptarët si pjesë të kulturës së tyre kanë "Mesharin" e Gjon Buzukut, e cila është komplet një vepër fetare që bie në kundërshtim me laicizmin e Evropës dhe botës së civilizuar. Ndërsa Muhamed Kyçyku, Sami Frashri, e Naim Frashri, që kanë qenë perla të letërsisë shqipe janë të huaj për Gjon Kekën, pasi që kanë shkruar në frymën laike qysh në kohën e Perandorisë Osmane dhe se përshtaten me ideologjinë e botës së civilizuar. Tash na shtohet dyshimi për këtë njeri i cili thërret në vlera civilizuese dhe ruajtjen e popullit tonë nga krimbat otoman, ndërsa vet harron që identiteti i tij kulturor është ndërtuar mbi vepra kishtare të huaja për popullin shqiptar.

Po u bëmë realist, krimbat e perandorisë, siç i quan Gjon Keka 90 përqind të kombit shqiptar, janë mu ato që tolerojnë mitet e tilla si Skënderbeu, si Nënë Tereza, madje tolerojnë edhe homoseksualizmin, lezbizmin vetëm për hir të botës së civilizuar që të mos trembet nga kthimi i Osmanlinjve të Mëdhenj në Evropë. Edhe përkundër të gjitha këtyre tolerimeve që i bëhen këtyre gjërave, ne pjesa dërmuese e popullit tonë, shpallemi terrorist, krimba e minj që duhet të zhvishemi nga identiteti i jonë kulturor dhe fetar.

Sot, Gjon Keka shpreh lirshëm idetë e tij në këto troje orientale, edhe pse ai është pakicë dhe minoritet. Por, Evropa dhe bota e civilizuar lirinë e mendimit, të shprehjes, të jetesës, e mori si model nga Orienti dhe ia mundësoi që edhe Gjon Kekës që të na shajë haptas.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar