Skip to content

Rasti Baze përçau dhe lezhjanët...

07. 11. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Në mbrojtje të Mero Bazes u radhit edhe Preç Zogaj, ndërkohë që bashkëqytetari i tij lezhjan, Aleksandër Frangaj, komentoi para disa ditësh, se mirë ja bënë Bazes që e rrahën. Në fakt, kur zoti Frangaj dënohej me burg nga Berisha më 1993, Mero Baze pat thënë diçka të ngjashme për Frangajn, që mirë ja bënë Sandrit që e futën në burg (në atë kohë Baze ishte mbështetës i Berishës).
Kështu është kjo punë: "keq me e pas mik, e keq me e pas armik Kapedanin".

Interesant është heshtja e lezhjanit tjetër Nikoll Lesi për rastin Baze. Edhe z. Lesi ka patur probleme me shtetin kur merrej me gazetari ("Koha Jonë"). Madje i dogjën edhe redaksinë e gazetës më 1997. Në fakt në atë kohë Mero Baze pat thënë, që mirë ja bënë Nikollës (Mero më 1997 ishte mik me Berishën) - "Keq me e pas mik, e keq me e pas armik Kapedanin".

Mero i ka provuar të dy standartet e marrëdhënies me "Kapedanin": edhe mik - edhe armik i tij. Kur ishte mik fliste siç flet sot Aleksander Frangaj për Të, dhe anasjelltas, tani si armik flet siç fliste Frangaj më 1993.

Duket si lojë fjalësh por është e vërtetë. Vetëm një gjë nuk e kam të qartë, kush është fajtori (nëse ka) i gjithë kësaj historie: Mero, lezhjanët apo Berisha?! Aleksandri, Nikolla e Preçi kanë qenë edhe me Berishën, edhe me Nanon, edhe me Ramën, Mejdanin, Moisiun, Topin etj. Këtë pune ka bërë edhe Mero, megjithëse nuk është lezhjan. Por edhe Berisha (megjithëse edhe ai jo lezhjan) këtë ka bërë, ka qenë edhe me Meron, edhe me Aleksandrin, Nikollen, Preçin...

Të gjithë ata kanë qenë miq e armiq me njëri tjetrin, kanë folur, shpifur, shkruar, dënuar me burg, djegur redaksitë, rrahur etj., njëri tjetrin. Ata ("lezhjanët" - po i quaj të gjithë lezhjanë për të lehtësuar rrjedhën e shkrimit) përsëri do të bëhen miq/armiq me njëri tjetrin, ndoshta në një renditje tjetër - kjo varet kush do të jetë në pushtet në të ardhmen. "Qari e qederi janë motër e vëlla", thonë kavajsit. E gjithë kjo histori është punë e tyre, mënyra e tyre e jetesës, biznesi i tyre... Ne jemi spektatorë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar