Skip to content

Ka mbërritur me të vërtetë shekulli i Shqipërisë europiane!

09. 03. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Bashkimi Europian si shtart i një sisitemi të përbashkët të vlerave të kombeve dhe të popujve ka arritur t’i bashkojë kohërat e vjetëra me ato të reja por gjithnjë duke shembur hendeqet dhe muret e nacionalizmave të vejtër. Sukseset e kësaj bashkësie në lidhje me procesin e zgjerimit të saj përbëjn një ndër arritjet më të mëdha që nga koha e pasluftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, dhe me gjithë mend mund të konsiderohet si një proces i arritjes së madhe në historinë e saj.

Ky sisitem vlerash jo më pak se një dekad arriti të konsolidoj reformat e thella demokratike dhe ekonimike në tërë europën qendrore dhe atë lindore, kjo parasëgjithash tregon edhe një progres të arritjeve të mëdha duke hapur kështu prespektivën e përbashkët të kombeve drejtë integrimit në Unionin Europian.

Proceset që mbart në krah ky sistem i përbashkët vlerash janë të padiskutueshme tepër lëvizëse duke bërë një shndrrim të thellë të shoqërive të vjetëra apo të dalura nga kolonializmi në një shoqëri të ndryshimeve të mëdha rrënjësore.

Tani në shekullin XXI ka mbritur mendim se edhe gadishulli ballkanik pas ngjarjeve që ndodhën mund t’i hapen dyert në integrimin e këtij rajoni në këtë bashkësi vlerash të përbashkëta, por kjo mund të realizohet vetëm duke parë se në këtë rajon është duke u krijuar një perspektivë bindëse politike, pastaj të progreseve të tjera të plotësimit të atyre standardeve të domosdoshme dhe obliguese nga të gjitha fushat e jetës së një shteti që dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Për të kapur këtë hap shtetet e rajonit të ballkanit e në këtë rast shqipëria duhet të analizoj të gjitha sferat e jetës dhe funskionalizmit të institucioneve në të gjitha nivelet dhe duke parë se gjërat kanë ndryshura atëher duhet hedhur hapin drejtë procesit të integrimit në Unionin Europian.

Duhet cekur se të gjitha kombet dhe popujt që sot janë anëtare kanë kaluara nëpër disa faza të rëndësishme por edhe të mundimshme të proceseve të ndërtimit të rrugës drejtë familjes së përbashkët europiane. Të gjithë e din se ballkani ka nevojë të ngutshme që të kapërcej pragun e mospajtimeve të brendëshme por edhe të kapërcej dobësin e ecjeve në drejtim të progresit dhe të plotësimit të kritereve bazë të bashkësisë ndërkombëtare respektivisht unionit europian për t’ u bërë pjesë e ecjeve të përbashkëta të zhvillimeve bashkëkohore.

Sot të gjithë janë të bindur se komuniteti ndërkombëtar është duke u përballur me një përgjegjësi të re historike ndaj çështjes së zhvillimit, të demokratizmit, pastaj të paqëtimit të ballkanit si dhe të procesve integruese të këtij rajoni, ky angazhim i ri i ndërkomëbtarëve tregon edhe një herë që ballkani në asnjë mënyrë nuk mund të këthej kokën mbrapa. Nga kjo mund të thuhet se tani në rajonin e ballkanit është duke u përdorur një strategji e re për arritjen e objektivave të tij strategjike, politike, ekonimike, kulturore, etj etj, kjo po bëhet nga akterët ndërkombëtar në bashkëpunim me qeverite e shteteve të qëndrueshme dhe të dobëta të rajonit për t’i nxitur ata që të bëjnë ndryshime te thella e rrënjesore brenda sisitemeve shtetërore ashtu që rruga drejtë integrimit të jetë sa më e shkrutër dhe synimet të bëhen një relitet historik.

Kjo nxitje nga ana e bshkësisië ndërkombëtare si në rastin e Shqipërisë që është bërë gati të aplikoj për në Bashkimin Europian ashtu edhe për vendet tjera të rajonit mund të konisderohet një sukses i mjaftueshëm si dhe një tregues i qartë i angazhimeve të përbashkëta.

Gjithashtu bashkësia europiane përballet edhe me disa probleme në lidhje me shtete që përmbajnë elemenete të jo-qëndrueshmërisë, jo-funksionalitetit të brendshëm, jo-legjitimitetit, jo-demokratimzimit jo-zhvillimit, jo-rrespektimit të të drejtave të njeriut etj. Kështu që nëse Shqipëria aplikon në këtë vit për procesin e integrimit në strukturat e bashkimit europian ajo duhet të shohë se a ka kryer ndryshimet e mëdha?, a e ka arritur suksesin që i nevojitet për ta bërë këtë akt që mund të konsiderohet sa historike dhe një rikthim në familjen e lashtë e të braktisur nga shekujt e hershëm?, a ka arritur që Shqipëria të ndryshoj të menduarit të politikës?, të bëjë ndryshime në të gjitha sferat tjera, a ka mbrritur me të vërtet shekulli i Shqipërisë europiane apo duhet punuar ende për të hedhur këtë hap drejtë procesit të integrimit!?.

Janë kushtet e kryera që sot shqipëria ta bëjë këta hap dhe a ka arritur vërtetë shteti shqiptar që ta kuptoj edhe një gjë se për të iu përshtatur kushteve të procesit të integrimit në bashkimin europian ajo duhet ta heq qafe sisitemin e modelve të vjetëra dhe klasike duke shndërruar atë në një shtet modern me demokraci të qëndrueshme pastaj me sovranitet të përbashkët duke shkrirë atë në sistemin e vlerave të bashkimit europian.

Sepse besoj se e ka të ditur shteti shqiptar se hedhja e hapit drejtë procesit të integrimit do të thotë një hap i madhë i shqipërisë në shekullin XXI, një hap i pakthyeshëm dhe shumë i rëndësishëm. Aplikimi i shtetit Shqipëtarë s’ka dyshim se është i një rëndësie historike dhe do zhbllokonte shumë procese tjera ashtu që shtete tjera të rajonit do mund shumë lehët ta përqafojnë rrugën e integrimeve europiane se sa ndonjë herë më parë ngase ata mund të jen të rrethuara nga ky proces i pashmangshëm dhe historik për tërë rajonin në përgjithësi.

Dhe krejt në fund duke gjykuar se shteti Shqiptar të ketë mbaruar kushtet e nevojshme dhe duke gjykuar se për t’u integruar në sisitemin e vlerave të përbashkëta europiane duhet të hiqen të gjitha anomalitë e brendëshme të sisitemit shtetror të Shqipërisë, duhet hequr velloja dhe abstraksionet e panevojshme duhet ndërruar të gjitha nivelet e sistemit keqndërtues, sepse në të kundërtën nuk do mund të ketë një bashkësi me sistemin e përgjithshëm të Bashkimit Europian.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar