Skip to content

Eshte burracak Prefekti yne!

17. 11. 2009 nga Genti Metaj

Version i përshtatshëm për printim

“Ne te gdhire te 1 nentorit 2009 (perpara 16 ditesh), funksionaret e larte te shtetit shqiptar, ne formen e nje bande te organizuar, kane rrahur dhe keqtrajtuar ne menyre shtazarake nje gazetar te njohur shqiptar. Ngjarja eshte mbajtur e fshehte deri ne momentin qe nje suplement i Gazetes Shqiptare ka bere te ditur se cfare ka bere vaki ne Lokalin “Living Room” ne mes te Tiranes... Flitet se gazetari i njohur ka bere orvatje per kallezim penal, por eshte konstatuar se sa here qe ai ka kerkuar te beje akt-padi, asnje titullar nuk ndodhej ne institucionet e drejtesise per te mbajtur shenim!”....

Ky eshte thelbi i nje materiali te botuar ne Revisten MAPO ne lidhje me nje incident te rende ndodhur ne te gdhire te 1 nentorit “ne mes te Tiranes”. Qe prej disa ditesh shtypi shqiptar, organizatat e pavarura te gazetareve, opinioni nderkombetar dhe njerezit e thjeshte denojne me indinjate dhunimin e gazetarit Mero Baze. Gazetari Baze u dhunua nga nje biznesmen, i cili pavaresisht lidhjeve me pushtetin mbetet ne “teori” nje qytetar si gjithe te tjeret. Pavaresisht se une personalisht nuk e dua gazetarine e Bazes, pavaresisht se mendoj qe Baze behet agresiv sa here qe nuk i plotesohen tekat, ne vetvete dhe rreth e qark meje e denova dhe e denoj ne menyre energjike dhunen ndaj tij. Ajo dhune eshte dhune kundrejt shtypit te lire, kundrejt nje shtypi i cili per hir te se vertetes eshte zhdukur nga hapesira mediatike shqiptare me konvertimin e plote te gazetes “Koha Jone”, nga nje gazete e lire dhe e pavarur, ne nje gazete politike, ose me sakte ne nje gazete qe mbeshtet hapur qeverine. Per kete aresye gazeta e Bazes ka disa vlera qe ndoshta nuk kane asnje lidhje me gazetarine e mirefillte dhe profesionale, por ama qe nxjerr ne pah historite e pushtetareve qe nga koha qe ata ishin miq te Bazes dhe ne tashme qe jane “armiq” te tij.

Mirepo sic e thashe me lart ne fund te fundit Baze u godit nga nje qytetar-biznesmen dhe pavaresisht se cfare do te ndodh me pas, sot ai eshte ne burg.
Arian Konomi nuk eshte ndonje emer i njohur per mua, bile me thene te drejten nuk kam lexuar asnje titull te tij dhe nuk e dija se eshte dhe korrespondent i nje organi italian. Ndersa Prefektin 32 vjecar te Tiranes (valle sa 32 vjecar shqiptare nuk enderrojne te behen drejtues te rendesishem te shtetit te tyre? Valle sa 32 vjecare shqiptare e kane pare me kenaqesi emerimin e tij si Prefekt dhe ne njefare menyre e kane ate si reference per te ardhmen e karrieres se tyre? Valle sa 32 vjecare shqiptare nuk belbeziten nden ze: “shihe pra eshte e mundur”, sa 32 vjecare nuk bertiten nden ze: “Yes i can?”) e kam pare nja dy tre here neper ekrane televizionesh. Me shume se sa per aftesite e tij, ky i fundit u be i njohur kur u emerua Prefekt i Tiranes. U be i n johur jo se kishte ndonje ndryshim te madh ne raport me ato qindra dhe mijera te rinj shqiptare, te cilet me diplomat e tyre ne Shqiperi dhe Europe, me eksperiencen e tyre profesionale ndoshta ja kalojne Prefektit tone, por sepse ishte vetem 32 vjec kur u be Prefekt i te vetmes Tirane. Nuk eshte e thene te marrim vesh se kush kishte faj e kush jo. Nuk eshte e thene te degjojme tani versionet e dy paleve per te bere nje gjykim ne koken tone te vogel dhe te justifikojme ate cfare ndodhi. Ne vend te Konomit mund te kishte qe secili prej nesh, mund te kishim shkuar per nje gote me familjen, kusherirat, motrat, nje shoqe, nje mikeshe, te dashuren. Mund fare mire te kishim njohur dhe nje prostitute dhe perpara idilit te donim te pinim nje gote, ta transformonim mbremjen tone sadopak romantike, pa menduar asnjehere se do te binim viktime e grushtave, shqelmave, epshit apo “madheshtise se shkelqesise se tij Zotit Prefekt”.
Prefekti pi alkol, Prefekti ngacmon hapur dhe propozon seks rrugeve te Tiranes, Prefekti permbys dhe thyen tavolina, Prefekti rreh, gjakos dhe “pertyp eshtra”. Prefekti shkruan copa letrash dhe vendos ne to emrin dhe funksionin, Prefekti dergon lajmes dhe kerkon te mbyllet historia pa shume rremuje, Prefekti 32 vjecar, i gjthpushtetshmi Prefekt eshte i paprekshem ai eshte ligji vete! Prefekti eshte aq i madh saqe dhe nje deputet me reputacion te mire ne gjirin e shoqerise shqiptare nuk arrin ta ndale as ate dhe as grushtat e tij.
Historite sa po vijne dhe behen me te rendomta, me absurde, me vulgare. Pushtetaret tane tallin By... me funksionin dhe misionin e tyre. Dukshem per ta pergjegjesia morale dhe qytetare nuk ekziston. Jane atje vetem per te perfituar, drejtuar, komanduar, marre gjithcka qe duan. Marre dhe intimitetin e nje te reje 22 vjecare sepse keshtu ju konvenon atyre, sepse diku ne Tirane rrotull mesnates, pasi kane pire alkool dhe ju kane mbaruar “historite e tyre te lavdishme te dites qe sapo perendoi”, kerkojne te derdhin epshin dhe dhunen ku te munden.
Nuk dua te di pse nuk reagoi publikisht deputeti shqiptar, Kryeministri i Shqiperise nese ka dijeni per kete pune, Kryetari i opozites, Shoqatat e gazetare, opinioni publik. Nuk dua sepse tanime e njoh vendin tim, te vetmin vend qe zemra ma do, por qe koha e ka lene jashte kontureve te saj normale. Nuk dua te di pse nuk pati protesta, emisione televizive, fletushka te publikuara ne mase, jo por...

Por dua te di se perse nuk ka kurajo dhe krenari Prefekti i Tiranes. Dua te di perse nuk merr ky far katundari ate “trimeri” qe shfaqi duke gdhire 1 nentori dhe te dale para nesh e ta na thote: bashkeqytetare, une e bera kete gabim, piva nje gote me teper dhe i kalova kufijte. Ju kerkoj te falur, i kerkoj te falur Arian Konomit (jo, jo gazetarit, por qytetarit Arian Konomi). Perse nuk doli dhe te thoshte: te me fale dhe ajo vajze, te ciles as emrin nuk ja di.

Eshte burracak Prefekti yne! Dhjet ne breke nuk ka fytyre, sepse fytyren ja kane ndertuar sic kane dashur. I kane dhene nje fytyre per konferencat e shtypit, mbledhjet. I kane veshur nje kostum per ta qyteteruar, por ai e ka ruajtur surratin e tij te vertete per oret e vona te nates.
Kur i doli pija i shkoi dhe kuraja, mori telefonat (sepse nuk ka vetem nje sigurisht) dhe si laro i perdhjele futi lajmesit te shuanin zullumin. Sa keq per Prefektin tone, eshte bere per te ardhur keq Prefekti yne, keq i ka punet Prefekti, sa vone per te kerkuar falje dhe per te ruajtur krenarine “Perfekti yne”! Sa turp!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar