Skip to content

Demokracia ka nevojë për opozitë legale

26. 11. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Thirrja e popullit për protesta dhe bojkotim për të mos marrë pjesë në proceset demokratike të Shtetit Shqiptar nga ana e opozitës socialiste tregon një pamje të qartë për shkatërrimin e vlerave themelore të zgjedhjeve të lira, demokracisë së shtetit Shqiptar dhe proceseve integruese.

Është e ditur nga historia e porceseve politike të një shteti se çdo bojkot është i gabuar, dhe çdo fryerje e pasioneve për të kapur pushtetin me dhunë apo rrëzuar është demoniake dhe ka të bëjë me një puç ndaj vendit. Të bojkotosh do të thotë pikërisht që të ndalësh proceset, të errësosh progresin dhe të bësh të kundërtën e asja që duhet bërë në mënyrë demokratike në demokracinë moderne, pra me një fjalë opozita socialiste duhet të jetë një faktor i rёndёsishёm pёrballё qeverisё e jo të bredh rrugëve nëpër kotësira dhe ultimatume, sepse ekzistenca e saj dhe debati i saj ne parlament do të ishte më i dobishëm se sa thirrja për puçe dhe ultimatume të paarsyeshme. Opozita socialiste në vend se të të kërkoj përsëri ne menyre demokratike për t'u bashkuar përpjekjeve për afrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen Europiane ajo mbetet pykë e zezë dhe pengesa kryesore e proceseve te rendesishme per Shtetin Shqiptar në rrugën e integrimit. Protestat dhe bojkotet e Partisë socialiste do të dobësojnë së pari vetveten si opozitë dhe së dyti do e krijoj një hendek në mes të të qenit opozitë demokratike dhe rrugaqëri e çmendur, sepse mënyra e vetme qe ajo ka si opcion dhe i cili do të ishte edhe demokratik të ulet në paralament të marrë pjesë në proceset historike të Shtetit Shqiptar për ndërtimin e rrugës së demokracisë dhe integrimit, vetëm në këtë mënyrë ajo mund të shëroj “plagët e pasionit për pushtet” të bëra nga duart e saj të bojkoteve dhe ultimatumeve të paarsyeshme, pastaj të përqëndrohet në proceset politike mjaftë të rëndësishme për shtetin Shqiptar, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit. Çdo veprim nga ana e partisë socilaiste që bën thirrje për dhunë si dhe ultimatume të paarsyeshme do të devijojë dhe do e rrezikoj edhe vendin në kursin e tij të integrimit dhe zhvillimit në përgjithësi.

Partia socialiste si opozitë në vend se të ec në rrugën e përbashkët të historisë me qeverinë ajo po zbret trotuareve të rrugës së historisë dhe po hudhë gurë në proceset e shtetit drejt rrugës së progresit, duke i hedhë kështu edhe njolla ndërtimit të demokracisë së shtetit Shqiptar me brohoritjet e saj të vazhdueshme“viva bojkot”në protestat e saj për ultimatum të llojit enverist.

Përpjekje partisë socialiste me anë të protestave, ultimatumeve dhe bojkoteve për të siguruar pushtetin ne menyre te pamerituar dhe te pavullnetshme nga ana e qytetarit(sovranit) është një përzierje e arrogancës dhe idiotësisë. Gjithashtu është tepër irracionale thirrja e socialistëve për bojkot, protesta, dhe ultimatume që qojnë deri të dhuna dhe trazimi i poltikës dhe rrugës së nisur drejt BE.

Është kruciale që partia socialiste të futet në proceset poltike dhe të demokracisë parlamentare ashtu që duke punuar se bashku të qojnë proceset e shtetit Shqiptar drejtë rrugës së progresit, demokratizmit dhe integrimit në familjen Europiane. Duhet nënvizuar se gjëja më e rëndësishme për partinë socialiste që të marrin pjesë me një fryme të përbashkët ne proceset e demokracise dhe rruges se ndedrtimit te një Shqipërie Europine të zhvilluar dhe të fuqishme krah shteteve moderne të botës demokratike, kjo është mënyra më e mirë për të i ikur vetvrasjes së partia socialsite si opozitë sepse bojkoti, protestat e pavullnetshme dhe ultimatumet e paarsyeshme janë vetvrasje dhe ajo duhet të zgjedhe në mesë” po “ së bashkëpunimit dhe "jo". së vetvrasëse. Nëse partia socialiste nuk arrin që të kuptoj rëndëisnë e këtij procesi që po kalon shteti Shqiptar vështirë se do dij t’i kuptoj më vonë edhe proceset e të qenit një opozitë konstruktive, kooperuese një opozitë alterantive apo më mirë thjesht një opozitë e mirëfilltë demokratike. Ndërkaq thirrja e partisë socialiste për protesta, bojkote, ultimatume të paarsyeshme duke mbledhur edhe qytetarët e vendit për të ecur në mënyrë të verbër dhe për të penguar proceset e shtetit Shqiptar, është njësoj sikur ajo thnëja e urtë Biblike “nëse një i verbër i prinë një të verbëri, të dy do bien në gropë”, sepse është shumë e qartë se këto dukuri të ndotjes së demokracisë dhe ngulfatjes së proceseve pozitive janë të dëmshme, të papërgjegjshme dhe do i kuhstoj shtrenjt më pastaj edhe vetë partisë socialiste ky proces i humbur si dhe i vonesave të mëdha që të hyj në proceset e përbashkëta të integrimit të vendeve të ballkanit perëndimor. Ky lloj kafshim gjarpëri i proceseve politike nga ana e partisë socialiste është një gjë shumë e keqe si për politikën e shtetit Shqiptar ashtu edhe për proceset e tij në përgjithësi e më së shumti është vetvrasës për vetë socialistët, të cilët në vend se të bëjnë çdo gjë të mundur për të shmangur bojkotet, dhe turbullimet e procesit ata thërrasin në mënyrë të fuqishme për rrëzim të pushtetit dhe ndërrim të kursit të vendit që ka nisur në rrugën e tij drejt integrimit në familjen Europiane. Thjeshtë kjo që bënë partia socialiste nuk është pjesë e politikës europiane e as demokratike por është një puç për rrëzimin e demokracisë, të rendit kushtetues dhe ndaljen e porcesve të shtetit Shqiptar në të gjitha drejtimet. Ndërsa duhet të bëjmë një elaborim të shkurtër se çka në të vërtetë kërkohet nga opozita dhe si duhet ajo të shfrytëzoj pozicionin e saj karshih qeverisë dhe proceseve të shtetit. Partia socialiste si opozitë ka për detyrë të saj kontrollin e qeverisë qё aktualisht zotërojnë telekomandёn e shtetit Shqiptar, poashtu ajo si opozitё parlamentare duhet të jetë e ndikuar nga dy bindje themelore, tё cilat bёjnё pjesё nё elementet themelore tё formimit demokratik tё shtetit Shqiptar;Sё pari bindja se demokracia e fiton dinamikёn e saj nëpërmjet konflikteve politike dhe sociale. Tёrёsia e pikёpamjeve politike realizohet vetёm nё kundёrvёnien e vazhdueshme tё pikёpamjeve dhe interesave, me ndihmёn e tё cilave mund të pёrballohen vёshtirёsitë e paraqitura. Dhe së dyti kritika e opozitёs së partisë socialiste dhe të tjerë e zhvilluar nё parlamentin Shqiptar e detyron atё qё tё pёrgjigjet dhe tё paraqesë mё mirё pozicionin e saj si opozitë kooperative dhe alternative. Ndërsa në një demokraci te shëndetshme udhёheqja qeveritare e shtetërore e shtetit Shqiptar duhet të jetë largpamёse t'i pёrvetёsoj idetё dhe planet e opozitёs, natyrisht nё dёm tё kundёrshtarёve tё saj, por edhe nё dobi tё popullit të saj. E tёrё kjo ndodh para syve tё popullit Shqiptar, i cili luanë rolin e gjykatёsit tё paanshёm, duke marrur vendimin e tyre nё çdo kohë zgjedhjesh parlamentare dhe lokale. Angazhimi politik nё një shtet demokratik, të fortë juridikisht, modern e liridashёs kёrkon njё klimё tё moderuar politike. Aftёsia e treguar pёr pёrfundimin e plotёsishёm tё kontradiktave politike parashikon konsensusin nё vlerat themelore politike, marrёveshjen mbi tё pavotueshmen. Demokracia në shtetin Shqiptar ka nevojë për opozitë legale brenda dhe jashtё parlamentit, ndikimi dhe disiplina e sё cilёs janё kriter vendimtar i liridashjes dhe tolerancёs sё njё shoqёrie e jo një opozitë rrugaqëire, bojkotesh dhe ultimatumesh të paarsyeshme. Dhe krejt në fund partia socialiste duhet ditur se vetёm nё ekzistencёn e tensionuar me dhe pranё qeverisё së Shtetit Shqiptar shpaloset politika demokratike dhe arsyetohen këkrkesat e saj dhe synimet e saja. Partia socialiste përmes bojkoteve, demonstratave, ultimatumeve të paarsyeshme, bllokadave dhe strategjive të ngjashme nuk po e bënë të qartë pozicionin e saj si një opozitë konstruktive, kooperative, alternative që krijon një ambient të ri dhe të sigurtë politik por një opozitë që synon të bllokojë të gjitha proceset e shtetit Shqiptar si dhe të rrënoj atë që është bërë dhe arritur deri më tani. Nëse praktikohet një sjellje errët e partisë socialiste atëherë nuk do mund të ketë asnjë nga veprimet e saja konkurruese dhe kooperative si opozitë, pastaj do e humbte edhe arsyen e të qenit opozitë kritike, kontrolluese, alternativ sepse në këtë mënyrë populli nuk do i besonte më dhe kështu ajo do e largonte bazën e funksionit të saj si opozitë kontrolluese, alterantive, kooperuese dhe që mbikqyrë politikën e qeverisë së shtetit mbi konformitetin e saj me kushtetutën dhe ligjet. Sidoqoftë ajo çfar është duke ndodhur në shtetin Shqiptar nga ana e opozitës socialiste është një absurditet dhe një ngulfatje e proceseve drejt rrugës së integrimit në familjen Europiane. Po ashtu është kjo ka të bëjë edhe me një mungesë te vetëdijes demokratike e poplitike te opozitës, ngase në këtë mënyre ajo dita ditës është duke e sjellë në skenë fytyrën e shëmtuar të ngjarjeve primitive që ka përjetuar kontineti i ballkanit, thjesht është duke sjellë në pragun e derës luftën qytetare, gjë që do e dëmtonte procesin e ecjes së shtetit Shqiptar në rrugën e tij dhe do e pengonte veçanërisht rrënjosjen e demokracisë dhe zhvillimit në përgjithësi si dhe të proceseve progresive të vendit.

Autori

Komente

Mos i hedhni zjarrit bencinen!

05. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 37 javë para
Koment id: 144

Nuk e kam lexuar shkrimin e Gjonit por ai mund ta kishte shprehur opinionin e tij, gjoja se prodemokratik, qe eshte e drejte e tij, sic eshte e drejte Juaja te jeni prosocialiste, ndaj mos i hedhni zjarrit bencine por lexonie apelin e do shqiptareve te mencur nga amerika (qe pernga origjina konfesionale jane katolike) per sanimin e situates politike ne Shqiperi. Shqiperine mund ta shpetojne nga krimi dhe korrupcioni te gjithe se bashku, te djathte e te majte, myslimane e te krishtere, ngase bashkimi ben fuqine e jo kriminelet qe e dogjen Shqiperine me 1997 sipas rekomandimeve te sherbimeve te fshehta te Beogradit dhe Athines antishqiptare.
Baki Ymeri

Te lumte goja ore

01. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 38 javë para
Koment id: 143

Te lumte goja ore Gramoz.
Mire ja u ke bere politologeve dhe sherbetoreve te krimit .

Ardiani

Gramozi

27. 11. 2009 nga Anonim, 7 vjet 38 javë para
Koment id: 140

Ky far Gjon Keko nuk eshte gje tjeter vecse nje dashamires dhe mbeshtetes i krimit dhe i krimineleve te Partise Demokratike qe e kane shkaterrar shtetin ne 97 dhe po kurdisin nje 97 te dyte.Po c'far te beje PS dhe populli shqiptar o Gjon Keko?Te pajtohet me dhunen,vrasjet,vjedhjet,shkaterrimet,diegiet,shitjen e trojeve shqiptare Serbise,Greqise,Maqedonise qe ka bere e bene vazhdimisht Partia Fashiste Demokratike Antishqiptare e Shqiperise kunder shtetit dhe popullit shqiptar.Kame frike se kekat qe gatuan ky Gjon Keku jane te pergatitur me formula dhe stile beogradase.Ky njeri me emrin GJON KEKU me shkrimet e tij po i sherben krimit,krimineleve dhe shkaterrimit te shtetit shqiptar.Populli nuk mund te mbaj nje tiran katil ne shpine.Partia Scialiste dy here ja ka kaluar qetesisht pushtetin ketyre krimineleve dhe tani nuk duhet te leshoje me pe njerzeve te c'mendur e skizofren antishqiptar.PS duhet ta bojkotoje dhe paralizoje shtetin mafiez shqiptar per ti rrezuar kriminelet nga pushteti me mjete demokratke e jo me dhune.PS e populli yne nuk duhet te heshtin me kurr,kur kriminelet djegin e coptojn e Shqiperine.

O Gjon

26. 11. 2009 nga Anonim, 7 vjet 38 javë para
Koment id: 139

Demokracia ka nevoje edhe per pozite legale o Gjon, jo vetem per opozite legale. Jo pozite si kjo e Sales qe ka 20 vjet qe vjedh votat e ben hile mas hilesh. Vetem tek hilet e ka mendjen i preferuari jot o Gjon.

Kam nje verejtje per gazeten Kritika. Pse e keni botuar shkrimin e Gjonit ne faqe te pare kur ky shkrim eshte publikuar dje ne faqe te tjera. Ju te gazetes thoni se nuk pranoni shkrime te botuara ne faqe te tjera, pse e lejoni kete per Gjonin. A po pse Gjoni eshte anti musliman dhe kjo i pelqen stafit tuaj.

Bujar Sinani

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar