Skip to content

Bekali, Kosova dhe antiamerikanizmi i zonjushes Elena Basescu

01. 12. 2009 nga Baki Ymeri

Version i përshtatshëm për printim

Para se të turpërohet këto ditë në procesin e Hagës kushtuar Kosovës, hipokrizia destruktive e injorancës rumune u mundua të depërtojë edhe në Parlamentin Europian. Kështu, më 17 shtator të këtij viti, në intervenimin e saj të parë, Elena Basesku trajtoi subjektin e eliminimit të vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, duke kërkuar edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve të Besarabisë (Republika e Moldovës). Më familjar me mikrofonin ishte Gigi Becali (Xhixhi Bekali), i cili u foli parlamentarëve për drurin e tij gjenealogjik, duke kërkuar përgjigje nga Olli Rehn që edhe për qytetarët e Shqipërisë të hiqen vizat ngase “kjo ndërlidhet me ndjenjat e mia, me lidhjet e mia, me familjen time, rrënjët e së cilës i ka në gjithë Ballkanin, sidomos në Shqipëri.” Edhepse nuk e meritonte mandatin e europarlamentarit, me gjithë votat e përfituara nga elektorati, duke u bazuar në burimet e massmedias rumune, përralla e Elena Baseskut është përralla e një njeriu pa karakter. “Jo për shkak timin vajza ime ka arritur këtë përqindje votash”, pat deklaruar i ati i saj, Traian Basescu, i njohur për një sere meritash në fushë të demaskimit të komunizmit në Rumani, dhe për një serë deklaratash me karakter antieuropian lidhur me pavarësinë e Kosovës. Të thuash se Rumania nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, është njësoj sikur të thuash se jam analfabet në fushë të relacioneve internacionale. Prerogativat presidenciale dhe diplomatike nuk lejojnë kurrë të përdoret sintagma komuniste “kurrë”, sintagmë të cilën e përsëriti para parlamentarëve europianë edhe e bija e tij, Elena Basescu: “Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Komentatori i parë që del në site të së përditshmes Adevarul, është Miodragi, i cili ua shan mamanë shqiptarëve në gjuhën serbe, ndërsa një komentator anonim thekson se mahnitet për gjithë këtë naivitet në mëndjen e rumunëve, duke shtuar se mund të jetë fjala për padije, marrëzi apo zakone të çakërdisura nga koha e komunizmit, duke ia mveshur fajin qeverisë rumune për mungesën e strategjisë në fushë të rritjes ekonomike, të rritjes së pagave, gjë që dëshmon se inkompetenca është duke e bërë të veten. Një komentator tjetër, thekson se ka qenë në Kosovë para një muaji dhe se njerëzve të atjeshëm as që u han palla për kopalla për mosnjohje nga Rumania . “Ata shikojnë përpara punët e tyre dhe pas pesë vitesh atje do të jetohet më mirë se në Serbi dhe Rumani, ndërsa Elena Basescu nuk ka as dikcion, as intonacion, dhe është e papjekur në të gjitha pikëshikimet..” Një tjetër komentator ka thënë: “Por për masakrat e barbarëve shqiptarë përse nuk shkruhet? Sa kisha ortodokse kanë ndezuar dhe sa varreza serbe kanë vandalizuar shqiptarët e njohur si një turmë barbare e terrorizmit me karakter islamik”. Disa komentatorë u kundërvihen fyerjeve të këtilla raciste, ndërsa autori i këtij shkrimi, në emër të Albert Vokës deklaron:

“Nuk ka kurrfarë lidhjesh Kosva me Transnistrinë. Të afirmosh para parlamentarëve europianë se “ Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, don të thot të jesh inkult në materje të politikës së jashtme. Vaj për kokën tonë ku kemi arritur! Përmes një pohimi të këtillë me karakter proserb, prorus dhe antikosovar, Rumania rikthehet në praktikën e së shkuarës komuniste. E kemi thënë dhe e themi se çështja kosovare nuk ka kurrfarë lidhjesh me çështjen e hungarezëve të Transilvanisë. Kosova nuk është HarKovasna e Rumanisë, por Besarabia e Shqipërisë. Është një çorbë tjetër fakti se shërbimet e fshehta serbe dhe ruse, përmes fantomave të massmedias rumune e kanë infektuar klasën politike të ishkomunistëve rumunë, me propaganda antikosovare dhe antiamerikane në materje të Kosovës. Kosova e ka përfituar pavarësinë dhe njohjen nga SHBA dhe fuqitë më të mëldha të Perëndimit. Në klëtë drejtim, nuk është shkelur asnjë e drejtë internacionale siç thekson babai i Elenës, ngase shqiptarët e Kosovës e kanë merituar këtë pavarësi për shkak të masakrave serbe në Kosovë që e kanë tmerruar tërë botën, derisa intervenoi NATO duke shpallur luftë kundër luftës, për ta ndërprerë gjenocidin serb kundër sivëllezërve tanë shqiptarë, për të cilët Hashdeu theksonte se shqiptarët nuk janë farefis me rumunët, por janë vëllezërit tanë të të njëjtit gjak (1901)”.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar