Skip to content

Presidenti dhe roli i tij i pazëvendësueshëm në jetën e një vendi

03. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim

Disa ditë më parë lexoja një artikull në shtyin italian për takimin që presidenti Napolitano pati me njerëz të shkencës dhe teknologjisë së re. Fjalët e tij menjëherë shndërrohen në orientime që më pas diskutohen në mjediset e shumta të shkencës, universitete, institute apo qëndra të ndryshme. Ndoshta dikush i sheh si fjalët e një njeriu që më shumë lidhet me politikën dhe mund t'i japim të drejtë. Por kur bëhet fjalë për të mbajtur non kontroll ethet e politikës, ai di të shuajë zjarrin, kur ato marrin përmasa kombëtare dhe në dëm të interesave kombëtare; di të ngrihet mbi të gjithë dhe të marrë rolin që vendi i ka besuar. Faktet janë të shumta dhe shtypi ynë mund edhe t'i ketë sjellë me fleshe nëpër faqet e tij. Qëndrimi i spektreve është i menjëhershëm dhe pranojnë "fshikullimet e tij", bëjnë hapa prapa për të pranuar gabimet dhe tepërinë e qëndrimeve të spektreve. Edhe kur interesaxhinj pushtetesh e sulmojnë, nuk vonojnë përgjigjet në mbrojtje të figurës së tij, pasi përfaqëson unitetin e vendit. Mosha bën të vetën-do të thosha unë. Eshtë personi që është më i moshuari në krye të shtetit dhe më me përvojë, që i kalon 50 vitet përvojë. Të dy këta faktorë kanë një rol të pazëvendësushëm në jetën e një vendi. Edhe kur bën fjalë për shkencën dhe kërkimet ai kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave për të dalë nga kriza dhe për të parë më gjerë problemin. Natyrisht burokracia ka kohën e vet për të përgatitur përgjigjen, pasi institucionet ndjejnë përgjegjësinë e misionit të tyre. Herë është e shpejtë, herë më e vonuar, por kurrë pambarim. Ka të bëjë me të ardhmen e një vendi dhe askush nuk mund të marrë përgjegjësinë e dështimit. Historia më pas gjykon. Po sjell disa pasazhe nga thirrja që ai bëri jo vetëm për institucionet e kërkimit, por edhe për klasën politike. "Për të dalë nga kriza me kushte më të mira është e nevojshme të investohet në shpikjet dhe kërkimet, sepse në këtë terren do të synohet për të ardhmen. Uniteti i forcave politike duhet i tillë për të bashkuar burimet publike dhe private në këtë fushë. Për financimet për kërkimet ka shumë ndryshim mes fjalëve dhe fakteve. Me fjalë janë dakord për rëndësinë e kërkimeve, por kur kalohet tek faktet, ndryshimet janë të dukshme. Investimi në kërkimet dhe shpikjet është një nevojë që nuk ka nevojë të nënvizohet, kaq është e dukshme sa është në lojë e ardhmja jonë. Askush nuk do ta mohojë se fjalët janë thënë, askush nuk mund ta mohojë se investimet për to janë themelore, prandaj duhet këmbëngulje. Me kompetenca teknologjike në nivel global mund të rritemi, siç bëni ju, dhe që është një kartëvizitë e Italisë në botë"-tha presidenti italian. Fjalë të shenjta kur mendohet se Italia i ka dhënë për shekuj tonin shkencës dhe kërkimeve. Por nuk ndalet me kaq, pasi synimi nuk është më në nivel kombëtar, por global: për të qënë të pranishëm me arritjet italiane në këtë fushë. Pak ditë më parë një dorë e lëvizshme me impulset nervore të pacientit, ishte përgjigja që kërkimet italiane sollën në skenën botërore.

Nuk e solla këtë argument vetëm për këtë aspekt të jetës së një vendi, komshiun tonë të përjetshëm. Presidenti italian është figura që luan rolin e rregullatorit të ekuilibreve në sete, kur spektret politike e kapërcejnë kompetencën e tyre dhe arrijnë në absurditete. Eshtë si puna e bariut që di të drejtojë tufën e vet drejt shtensionimit të situatës. Që politika prodhon vetëm sherre, kjo s'ka më asnjë dyshim. Nuk ka më legjimitete për politikën në sistemet shoqërore. Pikërisht zjarrfikësi i tyre duhet të ngrihet mbi interesat politike dhe të kritikojë dhe thotë fjalën e vet me peshë kur spektret nuk arrijnë të frenohen dot.

Tek ne presidenti Bamir Topi, dua të kujtoj gjithmonë fjalët e të ndierit babait tim, është një politikan që kurrë nuk e ka kaluar etikën në antietikë. Janë mesazhe të nevojshme të një poltike të qytetëruar. Por aktualisht ku është sot presidenti? Pse nuk ngrihet dhe të shuajë zjarrin që rrugaçëria politike po trondit vendin? Nuk e ka atë fuqi dhe peshë të ngrihet dhe të thotë fjalën e vet në këtë katraurë paszgjedhore, kur mendjet po harlisen sikur të ishte fillim pranvere. Ku është roli i tij i mediatorit ekuilibristit? Dy gjëra nuk shkojnë tek një zgjedhje komode për dy forcat më të mëdha politike: mosha dhe militantizmi. Një përvojë e pakët nuk është e mjaftueshme për të kryer rolin e shtensionuesit, ashtu si dhe fakti i të qënit militant, gjë që nuk e lejon të mbledhë rreth vetes në një tryezë dhe t'i japë fund një masakre të vërtete ndaj demokracisë, që ende mbeti foshnjë e parritur tek ne. Pse nuk e bën zërin e tij të ndihet në jetën politike shqiptare? Shumëkush do të thotë se kompetencat e tij janë të kufizuara dhe nuk mund të veprojë me tej. Ligjet janë njerëzore dhe si të tilla mund të ndryshojnë nga njerëzit. Bariu duhet të dalë sa më shpejt nga ngërç i ku e futën rufjanët rolin e tij. Frenat e mospërmbajtjes duhen kapur fort dhe t'i japë vendit atë frymë të duhur qetësie. Sa më shpejt ta bëjë, aq më mirë do të jetë. Interesat e kombit i kapërcejnë interesat e ngushta të politikës dhe të një posti.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar