Skip to content

E kujt i duhet më liberalizimi i vizave?!

05. 12. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Ky refreni i vizave po bëhet si shumë proverbial tashmë, aq sa i ka dalë boja fare. Ka 20 vite që i mëshohet e i stërmëshohet në mënyrë abuzive nga të dy anët e politikës shqiptare. Ulërima e klithma të jargavitura politikanësh mediokër e pushtetarësh vulgarë, që nga 1990, për gjoja liberalizim vizash, e pastaj (kur janë në pushtet) për kujdes nga destabilizimi (ndërsa kanë bërë të kundërtën në opozitë), sepse Europa do të na ndërshkonte e s'do na i liberalizonte ato. Por çfare ka ndodhur në fakt? Për 20 vite radhazi asgjë, ndërkohë që vizat ishin pika kryesore e programit të opozitarëve të ish Partisë së Punës. Çdo gjë ka qenë një farsë dhe gënjeshtër e pastër, si puna e atij "çekut të bardhë" të të ndjerit Pashko. Në fund të fundit, e ç'mund të pritej tjetër nga opozitarët e Partisë së Punës... (si pozita - opozita).

Tashmë pas 20 vitesh nga fillimi i kësaj historie, pyetja është: E kujt i duhet më liberalizimi i vizave tani?
Kush kishte për të ikur nga Shqipëria, ka ikur - ka krisur. Me vizë a pa vizë, me gomerë apo anije, me avion apo skaf etj, miliona njerëz i'a mbathën nga vendi (nga Shqipëria "demokratike"), duke realizuar eksodin më të madh që një vend i ish lindjes komuniste kreu pas rënies së "perdes së hekurt".
Ata që kane mbetur në Shqipëri nuk duan të largohen, është evidente tashmë, jo se po presin liberalizimin e Europës, e tërci-vërci...
Dhe Europa pikërisht këtë fazë ka pritur, që eksodi të përfundonte. Tani natyrshëm nuk ka mbetur gjë tjetër, vetëm liberalizim vizash. Pra ky element nuk ka lidhje me ndonjë sukses politik te arritur në Shqipëri, që mund ta ketë impresionuar Europën, apo e kundërta, ai nuk mund të pengohet për shkak (bie fjala) të bojktotit parlamentar të opozitës.

Nga ana tjetër, sot Europa është në krizë (recession), dhe shumë biznese të saj po vuajnë për mungesë klientele dhe fitimi, deri në falimentim. Në këto rrethana, liberalizimi i vizave për shqiptarët (si dhe për popujt e tjerë të Ballkanit) do të sillte disa klientë më shumë për bizneset e rrudhura europiane, disa turistë më shumë, disa studentë më shumë, disa kureshtarë më shumë etj, qe t'i shpenzonin edhe ato pak qindarka "lindore" në tregun "gllabërues" perëndimorë... Me fjalë të tjera, liberalizimi i vizave mund të ketë edhe kete background, që përsëri nuk ka asnjë lidhje me stabilitetin apo destabilitetin e Shqipërisë.

Kjo do të thote, se Europa gjithashtu nuk trembet nga "kërcënimet indirekte", se ndonjë destabilizim i mundshëm në Shqipëri do të sillte një tjetër eksod të padëshiruar për të, etj, sepse Europa e ka të qartë se nuk ka më eksod e largim nga vendi, se kush kishte për të ikur ka ikur tashmë, dhe te vetmit që duhet të largohen (në fakt) janë politikanët e vyshkur shqiptarë...

Autori

Komente

Agimi

17. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 35 javë para
Koment id: 155

"Liberalizimin" e 90tes e pregatiti per 50 vjet Enver Hoxha dhe klyshet e tij e vonuan dhe prap po bejne te 99tat per ta vonuar.Por tani skane cte bejne me se dhe sikur Europa te mos doje ne jemi DJEPI i saj.Edhe ajo ska nga ja mban.

Shkrimi nuk eshte kunder vizave

12. 12. 2009 nga Kritika, 7 vjet 35 javë para
Koment id: 154

Shkrimi nuk eshte kunder liberalizimit te vizave, por kunder faktit qe akoma, edhe sot pas 20 vitesh, pika kryesore e programit te qeverise eshte liberalizimi i vizave. Ndersa shqiptaret shkuan vete ne perendim, pa pritur liberalizimin e premtuar te qeverive shqiptare, keto te fundit akoma i bien fyellit ne ate vrime, qe nga 1990, sikur s'ka ndryshuar asgje. Dhe per me te teper pretendojne se kane arritur sukses.
Shqiptaret po lindin brezin e trete te femijeve ne perendim, ndersa Berisha me shoke akoma flasin me gjuhen e '90, qe liberalizimi do sjelle kete e ate...

Po mire, pak me i qarte

11. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 35 javë para
Koment id: 153

Enveri mblodhi fshataret e malsise se jugut, nga barinj i beri "intelektuale. Ata qe ishin intelektuale i vrau.
Sala mori barinjte e malsise se veriut dhe i beri "Intelektuale". Nese mbeti ndonje "prej verteti" ju shiti viza qe te ikin.
Une vete nuk jam rrethacak, as sot as para 60-vjetesh.

Nje poezi sa per ilustrim:

"Do na mbulojne plehrat e tokes
Do ngrihen kembet
Ti bien kokes"

Kjo ndodhi para 50-60 vjetehs, dhe kjo po ndodh prap sot.

Une e kam fjalen per ata fakire qe nuk kane buke te hane. Te marrin viza e te nxjerrin buken.
Sa per "intelektualet" e tjere s'me ha malli, as te pjekur as te papjekur.
Problemi me i madh me kungujt eshte se mbeten kunguj. Ne qofte se nuk fut kunguj ne furre, mund te gatuash dicka per te qene. Por fatkeqesisht si para 60 vjetesh edhe sot ustallaret vetem kunguj fusin ne furre. Kunguj qe nuk hahen as te pjekur as pa pjekur.

Ditiramb

Ne furre po te kutesh kunguj,

09. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 36 javë para
Koment id: 152

Ne furre po te kutesh kunguj, nuk do dalin gje tjeter vece kunguj, mbase kunguj te pjekur ne mos te djegur.
Une nuk e di se c'ke qene ti dhe kur ke hyre e ne c'lloj furre ke hyre per t'u pjekur.

Pse kaq pa lidhje

09. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 36 javë para
Koment id: 149

Une thashe kujt i duhen vizat, dhe per c'fare. Kurse ti pergjigjesh "demagogji e Sales".
E ben apo akoma po genjen Sala, as e di, dhe as e ve doren ne zjarr se e ben e as nuk besoj, por shkrimi eshte i tille qe flet si para nje fakti te kryer.

"Plehrat mesues" kane qene edhe para Sales, ndryshe nuk do kishim kete fare mileti moster, edhe mjekte mostra kane qene sic jane, qe kane bere te njejtat ndyresira edhe para Sales.
Une nuk mendoj se ata qe u shkolluan ne kohe te Enverit jane me te sojme se keta te kohes se Sales. Derra e kafshe jane te dyja palet. Mjaft ti hedhesh nje sy Sales (ka diplome para demokracise:)), Gramoz Rucit, Edi Rames e plot te tjere per te pare se sa e dobishme ishte shkolla "atehere".
Enveri mblodhi te tjere injorante, nga "nahia" e tij, Sala nga "nahija" e vet, ose nga "bajraku" i vet.

Ditiramb

Agimi

08. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 36 javë para
Koment id: 147

Ore vellezer po kaq te papjekur te jeni xhanem? Po mire more me te vertete e keni qe nuk duhen vizat?Zoti na ruajte mend e kokes.

Prap se Prap iberalizimi i Vizave eshte mjaft i dobishem

07. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 36 javë para
Koment id: 145

Eshte i dobishem per ata qe kane ngelur sepse.

- Me kryesorja eshte se do mund te shkojne te punojne (ne te zeze) diku ne Europe per 4-5 muaj te vijne te rrojne ne Shqiperi gjysmen tjeter te vitit. Ne kete menyre do te sajohen te mbushin barkun e nuk do rendin me pas Sales apo Rames e ndonje tjetri.
- Do kene mundesi te shkojne te shkollohen jashte e te mos rrine te japin para (ose sex) per plehrat "mesues" ne shqiperi qe te marrin shkollen.
-Do shkojne te kurohen atje ku ka akoma mjeke qe bejne pune si mjeke jo thjeshte biznesmene.

Na gajase me kete dobi mjaft

07. 12. 2009 nga Anonim, 7 vjet 36 javë para
Koment id: 146

Na gajase me kete dobi mjaft te madhe te vizave.
E kujt i duhen vuzat?!Kjo eshte demagogji e Sales.
"Plehrat"mesues qe quan ti i mbolli Sala sic mbolli ekonomiste e juriste me nga dy diploma pa mbaruar arsimin e mesem, sic mbolli biznezmene hajdute ish injorante me nga dy diploma qe pasurite i vune me droge, korupsion e mashtrime.Dhe kur merr guximin te shkruash, vere edhe qofte nje pseudonim qe te replikosh edhe me tutje se anonim ka shume e mund te shkruajne shume nen kete emertim.
Lexuesi

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar