Skip to content

Ujori

20. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim
Ujori

Viti 2010 paraqitet si një vit ku është e nevojshme të vihet në provë rezistenca juaj në ndryshime, në risi, në jo preventive, pasi pavarësisht se deklaroheni tërheqës nga gjithçka që është e re, e ndryshme, alternative, në fund të fundit jeni shumë më tradicionalë dhe të lidhur pas gjërave, sesa mund të besoni.
Në pjesën e parë të vitit, Marsi në opozitë nga shenja e Luanit, ju nxjerr vazhdimisht para moskoinçidenca, diskutime, marrje pozicionesh dhe në më shumë se një rast mund t'ju çojë drejt humbjes së durimit dhe t'ju vërë në diskutin gjithçka që ju rrethon. Me fjalë të tjera deri në ditët e para të qershorit Marsi ju bën disi të ndjeshëm dhe të paqëndrueshëm ndaj kritikave, por mbi të gjitha do t'jua bëjë më të padurueshme shumë gjëra, që deri pak kohë më parë ju dukeshin të pranueshme apo të tolerueshme. Në realitet tek ju po ndodhin ndryshime të mëdha dhe keni dëshirë të mos varreni nga asgjë dhe askush, por keni një nevojë të madhe për të kontrolluar jetën tuaj dhe nuk dëshironi të ndani asnjë hapësirë që e quani të shenjtë për rritjen tuaj dhe lirinë personale, aq sa rrezikoni të mbylleni krejtësisht tek vetja saqë të mbeteni të patundur tek një ide që ka aftësinë t'ju trazojë.
Por sigurisht viti nuk është vetëm ky, do të keni edhe shumë raste për t'i treguar botës krijimtarinë tuaj në kufijtë e gjenialiteit dhe nuk do t'ju mungojnë rastet për të bërë gjëra që me të vërtetë ju interesojnë dhe përfaqësojnë, veçanërisht nga pikpamja profesionale. Në fakt do të jetë pjesa e dytë e vitit më me kënaqësi dhe pritje të realizuara, sepse do t'i keni idetë më të qarta dhe mbi të gjitha nuk do t'ju mungojnë rastet të bëni kthesën e famshme dhe të ndryshoni papritur një situatë që dukej e ngrirë përgjithmonë.
Ka mundësi që midis 2 prillit dhe 10 qershorit, Mërkuri në kuadraturë nga Demi mund të ngadalësojë nismat tuaja dhe t'ju bëjë të humbni raste për të cilat prej kohësh po punonit shumë, por mos u shqetësoni më shumë seç duhet, sepse kurrë si në këtë moment të veçantë të jetës suaj nuk ka asnjë motiv t'i bëni gjërat nxituar dhe duhet të mbani nën fre atë nevojë urgjente të gjithçkaje dhe menjëherë që shpesh ju çon të kryeni gabime vlerësimi pasojat e së cilës jo gjithmonë janë të thjeshta të përballohen dhe administrohen.
Edhe studentët duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj periudhe të vitit sepse nuk mund t'u besojnë ndihmave të pashpresa dhe rezultatet do të arrihen në sajë të impenjimit dhe studimit konkret dhe racional, pasi rekuperimet në momentin e fundit nuk do të japin rezultate të mira që keni pasur në të shkuarën. Por midis 6 qershorit dhe 9 shtatorit Jupiteri, duke hyrë tek Dashi do të formojë një gjatshtëshe në djellin tuaj, mbi të gjitha tek ata që kanë lindur në dhjetëditorin e parë dhe prapë tek Dashi do të ketë, edhe pse për momentin Urani, miks me të vërtetë pozitiv dhe me synime për veprimtarinë tuaj të punës, por edhe për t'i dhënë një kthesë, edhe pse fillestare në mjedisin ku punoni, duke u hapur ndaj miqësive të reja, njohjeve, bashkëpunimeve që do të sjellin rezultate me mbërritjen e vjeshtës dhe më tepër në vitin 2011, kur pjesa më e madhe e qiellit do të jetë dashamirëse për ju.

Kujtohuni se megjithatë keni, me përjashtim të një paranteze të shkurtër midis pranverës dhe verës, Saturnin nga ana juaj, që do ju ndihë të konkretizoni dhe racionalizoni punën tuaj, duke u vënë në gjendje të mos humbni asgjë nga sakrificat tuaja, por duke I fuqizuar në maksimum përpjekjet e shumta, veçanërisht nëse do të finalizohen me një projekt afatgjatë. Për disa prej jush ky mund të jetë viti në të cilin, më në fund do të gjeni mbështetje për veprimtarinë tuaj apo do të kaloni nga kontrata me kohë të përcaktuar në ato të papërcaktuara, duke fituar siguri më të mëdha dhe siguri si nga ana psikologjike ashtu dhe financiare, edhe pse është mirë të thuhet menjëherë, kjo mundësi me përjashtim të gëzimi fillestar të shkurtër, më pas do t'ju bëjë të ndiheni të kapur pas diçkaje që mund t'ju bëjë të ndiheni në kurth dhe të burgosur.
Në dashuri gjërat fillojnë mirë, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, pasi keni dëshirë të hidhni rrënjë, të ballafaqoheni me dicçka konstruktive dhe që zgjat në kohë, aq sa do ju bëjë të zgjidhni persona dhe histori nga të cilat deri para pak kohësh do t'ia kishit mbathur me të katra dhe tash ju tërheqin dhe intrigojnë dhe që do t'i kërkoni si një gjë e rrallë. Stina juaj e dashurisë fillon në pasditen e 18 janarit dhe do të përfundojë në mëngjesin e 11 shkurtit, duke ju dhuruar mundësi të bëni takime shumë interesante dhe stimulues, por që do t'i shihni të realizuara dëshirat disi të parrëfyeshme që në përgjithësi nuk i nxirrni në dritë lehtë. Paralajmërime për zhvillime të ardhme takimet do të zhvillohen rreth 21 dhe 22 janarit.
Ata që janë çift kjo periudhë ku Afërdita gjendet në shenjën tuaj, mund të konçidojë me një rinovim të jetës familjare, me të cilën të gjeni romaticizëm, harmoni dhe pasion siç nuk ndodhte prej kohësh, por mbi të gjitha do të jetë mundësia të konkreizoni bashkë me partnerin një projekt afatgjatë që do të shërbejë si ngjitëse për marrëdhënien, duke ju dhënë një dimension të ndryshëm të të qënit pranë personave që dashuroni.
Edhe mbërritja e Afrditës në shenjën e Binjakëve nga 25 prilli deri në 19 maj, do t'ju hapë ndaj një periudhe të shkëlqyer për jetën afektive, duke ju lehtësuar shumë në takime, por edhe në komunikim. Ekziston mundësia e njohjeve joshëse dhe leximeve që ngadalë, nga ditët e para të majit, mund të tregojnë seriozitetin e tyre dhe t'ju shtyjnë të impenjoheni në ndërtimin e një marrëdhënieje të vërtetë dhe të qëndrueshme në kohë, ashtu siç nuk duhet përjashtuar se në këtë periudhë do t'ju vinë vërdallë persona më të rinj se ju e do ju bëjnë të jetoni përvoja të reja dhe gjallëruese me të cilat të filloni, si lojë një lidhje që në kohë mund të transformohet në diçka tepër serioze. Po të jeni çift komunikimi do të jetë shumë i lehtë dhe do arrini sigurisht të zgjidhni probleme dhe keqkuptime me shumë lehtësi, duke gjetur kështu harmoni dhe gëzim në folenë tuaj dhe ndoshta edhe pak pasion të fortë që do të shërbejë të rigjallërojë dukshëm jetën tuaj familjare.
Në fund nga 7 gushti deri në pasditen e 8 shtatorit, Afërdita do të kalojë tek Peshorja, duke formuar trigonometri me shenjën e djellit dhe për një sërë arsyesh të çuditshme dhe fati, mund t'ju vërë në kontakt me dashuritë e shkuara, të ndezë zjarre të shuar dhe t'ju bëjë të rijetoni momente shumë të shkëlqyera dhe nostalgjike, por plot me pathos dhe emocione, aq sa t'ju bëjë shumë të paqëndrueshëm ndaj joshjeve të dashurisë.
Duke filluar nga 8 shtatori e deri në ditët e para të 2011 kuadratura e gjatë e Afërditës nga shenja e Akrepit mund të krijojë tensione dhe humor të keq me partnerin dhe më në përgjithësi në raportet ndërpersonale dhe familjare, duke ju futur në situata ndonjëherë stresuese dhe vështirë për t'i menaxhuar. Me disa persona të familjes mund të gjeni një gjuhë të duhur për komunikim dhe ndoshta me dashje të njëjtën gjë, do të shprehni në mënyrë të pakuptueshme me njëri-tjetrin, aq sa të lindin zënka dhe sigurisht keqkuptime që mund ta bëjnë të trishtë klimën përreth jush dhe të ndiheni të vetmuar dhe të pakuptuar.
Mos u bëni pre e viktimizmit dhe kërkoni të mos jeni prishës, por kërkoni dialog me çdo kusht, duke vënë mënjanë protagonizmat dhe arsyet e çdo lloji, duke lënë kështu të lulëzojnë ndjenjat, pjesa më e bukur e lidhjeve.
Përsa i përket shëndetit, viti 2010 mund të krijojë ndonjë problem në qarkullimin e gjakut dhe disi në lëvizjet në përgjithësi, prandaj provoni të merrni masa paraprake të shëndetshme dhe kryeni veprimtari fizike të ndjekura nga një trajner personal, për të shmangur ushtrime të gabuara që mund të sjellin shqetësime sesa dobi. Kujdes mbipeshën në janar dhe gjatë gjithë pranverës, sepse stresi mendor mund të shtyjë në sjellje ushqyese të dëmshme.

Autori

Komente

strellcionja

15. 09. 2010 nga Anonim, 7 vjet 6 ditë para
Koment id: 320

valla une jam ujori pra shenja e horoskopit me e mir nuk besoj qe ky vit per mua ka me qen sprove e veq v azhdoni

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar