Pjesa e parë e vitit dhe saktësisht deri në mëngjesin e 7 qershorit, e sheh Marsin protagonist të jetës së përditshme, meqë ndalet në mënyrë të pazakontë në shenjën tuaj për një kohë të gjatë. Pra do të keni nga ana juaj një rezervë të mirë energjie sa fizike aq mendore dhe një dëshirë për punë, realizime, arritje dhe në ndikimin e gjashtëshes së Saturnit nga shenja e Peshores, nuk duhet të rezultojnë tw vështira, nëse arrini të mos shpërdoroni potencialin tuaj në ndërmarrje faraonike dhe pa një kapje reale të realitetit, ashtu si pjesërisht mund t'ju çojë të nguroni kundërshtia e Neptunit nga shenja e Ujorit.
Duhet t'i përvishni mëngët dhe të vazhdoni me rregull gjërat me rradhë, duke ruajtur shpesh një profil të ulët, për të mos rënë në sy dhe për të mos ndërmarrë beteja sterile që mund t'ju bëjnë të humbni kohë të dobishme për gjërat që synoni t'i realizoni. Në fakt është e nevojshme midis 2 prillit dhe 10 qershorit, tw mos futeni në polemika, rivalitete, prova force dhe fuqie, meqë kuadratura e Mërkurit nga shenja e Demit mund t'ju shtyjë të doni të qartësoni atë që nuk ju pëlqen, ashtu si dhe të gjendeni në diskutime që nuk ju përkasin. Sigurisht nuk do të mungojnë pengesa, vonesa, ndryshime programesh, por në vend që të nxeheni dhe mallkoni kundër të gjithëve, përpiquni të kuptoni çfarë të mirë mund të nxirrni, si mund të përfitoni nga një ngjarje e paparashikuar që larg nga vonesat e realizimit të gjërave që synoni, mund t'ju rezervojë surpriza tepër të kënaqshme dhe t'ju hapë skenare të rinj.
Në këtë pjesë të parë të vitit duhet të mësoni të jeni më strategjikë, më të kujdesshëm ndaj lëvizjeve të bashkëbiseduesve tuaj, sesa të kapeni nga egocentrizmi i zakonshëm dhe që mund të mos ju ndihë, në këtë moment të veçantë të jetës suaj, mbi të gjitha nëse doni t'i jepni një kthesë kuptimplote një sërë gjërave që prej shumë kohësh kërkojnë një rishikim radikal.
Për shumë prej jush mund të bëhet fjalë për fillim të një cikli të ri jete, ku reflektimi, dëgjimi, pritja bëhen avantazhe dhe cilësi të cilave kurrë nuk u keni kushtuar kaq rëndësi, duke mësuar se një strategji pasive më e gjatë mund të rezultojë fituese dhe me më pak lodhje dhe 2010 nuk është sigurisht një vit në të cilin mund t'ia lejoni vetes të shpërdoroni më kot burime, meqë ju presin objektiva shumë ambicioze dhe të pasura me impenjime të reja, veçanërisht në sektorët dhe mjediset që nuk janë frekuentuar kurrë më parë.
Vera për ju do të jetë paralajmëruese ndryshimesh dhe nismash të mëdha, edhe pse duhet thënë, është vetëm një shijim, një prelud ndaj një viti 2010 me të vërtetë i jashtëzakonshëm, mbi të gjitha nëse keni punuar mirë në këtë vit 2010. Me fjalë të tjera ky është viti kur do të përgatitni terrenin për ndryshimet e mëdha dhe epokale të jetës suaj, nga i cili do të shijoni më parë rezultatet e para të mundshme në verë dhe saktësisht midis qershorit dhe gushtit, kur Jupiteri dhe urani, të dy për momentin kalimtarë në shenjën e Dashit, do t'ju sjellin rast të jetoni momente me protagonizëm absolut, por do ju hapin dhe tregojnë rrugët e reja që duhet të përshkoni, por me kujdes dhe vëmendje, për të shmangur djegjen parakohe të potencialeve të mëdha që ato kanë.
Në fushën profesionale është mirë të mos rrezikoni shumë në këtë vit të ri dhe nëse do t'ju ofrohen risi, mos i braktisni të vjetrat, mos vini në rrezik gjithçka që sot është një siguri, sepse kurrë si në këtë moment të jetës suaj, keni nevojë për baza të qëndrueshme për të ecur shpejt në ndërmarrje të reja, por duhet shmangur çdo sjellje arrogante dhe mendjemadhësie, sepse një tepri sigurie mund t'ju kushtojë shumë, meqë Neptuni në kundërshti nga Ujori nuk ju lehtëson sigurisht ruajtjen e një vizioni të qartë për gjithçka.
Ata që janë gati të ndryshojnë punë, mund të mbështeten sigurisht në muajt e verës, pasi ndihma e Jupiterit dhe Uranit është sigurisht kryesore, por është mirë të thuhet se ndryshimet radikale, përfundimtare, jo shumë të nevojshme, mund të shtyhen në vitin 2011, kur do të keni ide dhe perspektiva reale shumë më të qarta dhe sigurta.
Tek e fundit edhe fitimet tuaja mund të kenë një ecuri shilarëse dhe përmbajuni shpenzimeve ekstra, me kosto më të mëdha sesa të parashikuara në fillim, veçanërisht duke filluar nga muaji shtator, për shkak të Afërditës në kuadraturë nga Akrepi që ju shtyn të shtrëngoni pak rripin, të bëni ndonjë sakrificë të vogël për të arritur rezultate të jashtëzakonshme, më shumë konkrete se në të shkuarën.
Në dashuri pasioni, në pjesën e parë të vitit, është zot dhe sigurisht do të ndiheni shpesh të kapur nga dëshira për të jetuar emocione të forta, të ndesheni me situata që venë në provë të fortë rezistencën tuaj fizike, që ju hapin ndaj skenarëve erotiko-pasionalë që prej kohësh nuk i keni jetuar me një intensitet të tillë.
Derisa të jenë aventura vetjake, nuk do të ketë probleme të mëdha, por nëse doni të veproni seriozisht dhe të transformoni aventurën e një nate në diçka më tepër, kujdes mos ju rrëmbejë pasioni dhe emocionet e çastit, dha para se të përfshiheni totalisht dhe të krijoni diçka vërtet të rëndësishme, vlerësoni me qetësi dhe racionalitet situatën, sepse jo gjithmonë mund të koinçidojë me sa prisnit. Në këtë vit keni rastin e madh të stabilizoni jetën tuaj të lidhjeve meqë Saturni në gjashtëshe nga shenja e Peshores ju shtyn të legalizoni marrëdhëniet tuaja, por në të njëjtën kohë ju kërkohet edhe një ndjenjë e madhe përgjegjësie dhe sakrifice që jo gjithmonë do t'ju pëlqejë, meqë do t'ju japë sensacionin e një lirie të pakët veprimi.
Viti 2010 do të jetë rrethuar nga periudha shumë pozitive për dashurinë dhe duke filluar nga i pari që koincidon me kalimin e Afërditës në shenjën e Dashit nga 7 deri në 31 mars, që i mbështetur fort nga Marsi, do të sjellë takime pasionante, me tension të lartë emotiv dhe seksual, por që në të njëjtën kohë do të sjellë një mirkuptim më të madh me partnerin e zakonshëm, duke ju hapur ndaj një intimiteti të gjetur që nuk mund të ndodhte më parë.
Por stina juaj e dashurisë shkon nga 14 qershori deri në mëngjesin e 10 korrikut, kur Afërdita do të kalojë në shenjën tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të mira takimi dhe të njohin persona që mund të bëhen të rëndësishëm me kalimin e kohës, ndërsa kush është çift mund të gjejë më në fund një stimul më tepër të vazhdojë, pa harruar se mundësia e të jetuarit të një historie të shkurtër paralele është më shumë se një mundësi.
Takime me gjurmë fati mund të ndodhin në gusht, kur Afërdita, sidomos në datën 8, do t'ju shtyjë drejt njohjeve paralajmëruese me zhvillime të dukshme për të ardhmen që për shumë arsye të ndryshme mund t'ju çojnë edhe në një ndryshim rrënjësor të jetës, të paktën nga ana e lidhjeve dhe ajo sentimentale, duke ju shtyrë edhe të merrni disa përgjegjësi të shumta që vështirë mund t'i merrni në momente të tjera të jetës suaj.
Nga shtatori e më pas do t'i kushtoni më shumë kujdes raporteve ndërpersonale në përgjithësi dhe në familje mund të ketë çaste zënkash dhe tension për shkak të problemeve të vjetra që nuk janë zgjidhur në kohën e duhur dhe që kërkojnë në këtë periudhë një zgjidhje përfundimtare të tyre. Për disa prej jush mund të trajtohet për vartësi legale dhe të trashëguara të pamenaxhuara kurrë dhe të përballuara me qartësi dhe kritere.
Shëndeti do të jetë shumë i mirë në pjesën e parë të vitit në sajë të mbështetjes jetësore të Marsit, nëse nuk do të jetoni energjinë e këtij planeti për të dalë dhe t'u futur në situata ekstreme që mund të ndikojnë në trupin tuaj, duke krijuar shqetësime të tipit kardiake dhe qarkullimit , të lidhura me akumulimin e stresit dhe tensionit të tepërt. Në vjeshtë mund të jetë e nevojshme një vizitë tek dermatologu, meqë kuadratura e Afërditës nga Akrepi mund të krijojë ndonjë bezdi të vogël në lekurën tuaj.
Komente
Dërgo koment të ri