Skip to content

Gaforrja

25. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim
Gaforrja

Viti 2010 është një vit në të cilin duhet të mësoni të jeni më të vëmendshëm në gjërat që bëni, në shprehjen e mendimeve që realisht mendoni pa humbur kohë në pyetjen, nëse mund të dëmtojnë dikë, por sidomos është e nevojshme të merrni plotësisht përgjegjësitë e jetës suaj nga çdo këndvështrim, duke lënë mënjanë moralizmat dhe ndjenjat e fajit, duke vepruar si të pjekur, praktikisht, konkretisht dhe përgjegjësisht.

Me fjalë të tjera ka trokitur momenti të punoni për veten, të rekuperoni terren në gjërat që deri më tash keni anashkaluar apo lënë mënjanë, duke pritur kush e di se çfarë. Duhet absolutisht të përvishni mëngët dhe të filloni të veproni me vendosmëri, duke qartësuar objektivat tuaj, duke bërë një plan të qartë dhe përfundimtar të synimeve që duhet të arrini, pa ia deleguar askujt realizimet të gjithçkaje që keni përzemër.
E gjitha kjo do të kërkojë më shumë se një sakrificë, heqje dore nga gjërat që për ju janë të rëndësishme, por Saturni, që në pjesën më të madhe të vitit do të jetë në kuadraturë nga shenja e Peshores, ajo që merret, kthehet me interesa dhe meqë Jupiteri në trigonometri nga Peshqit, duke filluar nga orët e para të 18 janarit, do të jetë një aleati juaj, nuk duhet të prisni shumë për të realizuar gjëra nga të cilat keni hequr dorë.
Po të bëni llogaritë ka shumë për të bërë në të gjithë sektorët e jetës ku keni munguar disi kohët e fundit, që nuk jeni kujdesur siç duhej, dhe që tash duhen përcaktuar mirë dhe përballuar me qëllim fuqizimi dhe t'i bëni plotësisht të përputhshëm me nevojat tuaja të përditshme. Nuk mund t'ia lejoni vetes lënie pas dore të gjërave që i konsideroni dytësore dhe nuk duhet absolutisht t'ua delegoni të tjerëve sa është e nevojshme në jetën tuaj, sepse duhet një ndërhyrja juaj personale, sepse është është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate konkrete dhe përfundimtare. Por cili është sektori i jetës ku duhet të veproni më shumë? Në fakt nuk ekziston, sepse duhet t'a përcaktoni ju, apo më mirë do të jetë shansi juaj ta përcaktoni, të drejtoheni aty ku shihni një boshllëk, një mangësi, një vuajtje.
Për shumë prej jush do të bëhet fjalë për familjen dhe prindërit në veçanti dhe ka mundësi që të merrni më shumë se një përgjegjësi, sidomos që lidhet me administrimin e tyre dhe në të njëjtën kohë duke bërë llogaritë me të gjitha problematikat emotive që ende nuk i keni zgjidhur dhe, që për një arsye apo tjetrën, vazhdojnë të krijojnë konflikte. Kurrë si në këtë vit të ri, është e nevojshme të zgjidhni apo të arrini të gjeni strategji të ndryshme në qëndrimin në grup me këto figura të rëndësishme të sferës suaj familjare, të rekuperoni pjesën më të madhe të kohës së humbur pas vuajtjeve tash të padobishme, duke filluar një jetë të re më origjinale dhe të dashur.
Në këtë punë do të ndiheni nga Jupiteri, i cili duke kaluar në sektorin e trashëgimive do t'ju ndihmojë të mbyllni pozitivisht një të shkuar të dhimbshme dhe sterile dhe të rekuperoni emocione që bësonit se nuk do t'i provonit kurrë dhe që i mendonit të humbura përfundimisht. Ka një datë që duhet ta keni në qendër të vëmendjes, 7 gushtin, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditorin e parë, sepse qielli do të formojë një kryq të madh në shenjat themelore ku do të përfshihen 7 planetë. Do të bëhet fjalë për një moment të vërtetë të vënies totalisht në diskutim, ku mund të ndodhin ngjarje mjaft të fuqishme që do t'i japin jetës suaj një kuptim ndryshe, duke ju shtyrë në territore që kurrë më parë i keni kapërcyer apo thjesht menduar t'i eksperimentoni. Mos keni frikë, mos u kapni nga frika fillestare dhe besojuni valëve të fatit, sepse do të udhëhiqeni drejt një ndërgjegjësimi të ri dhe arritjes së një pjekurie të ndryshme, që do të vijë përmes provave të forta, por jo negative.
Por edhe jeta afektive do të kërkojë ca energji dhe impenjime, duke ju vënë përballë sfidave të guximshme, dhuratë e kuadraturës së Saturnit dhe kundështisë së Plutonit nga Bricjapi, duke ju hapur ndaj perspektivës së raporteve mjaft të përcaktuara nëse jeni çift, duke ju shtyrë drejt marjes së pozicioneve, pa shpërndarë në situata komode që mund të shtojnë vuajtjen dhe problemet emotive.
Për shumë prej jush të dhjetëditëshit të parë, mund të kenë rast të bëjnë takime me shenja fati, me një person më të madh se vetja apo që në në fillim ju kërkon marrjen e përgjegjësive të mëdha, veçanërisht nëse jeni realisht të motivuar të ndërtoni familje dhe të hiqni dorë nga iluzionet romantike që në vitet e fundit ju kanë mbajtur larg nga një histori serioze dhe të aftë për zhvillime të ardhshme.
Por edhe çift duhet të sqaroni se realisht dëshironi të merrni përgjegjësitë dhe nuk mund të delegoni më tek partneri përgjegjësinë e gjithçkaje që ndodh, sepse kurrë si në këtë vit duhet të jeni protagonist i jetës suaj. Prandaj nëse duhet përcaktuar një herë e përgjithmonë e ardhmja e një lidhjeje tashmë lëkundëse prej kohësh, bëjeni si të pjekur, duke vlerësuar çdo pro dhe kundër, ndoshta duke iu drejtuar për ndihmë një konsulenti të jashtëm, por mos shmangni zgjedhjen, sepse mund të gjendeni brenda disa muajsh me problemin e rënduar, përveç transformimit në dhimbje të problematikave për shkak të stresit dhe ankthit që për shumë arsye i thithni si sfungjer.

Por dashuria rezervon momente vërtet të bukura në një periudhë të vitit, duke filluar nga 11 shkurti deri në 7 mars, kur Afërdita, bashkë me Jupiterin do të jetë në trigonometri nga shenja e Peshqëve, duke ju sjellë në jetën tuaj, raste takimi vërtet të jashtëzakonshme, por edhe mundësi kthimi zjarresh që për shumë arsye do të rihapin skenare romantike, por do të ketë dhe llogari, një herë e përgjithmonë, me fantazmat e së shkuarës, duke ju ndihmuar të kapërceni dhe metabolizoni nostalgji, gjëra të pathëna apo jetuar dhe gjithçka që kishte mbetur pezull dhe që më në fund do të ketë një përcaktim përfundimtar.
Stina juaj e dashurisë shkon nga 20 maji deri në orët e para të 14 qershorit, kur Afërdita do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju favorizuar në dashuri të reja apo duke ju çuar në atë që po jetoni, një dozë të mirë pasioni dhe romanticizmi, duke e sjellë disa ditë më parë verën që troket. Ka mundësi takimesh disi magjike, surreale, me persona që mund të mbërrijnë nga larg dhe që në një farë mënyre tronditin kënaqshëm rutinën tuaj të përditshme.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar