Skip to content

Binjakët

26. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim
Binjakët

Mbërriti momenti të ndërtoni, konkretizoni, të realizoni idetë tuaja, potencialet që në këto vitet e fundit kanë qënë disi të blokkuara, sepse më në fund do të keni rast t'i jepni një kthesë vendimtare jetës suaj, edhe pse duhet thënë, asgjë nuk do t'ju dhurohet dhe çdo hap i vetëm do të jetë një fitorja juaj personale, që i dedikohet ekskluzivisht kurajos suaj, përkushtimit dhe vendosmërisë që do të keni për të arritur atë që është prioritare në jetën tuaj. Për këtë do të jeni krenarë dhe do t'a kuptoni që është më e lehte sesa besonit.

Në fakt për shumë prej jush ka raste të shkëlqyera për t'i parë të realizuara gjatë vitit, sidomos në gjysmën e dytë, projekte që i kishit përkdhelur prej shumë kohësh dhe që tash janë pjekur për t'i jetuar si protagonistë absolutë.

Nuk ka sektor ku do të shkëlqeni në mënyrë të veçantë, në kuptimin se gjithçka do të shkojë në majë të prioriteteve tuaja, do të jetë fitues dhe brenda pak kohësh do të vini re thënien e famshme "Dëshira është pushtet" është më e vërtetë sesa mendonit dhe do t'ju ndihë të realizoni sa dëshironi. E vetmja këshillë që yjet ju japin është të mos i shpërdoroni energjitë tuaja në shumë fusha dhe të vazhdoni duke ndjekur projektet me rradhë, pa u kapur nga euforia krijuese, që ju shtyn të realizoni shumë, por jo gjithmonë rezultativë.

Saturni duke hyrë tek peshorja do t'ju sjellë më shumë fuqi dhe harmoni, duke ju ndihmuar të merrni përgjegjësi si të pjekur, pa kërkuar çmime të larta, siç keni bërë në të shkuarën, duke krijuar momente ankthi dhe pasigurie që ende do t'i keni nga viti që po mbaron.

Nga pasditja e 7 prillit deri në 21 korrik, do të kthehet të bëjë vizitë në shenjën e Virgjëreshës dhe mund të rindezë ndonjë dyshim për atë që po bëni, duke ju sjellë pak ankth apo duke bllokuar për momentin projektet tuaja, por vetëm me qëllim t'ju mbyllë me vartësi që, për një arsye apo tjetrën, ju krijojnë jo pak tension dhe me t'u zgjidhur, do t'ju japin rrugën e lirë përfundimtare ndaj çdo veprimtarie tuajën të mundshme. Mos harroni se nuk do të kthehen kohët disi të errëta të viteve të shkuara, sepse në të njëjtën periudhë do të keni Jupiterin në gjashtëshe nga Dashi, që do t'ju lehtësojë klimën përreth jush dhe do t'ju japë një optimizëm të shëndetshëm që do t'ju lejojë të ruani gjithmonë të lartë autostimën tuaj dhe dëshirën të ecni para me programet tuaja.
Duke nisur nga sektori profesional ka mundësi që këtë situatë yjore të 2010 të bëhet veçanërisht positive për t'i dhënë një kthesë konkrete jetës suaj në punë, ndoshta dhe për të filluar projekte te rinj, konsolidoni ide, të filloni bashkëpunime që gjatë kohës do të bëhen më të frytshme dhe të pasura me kënaqësi personale.
Kujdes nga kalimi i gjatë i Mërkurit në shenjën e Demit që koinçidon me kthimin e Saturnit tek Virgjëresha e cila mund t'ju krijojë armiqësi sekrete, vërë para situatave të pakëndshme me persona që mund të bëjnë gjithçka për t'ju vënë shkopinjtë në rrota. Mos u bëni pre e këtyre ngjarjeve dhe vazhdoni drejt në rrugën tuaj, duke pranuar të merrni ndonjë përgjegjësi më shumë dhe ndoshta duke larguar me vendosmëri dhe përfundimisht atë që ju remon kundër, sepse do të jetë humbje e dukshme kur bëni llogaritë.
Ecuria juaj në realizimin e ideve dhe projekteve nuk do të mungojë të krijojë zili dhe në pjesën e dytë të vitit, fundi i korrikut, fillimi i tetorit, kur Mërkuri në kuadraturë nga shenja e Virgjëreshës do të duket se ndal planet tuaja dhe duke ju vënë para problemeve të paparashikuara pët të zgjidhur me shpejtësi, dredhi, dhe zgjuarsi që i keni tuajat dhe që për fat nuk errësohen kurrë.
Por pavarësisht pengesave, do të shihni që në bilancin përfundimtar të fundvitit, fusha profesionale do të jetë aktive dhe me perspektiva të shkëlqyera rritjeje në të ardhmen, sidomos nëse do të keni mbjellë në mënyrë të ndërgjegjshme me interesat tuaja, pa u përhumbur në gjëra që nuk ju takojnë dhe që mund të mos ju lejojnë kurrë të nxirrni avantazhe, siç mund t'u ndodhë të tjerëve.
Jeta afektive do të jetë veçanërisht e gjallë dhe për shumë prej jush do të mbërrijë momenti i marrjes së pozicionit, të bëni zgjedhje përfundimtare, si të vendosni datën e një martese që e keni shtyrë gjithmonë, duke u shfajësuar apo ngrini familje me partnerin pa e legalizuar domosdoshmërisht lidhjen. Por impenjimi nuk duhet të mungojë, pavarësisht nga zgjedhja që bëni, dhe nuk duhet përjashtuar që për disa prej jush mund të ndodhë ta shihni familjen me numër më të madh, me mbërritjen e një fëmije….apo ndonjë prindi për kujdesje.
Por keni nevojë të ndiheni të sigurt në një lidhje të qëndrueshme, dhuratë e Saturnit tek Peshorja, të qartësoni nevojat tuaja afektive dhe zbuloni kënaqësitë dhe gëzimet që deri një muaj më parë i shihnit të sfumuara dhe pa seduksion.
Duhen bërë llogaritë mirë edhe me të shkuarën dhe të qartësoni gjithçka që nuk shkon në raportet tuaja që keni, ashtu siç nuk duhet përjashtuar mundësia e rigjetjes së hapave dhe rekuperimit të një dashurie të shkuar që e kishit mbyllur pak nxitimthi, sepse e papjekur për një lidhje të vërtetë dhe të përgjegjëshme.
Mos keni ndrojtje të rikontaktoni të shkuarën, sepse kurrë si në këtë vit të ri, dhe sidomos në prill dhe korrik, mund t'ju ofrohen raste të shkëlqyera të kthesës afektive, duke i dhën evolucion jo vetëm jetës, por edhe Shpirtit tuaj, duke ju shtyrë drejt një eksperimentimi të ri më të rafinuar të dashurisë.
Shansi i parë i madh për të filluar atë që thamë më parë do të jetë në fillimviti, në sajë të kalimit të Afërditës tek Ujori në trigonometri me Djellin tuaj dhe më saktë nga pasditja e 18 janarit deri në mëngjesin e 11 shkurtit.

Por stina juaj e dashurisë, koinçidon kur Afërdita kalon në shenjën tuaj, nga 25 prilli deri në 19 maj: në këtë periudhë do të gjeni përgjigje për shumë dyshime, do të takoni ndoshta persona më të mëdhnj se ju që do të dinë t'ju dhurojnë emocione shumë të bukura dhe do t'ju çojnë drejt stabilizimit të jetës suaj afektive, aq sa t'ju lërë pa mend juve , së pari. Nuk është kjo periudha e rikthimit të zjarrit, që këtë herë mund të stabilizohet dhe japë një qetësi afektive që ju ka munguar në të shkuarën.

Në fund Afërdita do të jetë sërish aleatja juaj dhe e aftë t'ju vërë në kushte të joshni duke luajtur, por në të njëjtën kohë pa qënë e përhumbur, midis 7 gushtit dhe pasdites së 8 shtatorit, pasi në trigonometri nga Peshorja do t'ju japë një joshje të veçantë dhe mënyrë veprimi që vështirë t'ju rezistojnë.
Familja kërkon në këtë vit një vëmendje të veçantë dhe kujdes ndaj personave më të mëdhenj, të moshuar që për arsye të ndryshme do të kërkojnë vëmendje. Pavarësisht peshës dhe përgjegjësisë që mund të kërkojë një impenjim i tillë familjar, do të jetë motiv pasurimi të madh njerëzor dhe afektiv dhe mund t'ju ndihë më shumë në vitet e gjata të analizës personale.
Shëndeti kërkon vëmendje të veçantë ndaj problemeve të natyrës epatike dhe më në përgjithësi mund të jetë mëlçia organi që mund ta ndiejë më shumë peshën e një sërë sjelljeve dhe zakoneve ushqyese të parregullta të marra në të shkuarën dhe që tash mezi korrigjohet. Shmangni tepritë në verë dhe tregoni kujdes të madh për sinjalet që ju vijnë nga trupi juaj, sepse do të jenë një mënyrë e dobishme për të kuptuar se çfarë nuk shkon.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar