Skip to content

Demi

27. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim
demi

Viti 2010 është për ju një vit kthese, sidomos në profilin profesional, të ideve dhe të afrimit me jetën ndryshe nga e shkaua, me dinamizëm dhe shpejtësi më të madhe aq sa do të arrini rezultate me të vërtetë të konsiderueshme.

Për periudha të gjata të vitit do të jeni të mbrojtur nga Mërkuri, i cili do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhje të duhura dhe të filloni më drejtpërdrejt, më vendosur dhe sidomos të shpejtë, duke ia dalë të menaxhoni gjërat që ju interesojnë më shumë, krejtësisht kundër nga e shkuara, duke e befasuar shumë atë që keni pranë prej kohësh dhe duke krijuar edhe pështjellim tek ai që preferonte t'ju shihte të butë në vendin tuaj. Dy periudhat kur Mërkuri do të jetë aleati juaj janë : 2 prilli deri në 10 qershor, 27 korrik deri në 3 tetor.

E para që mund të quhet pranvera juaj e mendjes, do të shohë qëndrimin e Mërkurit kaq gjatë tek shenja juaj, duke ju ndihmuar aq sa të rregulloni të gjitha gjërat që ishin në pritje, që duheshin zgjidhur një herë e përgjithmonë. Prandaj përfitoni nga ky hark kohor për të menaxhuar më mirë skadencat tuaja administrative, për të zgjidhur problemet e natyrës legale, për të programuar një investim afatgjatë, por sidomos për të qartësuar ato që janë përgjegjësitë tuaja që lidhen me një projekt apo në kuadrin e punës që kryeni, duke shmangur të mos merrni gjëra që nuk ju përkasin. Mërkuri duhet t'ju kujtojë që të jeni më të lehtë, më të gatshëm për tranzicion dhe dredhi, por edhe të bëni më shumë gjëra njëkohësisht, gjë që në përgjithësi nuk ju përket dhe që ju sjell pak ankth.
Midis 18 prillit dhe 12 majit shmangni firma kontratash, të ndërmerrni projekte të rinj, të fitoni gjëra disi të rëndësishme, sepse mund të rezervojë vonesa, ashtu si kohëzgjatje burokratike apo sofizma që nuk do ta bënin tranzicionin të lehtë. Në këtë hark kohor, nëse mundeni, merrni pak relaks të shëndetshëm mendor dhe shikoni me ndiqni me kujdes atë që ndodh, pa punuar shumë për të tjerët, duke ju bërë pak të butë para ngacmimeve të jashme dhe duke shtyrë në mes të majit çdo nismë të mundshme me peshë. Mos harroni se në periudhën prill-korrik, sidomos të lindurit të dhjetëditëshit të tretë, mund të mbështeteni sërish tek ndihma e Saturnit, që në rënie do të kthehet tek shenja e Virgjëreshës dhe do t'ju japë aftësi të mira në përcaktimin dhe shënimin e asaj që vërtet ju intereson, duke përcaktuar një herë e përgjithmonë atë që është prioritare në jetën tuaj, sidomos në punë. Vetë qielli mund të jetë fatthënës për të krijuar një raport të bukur me fëmijët, vëllezërita apo miqtë, duke rigjetur një harmoni që kishte humbur në muajt e mëparshëm.
Ndërsa peiudha nga fundi i korrikut në fillim të tetorit, kur Mërkuri do të jetë në trigonometri nga shenja e Virgjëreshës, është veçanërisht i përshtatshëm për udhëtime, zbulime të interesave të reja, njohjeve që mund të kthehen të dobishme në nivelin profesional, edhe pse duke mos pasur më kuadraturën e Marsit nga shenja e Luanit do të jeni më pak të ndjeshëm dhe të nxehur, por sidomos nuk do t'ju ndërvendosen mijëra pengesa dhe paparashikime, mes jush dhe realizimit të dëshirave, të afta ta vendosin në provë të vështirë durimin tuaj proverbial që karakterizuan pjesën e parë të vitit.
Në këtë verë, sidomos në gusht, nëse keni punë mos u tërhiqni prapa dhe mos shtyni projektet e pushimeve, sepse mund të gjeni një hapësirë pune me të vërtetë të shkëlqyer, të aftë të kënaqni sa autostimën tuaj, aq llogarinë rrjedhëse, sidomos duke filluar nga muajt e parë të shtatorit, kur Jupiteri përfundimisht në gjashtëshe nga shenja e peshqëve, do t'ju lejojë të merrni shumë vlerësime, duke arritur rezultate me të vërtetë të konsiderueshme.
Në këtë punë të madhe në punë dhe shoqëri, a do të ketë hapësirë për dashurinë? Sigurisht që po, edhe pse në më shumë se një rast do të jeni të detyruar të bëni mijëra salto për të afruar të dy gjërat, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit, saktësisht nga 8 shtatori kur Afërdita duke hyrë në shenjën e Akrepit do t'ju mbështesë deri në fillim të vitit 2011, duke iu kundërvënë disi shenjës suaj.
Në pjesën e parë të vitit dhe saktësisht deri në mëngjesin e 7 qershorit do të keni Marsin që nga Luani formon një kuadraturë nga Djelli juaj, duke i bërë lidhjet afektive dhe jetën po aq të lëvizur, sepse me thënë të drejtën, do të jeni ju më të ndjeshëm dhe vuajtës se zakonisht, ndaj të gjithave gjërave që nuk ju pëlqejnë tek partneri dhe tek të njohurit, dhe sigurisht nuk do të humbni kohë në gjetjen e një ndërmjetësimi, pasi nuk do ta pranoni që të jeni ju se duhet të lëshoni apo të përpiqeni të rregulloni gjithçka që nuk shkojnë brenda jetës suaj familjare.
Mos harroni nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë se Neptuni formoni ende një një kuadraturë me shenjën tuaj dhe jo gjithmonë mund të keni një vizion të qartë për gjithçka, prandaj do të ishte mirë të mos bëni zgjidhje të guximshme dhe përfundimtare vetëm, sepse të dëshpëruar nga një çast tepërie stresi në punë apo jetë. Këshilla është të kërkoni gjithnjë dialog, pa rënë në diskutime të kota pafundësisht që nuk sjellin asnjë rezultat : mos keni frikë t'i shprehni pakënaqësitë tuaja, atë që ju mungon brenda çiftit dhe qartësoni atë që realisht dëshironi, pa u shqetësuar shumë se lëndoni ndjeshmërinë e tjetrit, sepse ndonjë herë fjala mund të dëmtojë më shumë se ajo që pohohet me zemër.

Megjithatë stina juaj e dashurisë fillon pasditene e 31 marsit, kur Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju mbështetur deri në orëte e para të 25 prillit. Në këtë periudhë do të jeni shumë joshës dhe të aftë të joshni atë që keni pranë, por në të njëjtën kohë të arrini të takoni të tjerë që do t'jua kënaqin jo pak si Egon tuaj ashtu dhe të ngrohë zemër tuaj, duke ju bërë të ndiheni padronë absolutë të jetës suaj, duke ju shtyrë edhe të kryeni ndonjë guximtari të vogël që do t'ju japë ngarkesë adrenaline, gjë që do t'ju bëjë mirë. Takimet në fakt midis 15 dhe 16 prillit mund të kenë diçka magjike, ashtu si martesat e lidhura në këto ditë apo fillimet e bashkëjetesës.
Një tjetër periudhë shumë e mbarë për jetën afektive do të ndohdë midis 10 korrikut dhe orëve të para të 7 gushtit, kur Afërdita në trigonometri nga shenja e Virgjëreshës, do t'ju bëjë shumë të ndjeshëm dhe të paqëndrueshëm ndaj lajkave, duke ju hapur me natyrshmëri ndaj lojërave të pasionit, joshjeve, romanticizmave që do t'i bëjnë netët e verës të zjarrta, edhe në sajë të një Marsi shumë përkrahës deri në fund të korrikut. Shumë prej jush në këtë periudhë mund të provojnë hapje të çuditshme dhe eksperimentojnë në frekuentime të ndryshme nga e zakonshmja.
Familja në këtë 2010 do të jetë veçanërisht e kujdesëshme ndaj raporteve me vëllezërit dhe motrat, sidomos më të vegjël, me kushërinj dhe fëmijët. Fëmijët do të kenë një rol primar në jetën familjare dhe të kërkojnë një vëmendje më të madhe dhe pjesëmarrje në jetën e tyre. Në më shumë se ndonjë rast duhet të jepni prova durimi ndaj papajekurive dhe ndoshta të duroni sulmet e pajustifikuara ndaj jush : mos u tutni dhe mos arrini deri në përplasje, por lëreni të kalojë furtuna e përkohshme dhe më pas merrni masa që do t'i quani më të përshtatshme.
Përsa i përket shëndetit do të jetë mirë të mbani nën kontroll gjithçka që mund të lidhet me pezamtimet, problemet e lidhura me dieta të jo të rregullta, me pasoja iritimin e zorrëve dhe asaj të trashë në veçanti dhe sidomos mundohuni t'i drejtoheni masave paraprake, të kryera më parë, të alergjive të mundshme pranverore, sepse sistemi juaj imunitar mund të jetë shumë aktiv dhe i mbrojtur, aq sa të krijojë ndonjë bezdi më shumë se zakonisht.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar