Skip to content

Dashi

28. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim
Demi

Pavarësisht kundërshtisë së Saturnit nga shenja e Peshores, në pjesën më të madhe të vitit, 2010 do të jetë për ju një vit me të vërtetë i rëndësishëm, i pasur me kënaqësi, sidomos në jetën profesionale dhe më në përgjithësi në sferën shoqërore, në të cilën do t'ia dilni më në fund të imponoheni pa shumë beteja të mëdha.
Me fjalë tyë tjera jeni gati të bëni atë që prej kohësh e kishit ruajtur dhe më në fund i keni në xhep mjetet e duhura për t'i parë të realizuara projektet tuaja. Gjithçka që e keni përzemër duhet bërë, mundësisht, në pjesën e parë të vitit, meqë Saturni, duke u kthyer sërisht tek Virgjëresha, saktësisht nga 7 prilli deri në 21 korrik, do t'ju lërë më shumë hapësirë autonomie dhe do t'ju bëjë të ecni pak më shpejt.
Periudha kur do ta ndieni se e keni botën në duart tuaja dhe do ta kuptoni se mund të guxoni pothuaj në gjithçka, shkon nga java e fundit e majit në të parën e qershorit, kur pjesa më e madhe e qiellit është me ju, aq sa mund të keni shumë raste për të realizuar më në fund një shenjën tuaj, ku është mirë të thuhet menjëherë se do të ketë shumë punë e cila kërkon përkushtim me të gjitha forcat, një përkushtim i vërtetë absolut, sidomos duke filluar nga 21 korriku, kur Saturni duke rihyjë në shenjën e Peshores do të kërkojë disa sakrifica të vogla dhe impenjime, me qëllim fuqizimin sa më mirë të sa është në dorën tuaj.
Pjesa e parë e vitit është veçanërisht e rëndësishme për të realizuar aktivisht sa është pjesë e aspiratave tuaja, nevojave, sepse kurrë si në këtë moment të jetës, keni një ngarkesë të fortë energjitike, si nga ana fizike ashtu dhe psiqike, aq sa ju bën të kryeni mrekulli të vërteta dhe të arrini objektivat pa i shpërndarë mundësitë dhe burimet tuaja. Keni nevojë të ndiheni aktivë, në lëvizje, sepse Marsi në trigonometri nga shenja e Luanit deri në 7 qershor do të jetë një stimulues i vërtetë dhe do t'ju drejtojë të bëni gjëra që deri më tash nuk kishin gjetur hapësirë në jetën tuaj apo që nuk ishte e mundur të realizoheshin për mungesë rastesh, burimesh apo sa e nevojshme për rritjen e tyre.
Do të jetë fusha profesionale me prioritet, që do t'ju bëjë të vini në veprim strategji, ndryshime të mundshme apo ecuri në karrierë, krejtësisht të papritura dhe që ndodhin nga një moment në tjetri, duke ju lënë fillimisht të hutuar, që më pas do të dalin se janë një motor i vërtetë shtytës për të realizuar sa më shumë keni në jetë.
Bëni kujdes të mos llogaritni vetëm tek fati, sepse bëhet fjalë vetëm për një ndihmë të jashtëzakonshme që ju vjen nga qielli, që duhet të dini ta menaxhoni mirë, pa kokëkrisje dhe në mënyrë sipërfaqësore, meqë Saturni nga Peshorja do t'ju kërkojë llogari, por mbi të gjitha do t'ju vërë shpesh para provave të prirura të shohin aftësinë tuaj për sa gjëra të rëndësishme trokasin në jetën tuaj.
Duhet, pra, t'i përmbaheni edhe disa rregullave, të ndiqni këshillat që mund t'ju japin persona që kanë përvojë më shumë se ju, sepse jo gjithmonë ka mundësi t'i besosh vetëm vullnetit të mirë, entusiazmit dhe kokfortësisë. Mos harroni se fati i vërtetë qëndron në faktin që të dish të kapësh rastin që e ke pritur në momentin e duhur, pa hequr dorë nga fuqizimi dhe qëndrueshmëria në sajë të një vëmendje të qëndrueshme të rritjes suaj, që nuk mund të jetë kurrë e menjëhershme dhe e ekzagjeruar.

Hyrja e Jupiterit në shenjën tuaj më 6 qershor, edhe pse vetëm një hyrje e 2011, meqë do të dalë më 9 shtator, duhet t'ju dhurojë një verë mjaft të favorshme në punë, ku do të jetë e mundur të keni ide gjeniale, edhe sepse në shenjën tuaj do të ketë hyrë, vetëm momentalisht edhe Urani, por bëni kujdes në ditët 7 gusht, sepse mund të rezultojnë të çuditshme dhe t'ju shtyjnë drej guximeve që mund të vënë në rrezik punën e bërë dhe disa siguri të fituara në muajt e mëparshëm.
Më mirë të mos rrezikoni, edhe pse para syve të tu keni biznesin e shekullit, atë për të cilën gjithmonë keni menduar, sepse mund të dalë e rrezikshme apo jo kaq interesante dhe positive sa mendonit.
Në verën e 2010 duhet të shmangni absolutisht tepritë, të mos hyni në situata që mund të vënë, për ndonjë arsye, në rrezik siguritë tuaja, si nga ana profesionale, ashtu dhe financiare. Shmangni investime të guximshme, sepse të padobishme dhe sidomos mos u impenjoni në asnjë ndërmarrje që kërkon shumë, si në punë dhe në financë, por duhet të jeni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që bëni, firmosni me kujdes kontrata dhe shmangni situata që ju kërkojnë prova të vlerave tuaja, sepse është vetëm kohë e humbur, e hequr për diçka që kërkon kujdes dhe përkushtimin tuaj. Ndoshta duhet të mësoni të ruani sekretet e projekteve tuaja dhe vetëm pasi të jenë realizuar mund t'ua bëni të njohura botës, më parë nuk do të ishte e preferueshme, të paktën për këtë vit.
Përsa i përket dashurisë fryn një erë e re, lindur nga një nevojë e thellë për të bërë gjëra që deri më sot nuk keni pasur mënyrë t'i eksperimentoni. Sigurisht nuk ju pëlqejnë më mënyrat e vjetra të lidhjeve dhe i kërkoni partnerit t'ju ndjekë në mënyrat e reja të qëndrimit bashkë dhe shqetësimi juaj mund të alarmojë atë që ju dashuron, aq sa të fillojë të dyshojë për dashurinë tuaj. Mos e merrni nxituar dhe mos u nxehni, por provoni t'ia bëni të qartë atij që keni afër se nevoja juaj nuk është e ndonjë personi tjetër, por e diçkaje të ndryshme nga e zakonshmja, gjë që ju vë në një gjendje eksitimi të vazhdueshëm.
Nuk do të jetë e lehtë për ju të pajtoni këtë forcë epshi që Marsi ju jep në pjesën e parë të vitit, me jetën në çift, veçanërisht nëse mban datën e largët dhe kërkimi i stimujve dhe sensacioneve do të jetë motiv grindjeje dhe moskuptimi me partnerin. Ndoshta duhet të provoni ta përfshini më tepër në kërkimin tuaj, por për ta thënë troç, ka mundësi që mbërritja e Uranit në shenjën tuaj, edhe pse momentalisht, mund të sjellë në verë mbylljen e një raporti që tash është fikur dhe që priste vetëm rastin e duhur për t'u mbyllur përfundimisht.
Vera për ju është një periudhë veçanërisht e bukur për jetën afektive, ku do arrini të fitoni lehtësisht atë që ju pëlqen, edhe sepse do të keni një erotizëm të madh, një karizmë që do ju ndihë të arrini me shumë thjeshtësi atë që ju prek zemrën tuaj. Por kujdes të mos impenjoheni shumë seriozisht me premtime që mund të duken me përfundimin e verës shumë të nxituara, dhe sidomos mos merrni impenjime afatgjata, por jetoni çastin, duke ndërtuar ditë pas dite një histori të mundshme që mund të rezultojë e rëndësishme, por do ta mësoni vetëm me kohë, duke ju dhënë mundësinë të shkoni dhe të njihni anët e ndryshme dhe të errëta që në fillim nuk janë të dukshme.
Periudhë vërtet e fortë për afektet, sidomos nëse jeni në kërkim të asaj përvoje të quajtur me dashuri dhe passion, është ajo që shkon nga 7 deri në 31 marsi, kur Afërdita kalimthi në shenjën tuaj, do të shijojë mbështetjen e pakushtëzuar të Marsit, duke krijuar një miks me të vërtetë eksploziv dhe joshës, aq sa mund ta përcaktoni këtë mars si stinën tuaj të vërtetë të dashurisë.
Por edhe harku kohor nga 14 qershori deri në mëngjesin e 10 korrikut është shumë fatsjellës për dashurinë dhe takimet të destinuara të zgjatin në kohë, meqë Afërdita dhe Jupiteri takohen pikërisht në shenjën tuaj dhe përqafimi i tyre do të jetë jashtëzakonisht përfshirës rreth datës 15 qershor, aq sa do të parashikojë edhe një dashuri të vertetë me shikim të parë, parathënës të zhvillimeve të mëdha, me kusht që të menaxhohet me një dozë të mirë racionaliteti.
Periudha tjetër e shkëlqyer për jetën afektive shkon nga 8 deri në 29 nëntor, momet në të cilin do të jetë e mundshme të fokusoni atë që realisht dëshironi nga një raport afektiv dhe për pasojë ta zgjidhni. Takimet e tjera që do të bëni në këtë fazë të vitit, ndjejnë ndikimin e Saturnit, pra, mund të sjellin persona më të mëdhenj se ju, apo që për një sërë motivesh ju shtyjnë të jeni më të kujdesshëm në fjalët tuaja dhe t'ju vërë para formave të raportit që në fillim mund të mos intrigojnë dhe pëlqejnë. Duhet të dini të duroni dhe surprizat nuk do të mungojnë.
Klima në familje për gjithë vitin 2010 do të jetë e larmishme dhe do t'ju kërkojë një kujdes më të madh dhe gadishmëri, sidomos ndaj personave të moshuar që në disa momente mund të përbëjnë një pengesë për ambicjet tuaja dhe realizimet personale. Duhet të dini të ndërmjetësoni gjithçka dhe do ta kuptoni se do të jetë më e thjeshtë të arrini atë që dëshironi.
Padyshim se trigonometria e Marsit nga Luani deri në mëngjesin e 7 qershorit do t'ju japë energji të madhe në planin e shëndetit dhe të mirëqënies psikofizike do të ishte mirë të merreshit që më parë me kurrizin dhe dhëmbët, meqë kundërshtia e Saturnit mund të sjellë ndonjë problem të vogël. Paraprijini këtij planeti, duhet të jeni vërtet impulsivë dhe bëni një kontroll paraprak, sepse do t'ju japë sigurinë nga bezditë që më pas do të kërkonin periudha të gjata kohore.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar