Skip to content

Gërdeci vegël e lojërave politike

19. 03. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Pikërisht në kohën e fushatave elektorale kritikohet moskryerja si duhet e disa punëve brenda procesit të zhvillimit të brendshëm të shtetit nga të gjitha anët e lëvizjes së tij ndërmjet progresit dhe regresit si dhe të sferave tjera. Pastaj merret në sy gjithmonë një difekt i ndodhur në procesin e qeverisjes nga partia politike që është në pushtet apo edhe disa pengesa që ka pasur ajo gjatë rrugës së ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit.

Ndërkaq Gërdeci si një difekt i ndodhur gjatë qeverisjes së Partisë demokratike po shndrrohet në një vegël të rëndësishme të lojërave të partive opozitare të cilat duke mos gjetur arsye dhe difekt tjetër po rrëken vazhdimisht te vuajtjet e popullit respektivisht te përjetimet e hidhura të qytetarëve të Gërdecit i cili përjetoj një tragjedi të paparë ndonjëherë në Shqipëri. Qeveria e tanishme ka bërë mjaftë arritje në bazë të atyre mundësive që ka pasur, arritja më e madhe e kësaj qeverisje që po i kalon mandati është ajo e afrimit në prag të antërësimit të shtetit Shqiptarë në strukturat ushtarake më të fuqishme ndërkombëtare të NATO-s, pastaj hapja e rrugës për procesin e integrimit në strukturat e Bashkimit Europian, pastaj disa lëvizje të brendëshme që nuk do të thotë se janë arritje të pakëta siç po trumbetohet nga partitë e së majtës apo ato opozitare. Kuptohet opozita e ka këtë rrugë dhe ajo është e hapur në një shtet demokratik të kritikoj qeverisjen aty ku ajo e sheh se punët nuk po ecin mbarë apo aty ku ajo e sheh se legjitimiteti dhe kushtetuta janë të rrezikuara, por të gjitha këto kritika ajo duhet t'i bazoj dhe argumentoj duke matur argumentet reale dhe kritikën pozitive me mundësit e zhvillimit të shtetit në periudha të mesme dhe ato afatgjata e jo duke kritikuar apo gjykuar sipas dëshirave apo prekjes aty ku ndjeshmëria siç është rasti i Gërdeci është më e madhe se ndonjëherë më parë dhe se ky rast duhet të gjykohet në bazë të arsyes praktike dhe gjendjes faktike e jo kuturu, demokracia nuk lejon shikime të rrejshme dhe instiktet e ngacmimit në një pikë ku të gjithë janë fajtor e jo vetëm kjo apo ajo parti apo qeverisje.

Partitë opozitare në vend që t'u prezantojnë votuesve programin e tyre dhe të pozicionohen ndaj problemeve aktuale, përhapin fraza, të cilat jo rrallë tregojnë imazhin real të partisë opozitare por ato thirren në indivd që menaxhojnë apo janë lider të asaj partie. Kështu mund të thuhet se këta individ udhëheqës në partitët politike vihen në vendin e parë duke u përkujdesur më shumë për imazhin e tyre se sa për sqarimin se çka duan të bëjnë dhe strategjinë reale apo iluzive si dhe vullnetin e madhe apo të pakët për të bërë ndryshime rrënjësore siç thuhet me një pompozitet të mëdhë gjatë fushatave elektorale. Tendenca e ikjes nga realiteti politik i ka kapluar pothuajse të gjitha partitë politike në shtetin shqiptar ata po i ngjasojnë më shumë ëndërrueseve të mëdhënjë por jo të realizueshëm se sa ralitetit të plotë politik dhe kryerejs së detyrës sipas kritereve demokratike në sisitemin shtetëror. Ndërsa opozita duhet të jetë konstruktive sa i përket të arriturave të qeverisjes së tanishmë dhe dështimeve të saj, ajo duhet të mendoj më shumë se si në rast se ka dështime të kapet pas atyre që ajo ka strategji të i sanoj dhe të zgjidhë dëmet në të ardhmen në rast se fiton zgjedhjet si dhe të ketë strategji të qartë se si ajo mund të qeverisë më mirë dhe më drejtë, por shihet sheshazi se opozita më shumë po merret me të shkuarën se sa po jeton duke bindur popullin se ardhmja mund të arrihet duke punuar drejtë dhe me hapa të sigurtë.

Shkuarja e Partive politike në Gërdec dhe protestat e zhvilluara nga ana e opozitës në përgjithësi nuk kanë asnjë ndikim në zgjedhjet e radhës sepse shihet qartazi se çfarë dhimbje ka përjetuar populli dhe se si partitë politike opozitare dhe të tjerat me ato syze moderne dhe me ato lotë që binin në gurë treguan edhe një herë se nuk kemi të bëjmë me një politik të re por me një marrëzi të vjetër që edhe më shumë po e qonë robërin në zgjedhë të rëndë dhe se populli nuk është i çmendur që të mos mendoj. Gjithashtu as Qeverisja e tanishme me ato emocione të shtrira e të rastit nuk mund të ecë drejtë zhvillimeve të mëdha dhe progreseve të arritjeve historike duhet lënë anash të gjitha për t'i shërbyer vendit, sepse vendi është në rend të parë ndërsa të tjerat janë pas menjëherë, por jo edhe keqmenaxhimi e cila e pengon zhvillimin e shtetit dhe e gjymtonë atë. Tundimi më i madhë që në këto fushata politike në shqipëri nga ana e partive opozitare dhe të tjera është se ata vetëm në këtë periudhë parazgjedhore me trumbetimet e tyre për një jetë më të mirë për qytetarët po e mashtrojnë atë duke mos ditur se të gjitha premtimet duhet të kenë bazën dhe se populli duhet të mendojë që pas zgjedhjeve të ketë vërtet një mundësi që kjo apo ajo parti i ka ofruar apo ka mbetur në po të njejtën gjendje që ishte më parë duke mos pasur asnjë lëvizje të re. Pastaj duhet ditur se gjatë fushatave të partive politike, atosic shihet nuk duket se e marrin seriozisht sa duhet thënien qytetari në rend të parë, ai është madhori në procesin e shtetëndërtimit të shqipërisë. Siç vërejm partitë gjatë fushatave elektorale shpesh merren me premtime madhështore duke thurur fjalë joshëse ndaj popullit ndërsa në anën tjetër heqin dorë nga marrja përsipër e detyrimeve konkrete që do duhej të ishte prioritet i parë, pra realizimi këtyre detyrave dhe vënja në jetën praktike e premtimeve të bëra.

Po ashtu në fushatat elektorale shihen edhe emocionet latente të nxitura nga parulla joserioze, politizim të gjithçkaje dh të skajshme, marrja me yçkla, të gjitha këto fushta që përmbajnë këso elemente siç po vërejm në fushatat e partive politike janë një rrezik i djallëzisë dhe dobësimit të postulatit dhe substanëcës së demokracisë në shtetin Shqiptar. Me gjithë mirëkuptimin për përpjekjet e partive politike në shtetin Shqiptar për shitje sa më të mirë të ideve dhe projekteve të tyre, ato nuk duhet t'i injorojnë rregullat e ndershmërisë as në fushatat që i zhvillojnë sepse të merrsh me Gërdecin dhe të shkosh atje për të qajtur hallet me popullin e lënduar është një mashtrim i madhë dhe një ikje nga një politikë e shëndosh, sepse Gërdeci nuk duhet të përdoret si vegël e fushatave partiake.

Ndërrimet që bëhen në menaxhimin e sisitemit shtetëror në qeverisje është i vetëkuptueshëm, legjitim, e madje edhe i domosdoshëm për demokracinë e partive politike, por kjo nuk do të thotë njëkohësisht ndryshim i të gjitha gjërave sepse është një sistem që pa marrë parasysh kush vie në pushtet të njëjtin rol duhet ta luaj në demokracinë dhe adminsitratën shtetëror, ngase ende nuk kemi shpikur diçka të re apo ndonjë lojë të re në politikën e administratës shtetërore. Siç po shihet nga ana e partive politike në këto fushata që po zhvillohen e që po mundohen të krijojn një imazh para opinionit publik se ka një politikë tjetër ndaj asaj që është aktualisht, kjo është e çuditshme dhe absurde të mendohet. Dhe krejt në fund fushata e partive politike në prag të zgjedhjeve duhet të jenë fleksibël të menduara mirë, të projektuara dhe t'i përshtaten demokracisë plebishitare e jo duke dalur me iluzione dhe duke llomotitur sepse fjalët nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve as s'i shuajnë ato, as s'i fashitin plagët e Gërdecit siç janë vërshuar partitë politike drejtë saj, por duke menduar se si të ndryshohen gjërat për të mirë dhe në drejtim të ecjeve bashkëkohore.

Përndryshe, në rast se zhvillohet një politikë e tillë e partive politike në kohë fushatash parazgjedhore atëherë shumë shpejt do mund të vij një ditë kur do të thuhet se ja tanimë partitë politike në Shqipëri shpallen të vdekura dhe shoqëria do të dal nga masa e saj reale dhe përfundimi do ishte jo logjik dhe aspak demokratik por një aksident i paarsyeshëm në historinë e sisitemit politik dhe partiak të shtetit Shqiptar. Ndërsa në rast se partitë politike qëndrojnë të hapura, dhe janë të afëta të sjellin në veprim gjëra të cilat e ndihmojnë demokracinë të jetoj brenda sistemit shtetëror atëherë ata duhet të mos i frikohen asaj që u tha më lartë por të zgjerojnë veprimtarinë e tyre pozitive drejtë së ardhmes dhe t'i shpalosin vizionet e pritshme dhe të arritshme për ardhmërinë e shtetit Shqiptar dhe integrimin e tij ne strukturat e familjes Europiane.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar