Skip to content

Peshorja

29. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim
Peshorja

Hyrja e Saturnit në shenjën tuaj hapi një stinë të re në të cilën është e nevojshme të merrni në konsideratë gjithçka që deri më tash ka përfaqësuar për ju një problem që duhet shmangur, që duhet mbajtur veçan në një qoshe të jetës suaj, por që tash kërkon me prepotencë të përballohet dhe përcaktohet.

Sigurisht nuk është një ndërmarrje e lehtë, por as dhe e vështirë siç mund të duket në një moment të parë. Edhe pse Saturni ju bën të ndiheni të mbrojtur nga një korracë e plumbtë që në disa momente duket se jua merr frymën, është e vërtetë që do t'ju japë forcë dhe energji të nevojshme, për të mos patur shumë gjëra pezull, për të nxjerrë jashtë problemet, për t'ia dalë mbanë t'u jepni qartësi më të madhe gjërave që ishin për ju motiv ankthi, ndoshta edhe të vetëdijshme, por që ndonjëherë minonin qetësinë tuaj dhe errësonin memente të ditës suaj.
Erdhi momenti të hiqni nga vetja të shkuarën, gjithë rrugën e përshkuar dhe në të njëjtën kohë të merrni përgjegjësi të reja, të projektoni në mënyrë konkrete dhe të kujdesëshme ndaj kërkesave tuaja, edhe pse do të kërkojë, në këtë fazë fillestare, më shumë se ndonjë braktisje dhe pak sakrifica, që do të kompensohen mirë, meqë Saturni është i vetmi investues i besueshëm i zodiakut.
Por kjo nuk duhet t'ju shtyjë të mendoni për një vit 2010 të rëndë, apo pa spirale positive, përkundrazi është ndryshe. Mos harroni se keni Marsin në sektorin më të shkëlqyer të horoskopit tuaj deri në mëngjesin e 7 qershorit, gjë që ju lejon të keni besim në një energji të dukshme si fizike dhe mendore, të dobishme të bëni gjithçka që kërkon impuls dhe vendosmëri, por sidomos që ju lejon të afirmoheni dhe realizoni nisma të reja, duke përcaktuar kështu një ndryshim të dukshëm në jetën tuaj të përditshme.
Kjo mund të kërkojë edhe marrje pozicionesh të qarta, si prishja e bashkëpunimeve të gjata profesionale, apo ndryshim vendi ose sektor pune, por me të mbaruar lodhja fillestare për ambjentim, do të vini re që ishte gjëja më e mirë për ju, diçka që prej kohësh prisnit, por për të cilën nuk keni kurajën e duhur për ta vënë në praktikë.
Këtë vit Saturni zgjedh për ju, duke ju detyruar për zgjidhje pak ekstreme për natyrën tuaj, që në përgjithësi është e pranueshme dhe jo e prirur ndaj konfliktit, marrjes së pozicioneve të qarta dhe ndaj çdo gjëje që mund të duket e shpejtë dhe e menjëhershme. Por kjo është sa ju duhet pët tu rritur, për të ecur para, për të afirmuar ndryshimet jetësore, prej kohësh të thirruara, por që deri më tash kurrë nuk i keni kryer realisht.
Viti 2010 mund të jetë viti në të cilin gjithçka mund të ndodhë, por kërkon një sakrificë fillestare, dhe sidomos një vision të qartë dhe shumë të përcaktuar të asaj që realisht është prioritare në jetën tuaj, duke vënë të bardhën mbi të zezë se çfarë përfaqëson për ju kjo kthesë, pa u fshehur pas manierizmave dhe sjelljeve shumë formale që mund t'ju bëjë të dukeni si pak të vendosur dhe jo krejt të motivuar të çoni para prioritetet e reja të jetës.
Në punë duhet të tregoni një impuls dhe të dini të përballoni sfidat me kurajo dhe vendosmëri, pasi ka shumë mundësi që të mund t'ju vijnë raste vërtet unike që pretendojnë përgjegjësi të reja dhe vetmohim më të madh përsa do të bëni sërisht. Me fjalë të tjera mos prisni asnjë dhuratë për këtë vit, por raste po, dhe duke bërë një bilanc, pas një farë kohe, do ta vini re sa e dobishme mund të jetë ecja pa ndihma, mbështetje, sepse atë që do të arrini do të jetë ekskluzivisht juaja, fryti i punës ku mund të hidhni vetëm firmën tuaj.
Muajt e verës mund të jenë për ju stresues në punë për shkak të kundërshtisë së Jupiterit, që nga 6 qershori në 9 shtator, mund t'ju vërë në provë dhe të mos jua lehtësojë ecjen për shkak të vonesave në pagesa apo mërzi burokratike që mund të pengojnë momentalisht projektin e nisur. Duhet shumë kujdes rreth 8 gushtit, kur në qiellin tuaj do të krijohet një quadrat i madh kozmik që do të prekë Djellin tuaj, veçanërisht nëse këni lindur në dhjetëditëshin e parë. Asgjë e rëndë, por mund t'ju takojë menaxhimi i një emergjence, diçka të paparashikuar që mund të hedhë në erë të gjitha projektet që keni bërë më parë. Mos e humbni qetësinë dhe përballuni me rradhë me to, sepse mund të keni rast të filloni një kthesë të mëtejshme positive ne jetën tuaj, duke ridizenjuar skenare dhe projekte që më në fund humbin peshën e tyre të vërtetë dhe rreshtohen në ecjen tuaj progressive.

Në verë familja mund të kërkojë vëmendje më të madhe, sidomos prindërit që për një arsye apo tjetër, do të jenë në qendër të vëmendjes suaj. Ndoshta bëhet fjalë për mbështetje në situate praktike, t'i shoqëroni në zgjedhjen pak më shumë impenjuese se zakonisht dhe edhe sikur t'ju marrin kohë dhe hapësirë për projektet tuaja, do ta vini re se do të gjejnë kompensim dhe do t'ju japë rast të ndiheni mirë jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj vetes suaj.

Në dashuri Marsi në pjesën e parë të vitit do t'ju bëjë shumë dinamikë, krijues, propozues, gati të kapni rastet siç jua propozojnë, edhe pse vështirë se do t'u besoni aventurave të lehta apo atyre që nuk kanë një minimum stabiliteti dhe projektshmëri.

Për shumë nga ju Saturni, me ndihmën e Marsit, mund të sjellë takime fati apo të stabilizojë ndonjë që ka ndodhur në muajt e fundit të 2009 dhe t'ju bëjë të shijoni kënaqësitë e një lidhje që po konkretizohet ditë pas dite në një intimitet dhe familjaritet siç nuk e eksperimentonit ndonjëherë. Ëshë një moment special, magjik, sidomos kur Afërdita në trigonometri nga Ujori, nga pasditja e 18 janarit deri në mëngjesin e 11 shkurtit, do t'ju sjellë ndihmën e nevojshme për të qënë më joshës dhe karizmatikë nëse lind nevoja. Në këtë periudhë mund të guxoni dhe t'ia arrini të merrni në fushën afektive, qoftë beqar apo çift.

Nga 25 prilli deri në 19 maj Afërdita në trigonometri, por nga shenja e Binjakëve ju ofron mundësi të tjera takimi, por edhe lehtëson dialogun dhe mirkuptimin në çift dhe favorizon kapërcimin e moskuptimeve të mundtshme, duke rihapur komunikimin edhe me ato raporte që dukeshin pazgjidhshmërisht të destinuara të mbylleshin. Takime interesante në ditët 14 dhe 15 qershor.
Por stina juaj e dashurisë fillon me hyrjen e Afërditës në shenjën tuaj në datën 7 gusht dhe mbyllet më 8 shtator. Në këtë muaj do të keni shumë raste takimesh, por do të jetë e vështirë të rekuperoni terren në një histori që kishte prej kohësh nota konsumi apo thjesht kërkonte skenare romantike që ishin braktisur prej kohësh për arsye të ndryshme.
Për shumë arsye mund të jetë ndonjë muaj në të cilin të vini në provë sharmin tuaj dhe të kuptoni sa ju duan realisht dhe u pëlqeni të tjerëve, por kujdes, sepse mund të bini në një kurth të thurur nga vetë ju dhe të gjendeni të dashuruar me një narcizist si ju…dhe jo gjithmonë i ngjashmi gjen shërim me një të ngjashëm.
Shëndeti nuk paraqet rreziqe të mëdha, edhe pse duhet të bëni kujdes ndaj gjithçkaje që lidhet me eshtrat, sidomos nëse praktikoni sport me nivel agonistik, sepse mund të jeni kryesisht në rrezik nga aksidente te vegjël që mund të krijojnë patologji, për të cilën do i drejtoheni kurave ortopedike. Llogaritni edhe një kontroll të parashikuar tek dentisti dhe ndonjë kurë të shkurtër, që do t'ju shmangë vizitën kur problemi është më i madh, ashtu si dhe kostot.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar