Skip to content

Shakaja e ditës - Dhjetor 2009

31. 12. 2009 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
qesh
  1. Me rastin e Vitit te Ri, zonja Topalli ftoi në selinë e Parlamentit fëmije nga Tirana. Ajo u tha se edhe vitin tjetër, ju dhe prinderit do largoheni nga Shqipëria me skafe.
  2. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" Edi Rama tha se vitin tjetër opozita do kërkoj hapjen e kutive me protesta të fuqishme. E kuptoni çdo të thotë kjo? Që edhe vitin tjeter Berisha do e shaj nga nëna.
  3. Berisha paralajmeroi opoziten se nëse nuk shkon në parlament do humb mandatet. Por nqs opozita humb mandatet, edhe Ai humb pushtetin... Muuuu. Kështu ndodh kur arithmetikën e bën Berisha.
  4. Këshilltari serb i kryeministrit, Fazlliç, ka hapur një supermarket të madh në afërsi të Rinasit. Lajm i keq është se ai tani është fare afër airoportit. Lajm i mirë është se supermarketi do mbetet në Shqipëri.
  5. Sot ishte dita e hashures në Shqipëri. Presidenti Topi hëngri një tas me hashure.
  6. Dje kryeministri Berisha dha një pritje për kabinetin e tij qeveritar në Vilën Nr. 31, me rastin e liberalizimit të vizave në Serbi.
  7. Në një konferencë shtypi për 100 ditëshin e parë të qeverisë, Edi Rama tha: "Enveri u ngjall, të hapen kutitë."
  8. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", Berisha tha: (PG 65) "N... .... b... k.... p.... q..... z....."
  9. Ministri i Jashtëm Meta tha për BBC se po bëhen përgatitje për vizitën e Tadiç në Tiranë. Meta bëri thirrje për jo panik. Tadiç do largohet sapo të rrëzoj Nolin.
  10. Ministri i Jashtem Meta tha për BBC se kundërshtarët e vizitës së Presidentit serb janë tradhëtarë të kombit... Prit pak..., këtë e pat thënë edhe Koçi Xoxe.
  11. Qeveria shqiptare deklaroi se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nga Beogradi... Prit pak..., këtë e pat thënë edhe Enver Hoxha.
  12. Lajm i keq nga Shqipëria. Zv/kryeministri Meta do të divorcohet. Do martohet me një serbe, si Berisha.
  13. Kastriot Islami deklaroi se do bashkohet me PD-n, por do vazhdoj të jetë anëtarë i PS, si Kastrioti dhe Islami.
  14. Në një konferencë shtypi per 100 ditët e para të qeverisë, Berisha tha: nënën në gop Edi Ramës.
  15. Reshje të dendura shiu po permbysin Shkodrën e Lezhën. Ministri i energjitikës Prifti tha se tani do eksportojmë energji edhe në jug të vendit.
  16. Reshje të shumta shiu kanë përmbytur veriun e vendit. Berisha deklaroi i vendosur se "kutitë nuk do hapen edhe sikur të zgjohet Enveri nga varri".
  17. Një grua shtatëzënë ka vdekur dje në Tiranë nga gripi i derrit. Ministri i shëndetësisë Vasili tha se ajo dhe foshnja ishin anëtarë të PS-s.
  18. Një tjetër grua shtatëzënë vdiq dje në Tiranë nga gripi i derrit. Ministri i shëndetësisë Vasili tha se nuk do jipte dorëheqjen edhe sikur "të zgjohet Enveri nga varri".
  19. Bashkia e Tiranës mbolli të djelën 450 fidanë kumbullash tek kodrat e liqenit. Qeveria tha do i shkulte se kumbullat nuk ishin regjistruar në hipotekë.
  20. Tre lajme jo të mira vinë nga Shqipëria: 1. Berisha u dha serbëve të Kosovës 400 mijë euro; 2. Ekonomia shqiptare pësoi rënie gjatë 2009-s; 3. Sokol Balla është homoseksual.
  21. E moret vesh për cfarë do i perdorin serbët e Kosovës 400 mijë eurot e Berishës? Për të prodhuar letër higjenike.
  22. Mbi 30 mijë emigrantë hynë në Shqipëri për festat e fund-vitit. Ministri i shëndetësisë Vasili i paralajmëroi të mos shkonin në mitingun e PS-s.
  23. Në një sondazh për drejtesinë, 80% e të pyeturve thanë se kishin dhënë bakshish në gjykatë. Ndersa 20% thane se ishin anetarë të PD-s.
  24. Qeveria shqiptare tha se mitingu i datës 8 dhjetor 2009 ka kushtuar 1 milion dollarë. 1 milion dollarë kundër Edi Rames. E ne themi se Berisha ka rrëzuar Ramiz Alinë.
  25. Deputeti serb nga Kosova, Petroviç, gjatë takimit me Berishën, i habitur i ka thënë: Sa shumë shqiptarë paskeni dhe ju këtu.
  26. Qeveria shqiptare u ka dhuruar serbëve të Kosovës 500 mijë dollarë. Që të hedhin edhe shishe me benzinë, jo vetëm gurë, kundër shqiptarëve.
  27. Sipas guvernatorit të bankës së Shqipërisë ekonomia pësoi rënie gjatë këtij viti. E vetmja ngritje ishte barku i Ilir Metës.
  28. Kryetarja e Parlamentit Topalli e ka quajtur të suksesshëm Parlamentin gjatë 2009-s. I vetmi problem ishte prezenca në sallë e maxhorancës..
  29. Në ceremoninë e Krishtlindjeve në Vatikan, një grua ka goditur Papen, pse priti Berishën.
  30. Berisha anonçoi se ka ftuar për vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidentin e Serbisë, Tadiç. Kryeministri shqiptar do i dhuroj Shën Naunin.
  31. Kryeministri Berisha është shpallur qytetari nderi i Kamzës. Anëtarët e bashkisë kanë votuar në.. Me që ra fjala, ku bie Kamza?
  32. Ilir Meta, në një takim me një deputet serb të parlamentit të Kosovës në vend që të thote Kosovë, ka thënë Serbi. Si në politikë, që opozitës i thotë qeveri.
  33. Edi Rama ka paditur Sali Berishën në Prokurori për shpifje publike, për fjalimin e tij në Parlament. Padia kërkon: "hap kutitë ose kargohu".
  34. Rreshje të shumta shiu kanë përmbytur qytetin e Fierit. Në një konference shtypi Ministri Prifti deklaroi se: tani do mbushet Fierza me ujë.
  35. Të përndjekurit politik i kanë thënë Ramës të kerkoj falje për veprimet e të jatit gjatë diktaturës. - Të paktën Berisha është rehat, ka vetëm njerëzit e gruas.
  36. Të martën do të nisë vaksinimi kundër gripit të derrit. Vaksinimi do u bëhet vetëm fëmijëve 1 vjec. Të tjerët kanë qenë në mitingun e PS-s.
  37. PS akuzoi Ilir Meten se gënjen në lidhje me liberalizimin e vizave. Meta tha s'po gënjej, s'po flas si kryetar i LSI-s.
  38. PS bëri të hënën një miting në Tiranë para Parlamentit. Të martën e ka rradhën PD, para amabasadave.
  39. Lajm i keq nga Shqipëria. Moti i ftohtë ka vërshuar në vend. Lajm i mirë është se qeveritarët filluan pushimet, do bjerë kriminaliteti.
  40. Zv/kryeministri Meta gjatë një mbledhje në Elbasan tha se ishte i gëzuar që BE hoqi vizat per fqinjët tanë. Natyrisht, skafet tani do i përdorim vetëm për vete.
  41. Aleksandër Biberaj tha se PD është okupuar nga një klan të korruptuarish. Në fakt ai egzagjeroi pak.... Fazlliç s'është anëtar i PD-s.
  42. Bashkia e Tiranës mbolli të djelën 300 fidanë tek parku i liqenit. E djela është e vetmja ditë pune e Bashkisë, sepse nga e hëna deri të shtunen ka miting.
  43. Kryeministri Berisha deklaroi se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë do të bëhej mbi baza etnike. Me çduket, regjistrimi nuk do përfshij qeverinë.
  44. Keshilltari serb i Kryeministrit, Fazlliç, tha se do kërkonte shtetësinë shqiptare. Kjo për faktin se, siç tha, ai është i vetmi i huaj që nuk ka shtetësinë shqiptare në qeverinë Berisha.
  45. PS deklaroi se do të protestonte të hënën para Parlamentit. Pra kriza mbaroi, PS po shkon ne Parlament.
  46. Këngëtarja "stripper" Çiljeta u zgjodh anëtare e këshillit kombëtarë të PD-së. Jo panik, Berisha di ç'ben..., si Berluskoni.
  47. Ministri i engergjitikës Prifti tha të shtunën se ritja e çmimit të dritave do të kompensohej. Ndërsa të djelën tha...
    Ok, Ok, e lash, e di që s'merret seriozisht.
  48. Në Shqipëri u regjistrua rasti i 6 i vdekjes nga gripi i derrit. Ministri i Shëndetësisë Vasili tha se ai i kishte paralajmëruar viktimat të mos shkonin në mitingun e PS-s.
  49. Media anoncoi se politikanët do i celebronin festat e fundvitit jashtë vendit. Pra, më në fund, Shqipëria do ketë kriminalitetin më të ulët në rajon.
  50. Nëna e Edi Ramës dorëzoi në Gjykatën e Lartë një padi për shpifje kundër Berishës, për fjalën e tij në Parlamentin shqiptarë. Berisha me habi tha, çfare Parlamenti..., është Kuvendi i PD-s. Muuuuu!


Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar