Skip to content

Shakaja e ditës - Janar 2010

31. 12. 2009 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
qesh
  1. Rezoluta e KE-s sikur i ka hedhur benzinë zjarrit, sepse politikanët shqiptarë po zihen edhe më keq tani. Kësaj i thonë, hedh KE një gur në lum dhe asnjë s'vrapon ta gjejë.
  2. Grupi i deputetëve socialistë kundër Ramës tha se do hynte në parlament për të hetuar zgjedhjet. Tani të gjithë kundërshtarët e Ramës do grumbullohen në kuvend. Me siguri hetimi do jetë shumë i shkurtër.
  3. Berisha e quajti ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë rezoluten e KE-s, dhe tha se "kutitë kurrë nuk do hapen, edhe sikur bar të hamë".
  4. Mungesa e 2/3 në kuvend po e bën të pamundur votimin e ligjit të martesave mes gay-ve. E kuptoni tani pse duan të hynë në parlament 5 deputët e PS-s.
  5. Berisha tha se do jetë kryetar i Komitetit kundër krimit, trafiqeve, korrupsionit e terrorizmit.... Prit pak. A s'ka këtu konflikt interesi me detyrën e kryeministrit?
  6. Dje KE miratoi një rezolutë që kërkon hetimin e zgjedhjeve dhe mbarimin e bojkotit të opozitës, duke u dhënë të drejtë të dy palëve, ose, "budallenjve hapu rrugën".
  7. Gjykata Kushtetuese ka anulluar marrëveshjen e qeverisë Berisha me Greqinë për kufirin detar, që njihej ndryshe si "Shqipëria zero euro".
  8. Kryeministri Berisha tha se policia e shtetit është kapur nga mafia. Ose siç Berisha e quan ndryshe atë, koalicion qeveritar.
  9. TV Klan ka shprehur gëzim për mbylljen e Gazetës Tema. Kjo ngjan me: "Meros ja fusin, Fevziu prishet".
  10. Berisha po kërkon një kandidat për president për 2012. E kuptoni çdo të thotë kjo? Berisha është sëmurë, se ka të gjatë.
  11. Një lajm i keq nga Shqipëria. Eshtë pezulluar vota e Shqipërisë në KE. Lajm i mirë është se s'është mallkim nga Zoti, se ka bërë Dritan Prifti.
  12. Kryetarja e Parlamentit Topalli dhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë ne PS, Arta Dade akuzuan njëra tjetrën për pezullimin e votës së Shqipërisë në KE. Ja debati: mjau-mjau mjauuu-mjaaaauuuu mjaaaaauUauauuaa-mjau mjauuuuuuuuuuuuuu-mjjjjaaaauuuuuu...
  13. Zonja Topalli ka hequr fotot e Presidentit Topi nga zyrat e kuvendit. Ishte i vetmi që s'votonte pro' në parlament.
  14. E morët vesh që parlamenti do heq kartonat e kuq nga votimi. S'janë perdorur për 6 muaj, u ka mbaruar mandati.
  15. Berisha ka rënë dakort të hetojë zgjedhjet, por jo të hapen kutitë e votimit. E bukur ë. Kësaj i thonë të hetosh hajdutin pa çizmet.
  16. PS tha se nëse hapen kutitë Ilir Meta humbet mandatin. OK, ajo dihet, puna jonë punë muti, punë të mirë ka hajduti.
  17. Një i burgosur në Mamurras ka qepur gojën me gjilpërë. Edhe në burg edhe me gojë të qepur është baraz me Priftin në qeveri me gojë të shqepur.
  18. Tre lajme të këqija vijnë nga Shqipëria. 1. Gazeta Tema është mbyllur. 2. Mero Baze ka rrahur Enkel Demin. 3. Ben Blushi është bërë synet.
  19. Në një intervistë Berisha tha se Rama duhet t'jua quaj për nder Nanos, Berishës e Metës që është në politikë. Ose, po iku macja s'do dalin minjtë.
  20. Dje ishte 90 vjetori i Kongresit të Lushnjës që zgjodhi si kryeqytet Tiranën, dmth... Tirranët.
  21. Mbi 40 vetë janë arrestuar për sabotim për ikjen e dritave në stadiumin "Qemal Stafa". E kuptoni çdo të thotë kjo? U zgjua edhe Enveri dhe Mehmetii.
  22. Policia shqiptare arrestoi 10 vetë për ikjen e dritave në stadiumin ''Qemal Stafa'', dhe Qemal Stafën për përmbytjet në Shkodër.
  23. Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e nje çentrali bërthamor, për të përmbytur gjithë Ballkanin.
  24. Në ndeshjen e futbollit mes Gramozit dhe Realit të Madridit, kanë ikur dritat për 1 orë në stadiumin "Qemal Stafa", kur ne "lojë" ka hyrë Dritan Prifti.
  25. Dritan Prifti tha se është personi i dytë më i zgjuar në qeverinë Berisha, me 100 miljon dollarë dëme.
  26. Maxhoranca u mblodh të hënën në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për përmbytjet në Shkodër. Ose, vrit natën e qaj ditën.
  27. Berisha akuzoi opozitën se po manipulon me permbytjet në Shkodër. E dini si i thonë kësaj? Edhe të rreh, e s'të le të qash.
  28. Në një konferencë shtypi në Shkodër, Ministri i Brendshëm Basha tha se nga përmbytjet janë vrarë vetëm kafshë, jo njerez. Ndryshe nga '97, kur u vranë vetëm njerëz, jo politikanë.
  29. Zonja Topalli deklaroi se nëse opozita nuk shkon në parlament, do të zëvëndësohet me kursantët e plepave.
  30. Sipas përllogaritjeve, dëmi nga përmbytjet ka shkuar në rreth 100 milion euro. 100 milion... Dhe ne pastaj themi: "A është Prifti popull!"
  31. Në një sondazh, 70 përqind e banorëve të zonave të përmbytura thane se nuk kishin marrë ndihme nga qeveria. Ndërsa 30 perqind thanë se ishin anëtarë të PD-s.
  32. Pas mbarimit të përmbytjeve, maxhoranca do mblidhet të hënën në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare. E dini s'i i thonë kësaj? Më mirë kurrë, se vonë.
  33. Pas më shumë se 2 javë përmbytje, më në fund situata u qetësua, dhe dje janë parë në terren një Gjeneral e një Prift.
  34. Dritan Prifti i ka quajtur të pabaza akuzat e Ramës ndaj tij, dhe kërkoi që kundër PS-s të hapen portat e Fierzës.
  35. Partia socialiste ka akuzuar si autor të përmbytjeve në Shkodër, Dritan Priftin, apo siç shkodranët e quajnë atë, Zotin e Ujrave.
  36. Kryetarja e parlamentit Topalli tha se ajo e ndjen brenda shpirtit se Edi Rama do prish punën e vizave. Dhe në mendonim se ajo nuk e ndjente brenda.
  37. Qeveria Berisha është zhvendosur në Shkodër ku do qëndroj për disa ditë. Pra më në fund Tirana do ketë kriminalitetin më të ulët në vend.
  38. Sipas një informacioni, ministri i energjitikës Prifti ka qenë me pushime në Turqi gjatë kohës së përmbytjeve. Nejse, rëndësi ka që këtë rradhe s'ishte në shtëpinë e Pangos.
  39. Prifti deklaroi se do largohet nga detyra vetëm nëse e shkarkon Berisha. Berisha i habitur tha: kush unë, pse akoma në detyrë jam?
  40. Prokuroria ka nisur hetimet për përmbytjet në Shkodër. Lajm i mirë është se Ina Rama u zgjua. Lajm i keq është se e zuri prapë gjumi.
  41. Përmbytjet nga hidroçentralet kane krijuar vetëm dëme materiale, jo njerëzore, dhe banorët kërkojnë kompensim. E kuptoni tani pse Berisha donte çentral bërthamor.
  42. Mijra shtëpi të përmbytura në Shkodër e Lezhë, mijra hektarë tokë, ose siç Berisha e quajti atë: "Shqipëria 1 euro".
  43. Në Shkodër ka filluar trafiku me varka. Dje policia bllokoi një nëndetëse pa targa.
  44. Mirë që Shkodra u zhduk, por se morëm vesh as kur ishte çliruar, me 28 a 29.
  45. Edi Rama i kërkoi Ina Rames të zgjohet e të filloj hetimet. Të zgjohet Ina Rama???? - Nuk po zgjohet Enveri.
  46. Zonja Topalli ka evakuuar vetëm një të tretën e zonës së saj elektorale në Shkodër. Dy të tretat kërkuan hapjen e kutive të votimit.
  47. Presidenti Topi dhe Farudin Hoxha, në një paraqitje publike, kërkuan të qetësojnë shkodranët, duke u thënë se digat janë të sigurta... Prandaj, evakuohuni.
  48. Pandeli Majko tha se duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër. Peshku i madh mund të hajë të voglin.
  49. Për t'i shpëtuar drejtësisë, Dritan Prifti u bë anëtarë i OMONIA-s.
  50. Sipas ekspertëve, vetëm një shpresë ka mbetur për të shpëtuar Shkodrën. - Murrosja në kala e Jozefinës.
  51. Kryeministri Berisha morri dje paratë e shtetit nga Banka e Shkodres, dhe uli flamurin shqiptarë.
  52. Kastriot Islami tha se do hynte në Parlament me 8 mars, ditën e Nanos.
  53. Shkodra tani ngjan me Kukësin e vjetër. Me të vetmin dallim, që u përmbyt nga Prifti, jo nga Hoxha.
  54. Tani që Shkodra e Lezha u zhdukën nga harta e Shqipërisë, PD nuk ka më shumicën në Parlament. Forcë kryesore është LSI.
  55. Qeveria po kërkon një "kokë turku" për përmbytjet në Shkodër e Lezhë. Opozita thotë është "kokë Prifti".
  56. Berisha përshëndeti vendimin e opozitës për ti shtyrë protestat pas përfundimit të përmbytjeve në Shkodër. Aq i sigurtë është se përmbytjet s'do mbarojnë.
  57. Lajm i mirë nga Shqipëria. Eshtë hapur një fond dhurimi për përmbytjet në Shkodër e Lezhë, ku donacionin e parë e bëri Berisha. Lajm i keq eshte se dha vetëm rrogën.
  58. Sot u bllokua nga uji edhe rruga nacionale që lidh Tiranën me Shkodrën.... Kjo tani po ngjan me Titanikun, me të vetmin ndryshim, ata kishin viza.
  59. 10 mijë hektarë tokë janë mbuluar deri tani nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë. Dje ishin 5 mijë.... Dyfish, sa tek VEFA.
  60. Presidenti Topi vizitoi të mërkurën zonat e përmbytura në ishull Lezhë. Ai falenderoi personelin e Hotelit të Gjuetisë për drekën.
  61. Ministri i enrgjitikës Prifti deklaroi se po prodhohet energji me kapacitet të plotë që të mos çahet diga. - Si puna e LSI-s në qeveri.
  62. 870 banesa kanë humbur njerëzit nga përmbytjet në Shkodër. 870 shtëpi... E kuptoni çdo te thote kjo? Prapë piramidë Berisha.
  63. Tadiç vizitoi të mërkurën Kosovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodoksë. Ai u prit nga kryetari i komunes serbe te Graçanicës, Ilir Meta.
  64. Kryeministri Berisha deklaroi se gjendja nga përmbytjet është në prag katastrofe. Ai i bëri thirrje Enverit të kthehet në varr, mjaf më, ndalo shiun...
  65. Ministri i energjitikës Prifti tha se gjendja nga përmbytjet po përmirësohet dhe niveli i ujit në Fierze ka rënë 73..., aq sa vite burg meriton të dënohet Prifti.
  66. Kryetarja e parlamentit Topalli në një takim me banorë të zonave të përmbytura, tha se ata shpëtuan për shkak të investimeve të PD-s në këtë sektor. Njerëzit e revoltuar i jane sulur, por ajo ka ikur me Lufter Xhuvelin nën shalë.
  67. Për të bindur banorët e zonave të përmbytura të largohen nga vendbanimet e tyre, zonja Topalli u ka premtuar karriket e opozitës në Parlament.
  68. E morët vesh se një pjesë e banorëve që do evakuohen nga Shkodra do strehohen në Gërdec.
  69. Pas përmbytjeve të jashtëzakonshme në Shkodër, Partia socialiste i bëri thirrje Berishës të hapte kutitë e votimit, sepse "Enveri ishte zgjuar me vërte nga varri".
  70. Pas hapjes së portave të hidroçentraleve, në një njoftim të shoqatës së peshkatarëve të Shqipërisë thuhej se, ndalohet peshkimi i njerëzve.
  71. Për shkak të përmbytjeve, Shkodra e Lezha janë shndëruar në liqen. Tani skafet për Itali nisen nga Tropoja.
  72. Opozita socialiste akuzoi korrupsionin shtetëror për përmbytjet në Shkodër. Berisha tha une s'di gje pyesni Mon Kukaleshin (LSI-n).
  73. Ministria e energjitikës tha se vendi fiton çdo ditë 2 milion euro nga eksporti i energjisë.... dhe humbet 4 milion nga përmbytjet.
  74. Një grup deputetësh të PS-s kanë vizituar zonat e përmbytura në veri të vendit. Ata u bën thirrje banorëve të evakuohen tek çadrat e PS-s para Kryeministrisë.
  75. Banorët e zonave të përmbytura nga reshjet nuk pranojnë të evakuohen. Në një përpjekje për ti bindur, zonja Topalli mori me vete edhe Lulzim Bashën, që të duken si Nexhmija me Enverin.
  76. Një pjesë e banorëve që do të evakuohen nga zonat e përmbytura nuk pranojnë të shkojnë në konvikte, duke nënkuptuar kushte jo të përshtatshme. Ministria e arsimit tha OK, kemi me ç'i mbushim, nesër fillon shkolla.
  77. Ministri energjitikës Dritan Prifti ka humbur. Kush e gjen ta dorëzoj në Partinë më të afërt.
  78. Serbia e ka përfshir Kosovën përsëri në hartën e saj të re administrative. Presidenti Tadiç tha se ai mezi po pret të vizitoj edhe Shqipërinë.
  79. Viti i Ri ka filluar me shira e përmbytje në Shkodër. Qindra shtëpi janë bërë të pabanueshme dhe njerëzit po evakuoen. Ministri Prifti vendosi të largohet nga Ministria e Energjitikës, do zëvëndësoj Pangon.
  80. Kryeministri Berisha vizitoi të shtunën zonat e përmbytura nga shiu në Shkodër. Ai urdhëroi pajisen e banorëve me pashaporta biometrike.
  81. Mijra banorë janë bllokuar në Shkodër nga shirat e permbytjet. Gjëndja është e jashtëzakonshme. Berisha urdhëroi hapjen e kutive të votimit.
  82. Gjëndje e rëndë në Shqipëri nga shirat. Përmbytjet kanë bllokuar mijra banorë në Shkodër e rrethina. Edi Rama tha se nuk donte më zgjedhje të reja.
  83. Përmbytjet në veri të vendit kanë bllokuar zonjën Topalli në Shkodër. Ajo konfirmoi shitjen e pashaportës diplomatike.
  84. Qeveria shqiptare shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër. Mijra banorë janë bllokuar nga permbytjet. Ilir Meta akuzoi BE-n që nuk liberalizon vizat.
  85. Ilir Meta e festoi vitin e ri mes 2 milion banorëve të Skraparit... Apo... prit pak, 2 milion ata bëhen bashkë me tropojanët.
  86. Shira të shumtë po krijojnë probleme në Ballkan ku liqenet hidrike janë stërmbushur me uje. Shqipëria s'ka ku eksporton energjinë.
  87. Mijra banorë janë bllokuar në Shkodër nga shirat e permbytjet. Gjëndja është e jashtëzakonshme. Berisha uroi zgjimin e Enverit nga varri.
Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar