Skip to content

Dritat në stadium - ndoshta lojë e qeverisë

21. 01. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Gun

Mund të jetë sajuar nga qeveria (ose segmente të saj) fikja e dritave në stadiumin kombëtarë "Qemal Stafa" gjatë ndeshjes së futbollit me Realin e Madridit. Pse? Sepse qeveria shqiptare sot është në hall, dhe po përjeton thellësisht krizën e përmbytjeve në Shkodër etj.

Eshtë një metodë e njohur historike e vendeve të zonës së Bizantit, që kur qeveritë kanë probleme, sajojnë historira e ngjarje sensitive për të mjegulluar ngjarjen qëndrore. Pak a shume siç bënte rregjimi i Hoxhës, kur në kulmin e krizave ekonomiko-politike, "zbulonte" ndonjë grup armiqësor për të "peshkuar" opinionin vendas, që njerëzit të harronin hallet e përditshme.

Në fakt, çdo gjë në lidhje me praninë e Realit të Madridit në Tiranë duket e dyshimtë. Pikë së pari, përse duhej të vinte Reali në mes të Janarit në Shqipëri, menjëherë pas ngjarjeve të rënda në Shkodër, kur gjysma e vendit është akoma nën ujë, ndërkohë që dëmi llogaritet në rreth 100 milion euro - edhe një shteti të fuqishëm perëndimor do i dridheshin leqet nga kjo vlerë.

Për të amortizuar disi këtë situatë të rëndë për qeverinë (dhe të favorshme për opozitën), ndoshta është menduar të ndikohet mbi opinionin publik në një drejtim sensitiv për të, siç është futbolli europian, aq i rëndësishëm për shqiptarët. Dhe po të shikohet me vëmendje, direkt pas ngjarjes në stadium, pati një reagim spontan (mëse shpirtëror) të mbarë medias naive të Tiranës, që e etiketoi në korr fikjen e dritave si "skandal", "sabotim" etj. (u duk sikur papritur vendi u kthye 30 vite pas), ndërkohë që një termonologji e tillë nuk u përdor asnjëherë gjatë kohës së përmbytjeve, kur digat ishin në prag të shkatërimit dhe vendi humbiste çdo ditë dhjetra milionë euro. Edhe qeveria i mëshoi fort kësaj linje, duke arrestuar dhjetra njerëz (ky është skandal në fakt), ndërsa nuk ka bërë asnjë arrestim për përmbytjet në Shkodër.

Me fjalë të tjera, tashmë njerëzit do merren për një farë kohë me çështjen e Realit, duke ndihmuar kështu qeverinë që kërkon spostimin e vëmendjes nga bëmat e saj.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar