Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Shakaja e ditës - Shkurt 2010

02. 02. 2010 nga Vëzhguesi

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim
qesh
  1. Dëgjuat për Ruzhdijen, fshatin e Fierit ku janë manipuluar kutitë e votitmi. Pra Fieri prap ters nxorri. Perveç tersit të Pojanit tani edhe tersi Ruzhdijes ishte mangut. Prit pak, Fieri ka dhe një ters tjetër, tersin e Berishës - Dritan Priftin.
  2. Ilir Meta tha se zgjedhjet e reja do bëhen më 2013, jo tani. Keni vënë re se Meta thotë gjithmonë të kundërtën, si tersi i Ruzhdijes..., oops, tersi Pojanit?
  3. A ju kujtohet tryeza e Presidentit për takimin Berisha - Rama? E bleu dje KE, në kuadër të projektit ''Shqipëria 1 euro''.
  4. Në Shqipëri përsëri përmbytje e madhe. Jo vetëm në veri por edhe në jug. Tani vetëm dy lajme vijnë nga Shqipëria: politikë e përmbytje. Varet nga moti. Kur bie shi del balta. Kur s'bie shi del Sala... Pra, bujrum në Ferr.
  5. PS do hyjë të enjten në parlament. Pra, boj-koti mbaroi... A s'duket kjo fjala ''boj-kot'' si fjalë shqiptare? Une boj kot, ata bojn kot... ne bojm (marrim) kot.
  6. Dje i gjithë vendi ka pasur një blackout total, disa orë pa drita. Dritan Prifti tha se shkak ishte rrufeja... Rrufeja??? - Rrufeja s'bie në hale!
  7. Një blackout total ka patur dje në Shqipëri, por shpejt u sqarua problemi. Ministri Prifti kishte shtypur gabim butonin e dritave të tryezës së Presidentit.
  8. Beosj e morrët vesh që në Tiranë arriti delegacioni i KE-s për çeshtjen e kutive të votimit. Ilir Meta tha: "nuk i pres, janë komunistë".
  9. Te hënën në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se shqiptarët ishin krenarë më Të, sepse një student shqiptar në Amerikë kishte thënë se "jam krenar me Berishën". E kuptoni pse është lajm i mirë ky? I vetmi shqiptar që krenohet me Berishën jeton jashtë.
  10. Presidenti Topi u vlerësua nga delegacioni i KE-s si i vetmi politikan që ka përmbushur këshillat e Europës për çeshtjen e kutive. Natyrisht, Topit si lëviz karrikja (Muuuuu).
  11. Deklarata e kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për hetimin e zgjedhjeve e ka acaruar më keq klimën politike në vend. Pozita dhe opozita po e interpretojnë tërësisht ndryshe. Aq ndryshe, sa Kastrioti e Islami.
  12. Ilir Meta kundërshtoi sugjerimin ndërkombëtar për hapjen e kutive të votimit, dhe tha se bota le ti hapë për vete më parë, duke nënkuptuar SHBA-n. A s'po shembëllen tani Meta dita-ditës me Gazideden, me të vetmin ndryshim, qe akoma s'ka rrahur Arben Imamin.
  13. Sipas PS-s, po të hapen kutitë, Ilir Meta humbet mandatin e deputetit. Që do të thotë se kutitë e Metës janë manipuluar. Imagjinoni, Meta edhe pa mandat deputeti u bë Ministër i Jashtëm e zv/kryeministër. Po Berisha - kryeministër?
  14. Në Tiranë u festua 19 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ose siç Enveri e thoshte ndryshe atë, ''një bije mijra ngrihen''.
  15. E morët vesh që vodhën zyrat e G99-s? Kishin marrë vetëm kompjutera. Lajm i mirë është se qeveria ka bërë përparime në këtë drejtim. Në '97 i digjte.
  16. Në makinën e kryetarit të PS-s Vlorë është gjetur një bombë. PS akuzoi qeverinë për represion, por Al-Qaeda nuk e morri përsipër.
  17. Tre lajme jo-të-mira vinë nga Shqipëria. (1) Opozita vazhdon të akuzojë qeverinë për manipulim zgjedhjesh; (2) G99-s iu grabitën zyrat; (3) Makinës së Kryetarit të PS-s Vlorë i vunë bombë... E kuptoni çdo të thote kjo? S'paska vdekur Gazidede.
  18. Sipas një sondazhi të “Gallup” shqiptarët e Shqipërisë dhe kosovarët janë më të lumturit nga të gjithë vendet e rajonit. OK, "jo viza për ju".
  19. A s'jeni mërzitur nga kjo puna e kutive të votimit? Berisha thotë nuk i hap se kështu ka vendosur gjykata. Ju besoj s'e hani këtë. Ne e dimë si janë gjykatat për Berishën. Si prostitutat për Berluskonin - vajza shqiptare.
  20. A s'ngjan pak Kastriot Islami me Hamza Kastriotin. Emrat e ngjashëm, të dy tradhëtarë... Nejse, mos egzagjerojmë, se pastaj i bie që Skëndërbe është Rama e Sulltan Berisha.
  21. Kastriot Islami tha se do pres deri më 6 mars për tryezën e Presidenit, pastaj do hyj në Kuvend. OK, po 7 Marsi është e djelë! 8 Marsin e ka pushim. Kur do hyj?
  22. Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e fundit të qeverisë se do e bëj Shqipërinë superfuqi në infrastrukturë. Keni vënë re që Berisha thotë gjithmonë do bëj këtë e do bëj atë, e s'bën asgje. Si puna e atij që "as s'ta bën e as s'të lëshon" (zakon pleqërie).
  23. E morët vesh që TV Klan ka punësuar Ylli Pangon? Tani u bënë tre: Frangaj, Fevziu e Pango. E kuptoni çdo të thotë kjo? Klani edhe zyrtarisht është "gay".
  24. Gjatë një mitingu në Elbasan, Edi Rama deklaroi se do kërkonte zgjedhje të parakohshme n.q.s. kutitë nuk hapen. Të parakohshme...? Po nëse nuk i njeh zgjedhjet e mëparshme, këto duhet të jenë të pas-kohshme (muuuuu) - "prit gomar të mbij barë".
  25. OKB i ka kërkuar qeverisë shqiptare të përpilojë një raport të hollësishëm se çfarë ka bërë 5 vitet e fundit për të ulur numrin e vrasjeve, krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet etj. Besoj e kuptoni sa i plotë do kishte qenë raporti nëse OKB do i kërkonte qeverisë të kundërtën.
  26. Sa shumë po përgojohet edhe shakaja e Berluskonit me Berishën! Ai u tregua i sinqertë kur tha se mirëpret vetëm prostituta nga Shqipëria, d.m.th. anëtarë qeverie.
  27. E dëgjuat që Argita Berisha është shtatzënë me fëmijën e katërt. Ajo ka tre vajza dhe pritet të lindë një djalë. Besoj e merrni me mend si do ia ve emrin? - "Leka i Parë".
  28. Argita Berisha tha se është shumë fetare dhe se martesën e kishte bërë në xhami, fshehurazi. Këtë s'e kuptoj unë. Edhe shumë fetare dhe në xhami hyn fshehurazi? Ndoshta e ngatëron me selinë e PD-s.
  29. Opozita tha se do i "ngrij" protestat sepse do merret me tryezën e Presidentit. Kjo fjala "ngrin" ngjan me atë të Berishës, "do ju ngrij buzëqeshjen". Me ç'duket opozita po e "ngrin" vetë tani "buzëqeshjen".
  30. Besoj e morrët e vesh që tryeza e presidentit dështoi, nuk solli rezultat. Nejse, lajm i mirë është se do ketë një tryeze tjetër. Këtë rradhë në shtëpinë e Pangos.
  31. A ju ka rënë në sy sa është shëndoshur Ilir Meta? Shumë tule... A s'ngjan pak me Beqir Ballukun? Koka e madhe, bythët gjithashtu... I vetmi dallim është se Beqiri u pushkatua nga Enveri, kurse Meta punon për Enverin.
  32. Ilir Meta tha se maxhoranca është e hapur për çdo lloj hetimi, por pa cënuar vendimin e gjykatës. Që do të thotë se kutitë nuk do hapen. Dhe Meta duhet marrë "seriozisht", e mban atë që thotë - si në fushatë.
  33. Sot është Shën Valentin, apo siç politikanët shqiptarë e quajnë ndryshe atë, dita e burrave të martuar me dashnore.
  34. Në emisionin e Fevziut të para dy ditëve Nano tha se: "Më konsekuenti që ka absorbuar investimin tim për një pasues ka qenë zoti Meta". Por meqenëse Meta e keqkuptoi një gjë të tillë, dje Nano sqaroi se bëhet fjalë për kreun e PS-s, jo për Xhoanën..
  35. Dy kryeministrat më të moshuar të Europës, Berlusconi e Berisha, u takuan të premten në Romë, ku biseduan për panjolinet e viagran.
  36. Tryeza e Presidentit është një ditë pas fillimit të Lojrava Olimpike, dhe një ditë para Shën Valentinit. E dini pse? Që të mos e shoh njeri.
  37. E keni vënë re se tani për kutitë e votimit flet vetëm zj.Topalli, jo Berisha. Eshtë kjo ndonjë strategji, apo Topallit i erdhën këmbët!
  38. Në malin e Dajtit është zbuluar një varr masiv me 9 viktima që i përket të pushkatuarve të komunizmit.... Vetëm 9 viktima!!! Sa kemi avancuar ne sot.
  39. Parlamenti po diskuton një projektligj që 29 Nëntori 1944 të jetë ''Ditë e Kujtesës''. Ditë e Kujtesës së kujt? Të komunizmit? S'ka nevojë, shohim qeverinë.
  40. Në një intervistë Kastriot Islami tha se opozita duhet të hyj në Parlament e të hetoj zgjedhjet - sic thotë Berisha. Tha se është kundër Ramës - si Berisha. Eshtë aleat me Nanon - si Berisha. Pi viagra - si Nano e Berisha.
  41. Në një intervistë për ''News 24'' zonja Topalli tha se kutite nuk do hapen kurrë, dhe se tryeza e Presidentit është e rëndësishme sa fotot e tij.
  42. Më 14 shkurt është Dita e të Dashuruarve. Berisha e Rama do takohen që më 13.
  43. E morët vesh pse Presidenti e ndryshoi ditën e tavolinës nga 14 shkurti (Shën Valentin) më 13 shkurt? Që të mos jenë nën efektin e viagras.
  44. Në një intervistë për Deutsche Welle, Ilir Meta tha se maxhoranca e djathtë... Prit pak. E morët vesh që Meta i ka kërkuar Berishës postin e kryeministrit?
  45. PS deklaroi se mandatet e deputetëve të saj nuk mund të hiqen sepse janë mandatet e shumicës së shqiptarëve (...e ka fjalën për shqiptarët e kutive).
  46. Një lajm i mirë nga Tiana. Berisha do i hapë kutitë e votimit. Lajm i keq është se s'do Kastrion Islami - kishte blerë kostum të ri për parlament.
  47. E morët vesh kur do filloj tryeza e Presidentit? Më 14 shkurt, për Shën Valentin. E kuptoni çdo të thotë kjo? Më në fund do marrim vesh se kush është mashkulli.
  48. Berisha përsëriti edhe një herë se do u bëjë socialistëve atë që u ka bërë baballarëve të tyre. Analizën e urinës.
  49. Fatos Nano në një intervistë për Fevziun tha se ai i kishte përzënë bllokmenët me bisht ndër shalë nga PS... te PD.
  50. Rama tha se do ketë protesta nëse tryeza e presidentit dështon. Por problemi është se Rama quan dështim atë që Berisha quan sukses. Pra bujrum në Big brother Albania.
  51. E morët vesh kush fitoi eksklusivitetin për të xhiruar tryezën pozitë-opozitë tek Presidenti? TV Klan. Do japë vetëm finalen, më 30 shkurt.
  52. Kryetarja e parlamentit Topalli u kërkoi deputetëve të PS-s të dorëzojnë makinat, sepse s'kanë hequr fotografinë e Presidentit.
  53. Kryeministri Berisha i tha ministrit të shëndetësisë Vasili të zhdukë korrupsionin në shëndetesi. Kjo tani po ngjan me vaksinën e gripit. Virusi do të vras virusin.
  54. Edi Rama tha se do ulet në tryezën e Presidentit për të hapur kutitë. Ndërsa Berisha tha dje se kutitë nuk do hapen kurrë. Ok, me çduket sivjet tryeza e presidentit do zëvëndësoj "Big brother", politikë e sex.
  55. Ministri i energjitikës Prifti u ka kërkuar bankave të japin kredi për hidroçentralet, sepse paratë e qeverisë i'a dha lumit.
  56. Në Tiranë po përgatitet tryeza e Presidentit për takimin pozitë-opozitë. Lajm i mirë është se ata e pranojnë tryezën. Lajm i keq është se s'pranojnë mbulesën.
  57. Kastriot Islami tha se 5 deputetët e PS do hynë në kuvend, se aty janë grumbulluar gjithë kundërshtarët e Ramës. OK, s'shkonte më edhe Kastriot edhe Islam.
  58. Sabri Godo tha se kutitë nuk duhet të hapen se vendi shkon në zgjedhje të reja. Ehhh pleqëria e shkretë. Po nxjerr tani ç'i ka thënë Berisha në konfidencë.
  59. Berisha tha se do ankohet në Strasburg për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e dosjeve. Me siguri se ka marrë vesh mirë vendimin. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin e spiunëve!
  60. Rezoluta e KE-s sikur i ka hedhur benzinë zjarrit, sepse politikanët shqiptarë po zihen edhe më keq tani. Kësaj i thonë, hedh KE një gur në lum dhe asnjë s'vrapon ta gjejë.
  61. Grupi i deputetëve socialistë kundër Ramës tha se do hynte në parlament për të hetuar zgjedhjet. Tani të gjithë kundërshtarët e Ramës do grumbullohen në kuvend. Me siguri hetimi do jetë shumë i shkurtër.
  62. Berisha e quajti ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë rezoluten e KE-s, dhe tha se "kutitë kurrë nuk do hapen, edhe sikur bar të hamë".
  63. Mungesa e 2/3 në kuvend po e bën të pamundur votimin e ligjit të martesave mes gay-ve. E kuptoni tani pse duan të hynë në parlament 5 deputët e PS-s.
  64. Berisha tha se do jetë kryetar i Komitetit kundër krimit, trafiqeve, korrupsionit e terrorizmit.... Prit pak. A s'ka këtu konflikt interesi me detyrën e kryeministrit?
  65. Dje KE miratoi një rezolutë që kërkon hetimin e zgjedhjeve dhe mbarimin e bojkotit të opozitës, duke u dhënë të drejtë të dy palëve, ose, "budallenjve hapu rrugën".
  66. Gjykata Kushtetuese ka anulluar marrëveshjen e qeverisë Berisha me Greqinë për kufirin detar, që njihej ndryshe si "Shqipëria zero euro".
  67. Kryeministri Berisha tha se policia e shtetit është kapur nga mafia. Ose siç Berisha e quan ndryshe atë, koalicion qeveritar.
Autori

Komente

E c'mund te presesh nga i nipi

19. 02. 2010 nga Anonim, 22 javë 6 ditë para
Koment id: 180

E c'mund te prsesh nga i nipi i kriminelit dhe armikut me te madhe te kombit Shqiptar ,Mehmet Ismail ShehuKastriot Islami,qe me djallezi ka vene edhe emer katolik,por mbiemrin e mbane akoma arabik.Fisi i tyre njihet me katragjysh si agjenture e tuqeve,serbeve dhe ruseve.Aleksandri-student,Angli.

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA