Skip to content

Autostrada Prizren - Prishtinë

08. 02. 2010 nga Faik Miftari

Version i përshtatshëm për printim

Table of Contents:

Në aspektin ekonomik, kostoja e ndërtimit të autostradës Prizren – Prishtinë do të kishte më pak harxhime, pothuajse gjysmën e mjeteve të parapara sipas parallogarisë së parë, pasi që do të ishin vetëm 70-80 km në krahasim me projektin e tanishëm prej 110-120 km të parapara të autostradës Vërmicë – Merdar. Kjo shumë do të ishte shumë më e kapshme edhe për buxhetin e Kosovës pasi që nga rreth 800 milion euro, duke marrë për bazë një çmim më të arsyeshëm për ndërtimin e saj, pasi që edhe reliefi i tokës është më i përshtatshëm kundruall asaj në Shqipëri, shuma totale prej 400 milion euro do të ishte më lehtë e përballueshme për buxhetin e Kosovës, nga e cila do të mund të hyhej në marrjen e kredisë prej 200 milion euro, ndërsa gjysma tjetër do të mund të financohej nga buxheti i Kosovës gjatë 5 viteve të ardhshme nga 40 milion euro në vit. Përndryshe do të ishte luks i madh dhe i papërballueshëm për buxhetin aktual të Kosovës, duke marrë parasysh këtë zhvillim ekonomik aktual, ku gjatë vitit 2010 planifikohet që Kosova të arkëtojë të hyra vetanake, kryesisht nga doganat, tatimet dhe taksat e ndryshme prej 900 milion euro, maksimalisht do të kishte mundur të arkëtoj edhe rreth 100 milion euro tjera, po të kishte në kontroll dy portat në veri të Kosovës, në Leposaviq dhe Zubin Potok, sipas së cilës vlerësohet se humbjet e gjithëmbarshme brenda vitit 2010 mund të shkojnë edhe gjer në 100 milion euro në total nga moskontrolla dhe kontrabandimi i mallërave,ndërsa gjatë vitit 2010 janë planifikuar shpenzimet(të dalat) prej rreth 1,5 miliard euro. Në rast se sivjet ky dallim do të mbulohet me pjesën e mbetur të pashpenzuar të buxhetit të vitit të kaluar, dhënies me koncesion të aeroportit të Prishtinës, shitjes së PTK-së, apo edhe të KEK-ut, po, athua se si do të mund të mbulohet ky disproporcion i buxhetit gjatë vitit 2011, kur nuk do të mbetet pothuaj se asgjë më çfarë të shitet apo të epet me koncesion prej projekteve kapitale të Kosovës. E të hyhej në kredi(borxh), gjer në fyt është tepër e rrezikshme dhe e papërballueshme për qytetarët e Kosovës, pasi që shumë më lehtë është të marrish kredi(borxh), por shumë më e vështirë dhe më dhimbshme është të kthehej kredia(borxhi), edhe atë me kamatë.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe Parlamenti i Kosovës shumë i arsyeshëm në vendimin që do të marrë për autostradën, të cilin pastaj atë vendim që e merr Parlameti i Kosovës qeveria e Kosovës do të duhet të zbaton dhe të realizon atë në praktikë.

Do të përfundojë këtë analizë me thënien e njohur të Faik bej Konicës ”Ky popull nuk mësohet, nuk kulturohet, nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës”.

Autori