Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Kriza e vetëdijes së shtetit

17. 02. 2010 nga Gjon Keka

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

Rëndësia që ka demokracia në jetën dhe funksionalitetin e një shteti demokratik dhe kushtetues janë thelbësore për të ardhmen e paspekulueshme të perspektivës së saj dhe shtetit ne proceset e tij historike.

Edhe pse nukë shtë asgjë e jashtzakonshme nëse spekulimet rreth perspektivёs sё shtetit demokratik dhe kushtetues mund tё shёrbejnё pёr njohjen mё tё mirё tё gjendjes sё saj tё tanishme, sepse në këtë mënyrë këto mund tё hapin shtigje qё gjenden para çdo zhvillimi tё mёtejshёm tё historisё së kombeve për ballë jetës së tyre demokarike dhe shtetndërtuese. Nga kjo mund të thuhet se pikërisht këto shtigje do të mund të ofrojnё njёkohёsisht edhe njё pikё referimi pёr hyrje nё tё ardhmen, apo më mirë njё lloj parmaku, nё tё cilin mund tё mbështeten tё gjithё ata, tё cilёt merren me parashikimin e tё ardhmes së demokracisë dhe shtetit kushtetues në proceset e tyre historike.
Ndërkaq siç mësojmë nga historia e sistemit dhe mendimit politik të qeverisjes ku nënvizohet qartë se deri më sot nuk janë shënuar procese që kanë si qëllim perspektivën optimiste nё lidhje me tё ardhmen e demokratizimit në vendet e sapo bëra shtete (në këtë rast edhe shtetin e ri të mbykqyrur të Kosovës) apo edhe të atyre që janë në proceset e mesme të valës së demokratizimit. Siç dihet deri më sot nuk kemi arritur të shohim të ketë ngjarë një revolucion botëror i demokracisë sepse vendet që sapo e kanë përqafuar këtë sistem politik kanë rënë ose në gjunjë të saj duke mos arritur ta fusin në jetën e kombit të tyre respektivisht shtetit ose janë rrëzuar ne mesin e rrugës, ndërsa nuk do të thotë se ky revolucion nuk do të ndodhë sepse kombet e kanë kuptuar tanimë se pa një demokraci të shëndosh dhe te rrënjosur në thellësin e qytetarit dhe të administratës shtetërore nuk do të mund të kenë të ardhme të përbashkët me kombet demokratike dhe zhvillimet ndërkombëtare në përgjithësi. Politologu i njohur amerikan Francis Fukuyama jo rastësisht bënë me dije botës në proceset e saj të demokratizimit dhe zhvillimeve tjera brenda sistemit të mendimit politik dhe shtetëror se „duhet të jemi të kujdesshëm të dallojmë kushtet kalimtare nga ato të përhershme“, ndërsa në lidhje me "revolucionin botёror demokratik" si dhe të ardhmen apo perspektivën e demokratizimit Fukuyama tregon qartë se ideologjia e vetme koherente që gëzon ligjshmëri të përgjithshme në këtë pjesë të botës mbetet demokracia liberale, ai pra qartë vë në spikam gjendjen e botës përballë vetvetes në ndërtimin e sistemit të saj liberal dhe të mbështetur në themelet e demokracis së mirëfilltë. Gjithashtu ai tregon se megjithkëtë „shumë popuj të këtij rajoni nuk do të kalojnë në demokraci në këtë brez, ata sigurisht se do ta bëjnë atë në brezin e ardhshëm. “Ai shpjegon gjithashtu se „kalimi i Europës perëndimore në demokraci liberale gjithashtu ishte i gjatë dhe i vështirë por ky fakt nuk e pengoj asnjë vend në atë rajon ta përfundojë rrugën. “Nga kjo mund të kuptojm se popujt që nisin këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë duhet që të largojnë gishtin nga të tjerët dhe të fillojnë ndryshimin rrënjësor në vetvete duke u nisur ngë shteti dhe institucionet e tyre, sepse siç nënvizon Fukuyama „ndryshimi niset në shtet dhe jo në shoqëri“. Sidoqoftë duhet theksuar se qysh para rёnies sё murit tё Berlinit dhe byrove politike nё pjesё tё ndryshme tё botёs duke u nisur kështu që nga idealizmi kategorik dhe iluminist i filozofit më me ndikim Imanuel Kantit, pastaj vrulli moral i idesё sё tё drejtave dhe lirive tё njeriut. Pastaj pas rёnies sё alternativave socialiste-komuniste, politologu dhe mendimtari amerikan Francis Fukuyama paralajmёroi "fundin e historisё" duke u nisur kështu nga filozofi i njohur idealist gjerman Georg W. F. Hegel dhe teoria e tij historiko-filozofike e pёrparimit tё pandalshёm dhe permanent nё vetёdijen, vullnetin për të kuptuar konceptin e lirisё si dhe të barazisë në përgjithësi si të individit ashtu edhe të proceseve historike të kombeve - shteteve dhe të njerëzimit në përgjithësi. Tanimё edhe pse është i njohur fakti se pavarësisht nga shpjegimet dhe porosit e mendimtarёve tё mёdhenj, zhvillimi botёror po merr njё rrjedhё mё komplekse dhe tё veçantё, por edhe të afërt me atë që nënvizonte mendimtari politik amerikan Francis Fukuyama rrethë demokracië liberale si ideologji koherente dhe e vetme në shpjegimi dhe ndërtimin e proceseve të një botë që bazohet dhe e ka legjitimuar këtë sistem të përshtatshëm politik të qeverisjes.

Autori

Komente

Te gjithe artikujt tuaj o

19. 02. 2010 nga Anonim, 22 javë 5 ditë para
Koment id: 182

Te gjithe artikujt tuaj o Zoti Gjon Keko jane te mbushura plote deagogji.Ju merrni persiper te thoni dicka te MADHE qe nuk e kane thene te tjeret dhe nuk arrini te thoni dot as gjera te thjeshta qe njerzit i dine tash 2000 vjet.Demagogjise tende i ka ikur koha dhe tani eshte bere bajate.Zoti te dhente ment e nuk shkruan me marrezira,por shikone punen tende.Jena lodhe me njerez si ju.

Aroni,France

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA