Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Besëtytnitë turke dhe poshtërimi i shqiptarëve

28. 02. 2010 nga Ndue Ukaj

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

  • Besëtytnitë turke dhe poshtërimi i shqiptarëve
  • Faqe 2

Mohimi është forma më e egër e poshtërimit. Madje, nëse e analizojmë drejt, pa ekuivokë e ambiguitete, mohimi është poshtërim më i skajshëm që shkon deri në përbuzje, rrënim, përjashtim, tendencë për zhdukje dhe çka jo tjetër.

Politika turke karshi shqiptarëve, është kryekreje duke promovuar asilloj tezash, të cilat, esencialisht janë teza të mohimit, së këndejmi edhe të poshtërimit të skajshëm, të asaj që është ekzistencë fizike e shpirtërore, pra mohim i plotë i etnisë shqiptar dhe historisë reale të tij. Andaj si të tilla, duhet të merren si të rrezikshme. Këtë kambanë alarmuese e patë sinjifikuar qysh para tre vjetësh Arbër Xhaferi, me artikullin Pasojat e akraballëkut, të botuar në disa të përditshme shqiptare, artikull ky i cili zgjoi interesim të madh dhe debate ndër shqiptar. Xhaferi me shumë argumente stigmatizoj këtë politikë turke të mohimit. Ajo çfarë është e vërtetë, poshtërimi turk ndaj shqiptarëve viteve të fundit, çdo ditë e më shumë po nxjerr krye dhe po bëhet më i vrazhdë, më imponues, sidomos përmes diskursit të politikës qeveritare turke, që nuk rresht së mohuari ekzistencën etnike të shqiptarëve dhe duke e kamufluar atë me gjoja “koekzistencën” historike, një gënjeshtër kjo e kulluar, që është një besëtytni e trilluar e shtetit turk, politikës turke dhe elitës intelektuale turke. Ndërkaq, e vërteta historike është krejtësisht tjetër, është e kundërt, sepse marrëdhëniet turko-shqiptare, asnjëherë nuk kanë qenë e as që do jenë vëllazërore, ndërkaq dihet botërisht se shqiptarët nuk kanë bërë koekzistencë me perandorinë turke, asnjëherë, mirëpo kanë qenë, për fat të keq, të shtypur, të persekutuar barbarisht, të shkatërruar fizikisht e psikologjikisht nga Turqia dhe politika e saj hegjemoniste ndaj shqiptarëve, që u përpoq të zhbëj çdo gjë shqiptare për shumë shekuj. Për këtë, ka aq shumë argumente, sa është e pakuptimtë të përmendën me këtë rast.

Në të vërtetë, për poshtërimin si fenomen politikë, kulturor e historik në Ballkan, ka shkruar edhe shkrimtari Ismal Kadare në një sprovë të shkëlqyer eseistike, në librin Poshtërimi në Ballkan (Onufri, 2004). Autori këto me mjeshtëri diskuton dukurinë e poshtërimit dhe vë në spikamë faktin se tendosjet dhe dramacitet në këtë pjesë të botës, kanë një rrjedhojë edhe nga poshtërimi, si instrument i përdorshëm, i drejtuar veçmas kundër shqiptarëve dhe ekzistencës së tyre etnike e historike. Shkrimtari Kadare shenjat e poshtërimin i koncepton në kontekstin e racizmit dhe sipas tij, poshtërimi bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone.

Pra, nuk ka gjë më të ulët se poshtërimi i një kombi. Ky poshtërim, në formë të përbuzjes, mohimit, shqiptarëve po ju bëhet nga Turqia, e cila duke i identifikuar me fenë dhe historinë, po pretendon shqiptarët t’i paraqes para botës si pjesë të një trungu. Kjo politikë për shqiptarët është tejet e dhimbshme.

Tendencat turke karshi shqiptarëve ngritën mbi dy elemente, shumë të paqëndrueshme, mirëpo psikologjikisht të rrezikshme, fenë dhe historinë. Duke i përdor këto dy kategori, shteti turk sajon argumente të marra, për gjoja bashkë-ekzistencën historike dhe ndarjen e fateve përgjatë historisë, duke harruar faktin se, siç shkruan filozofi Karl Poperi, “Besimi në fatin historik është një besëtytni e kulluar”. Këtë besëtytni të kulluar, po e sajojnë si tezë politike politikaj nga Turqia, të cilët, kund përmes ministrit të tyre të jashtëm Ahmet Davutoglu, apo zyrtarëve tjerë, predikojnë një vëllazëri me shqiptarët, për marrëdhënie vëllazërore, që realisht nënkuptojnë mohimin, poshtërimin, sepse etnitë nuk kanë marrëdhënie vëllazërore. Ja vlen të përmendim si shembull popujt skandinav, të cilët janë pjesë e një trungu gjenetik, mirëpo nuk i thonë njëri- tjetrit vëllezër. E jo më shqiptarët dhe turqit?

Shteti, i ashtuquajtur modern turk, në vend se të ndjehet fajtor për një politikë shfarosëse që ka ndjekur karshi shqiptarëve nëpër shekuj, të kërkoj falje, ai nuk rresht së hapuri teza të marra, që në fund të fundit, s’janë gjë tjetër përpos sajesa të një politikë që ka perënduar tash e një shekull. Mirëpo, këto tendenca dhe teza janë aq të rrezikshme sa vetë politika hegjemoniste turke, që rikthimin politik në skenën ndërkombëtare, do ta bëjë, ndër tjera, duke mohuar ekzistencën e kombit shqiptar, pra duke e përbuzur atë tmerrësisht keq, për interesat e saj gjeostrategjike. Ndërsa, para kësaj sfide dhe hegjemonie, politika shqiptare është shumë inerte, inferiore dhe, ndoshta djallëzisht tolerante.

Para një kohe, një ministër i kulturës nga Danimarka, kur bëri një vizitë në Irlandë, kërkoj falje për shkatërrimit barbare që kishin bërë Vikingët para qindra vitesh në Irlandë dhe kulturën fizike irlandeze, gjatë rrugëve të tyre të plaçkitjes nëpër botë. Ky gjest kaq madhështor tregon se çfarë domethënë një shoqëri e emancipuar, një politikë që të kaluarën negative e pranon si të tillë dhe ndjehet, madje edhe pas qindra vitesh, fajtore. Turqia në vend se të ndjek shembuj të tillë, bëhet antipod dhe promuvuese e politikave jo emancipuese, të vjetra, sterotipepeve primitive.

Në fakt, ashtu sikur shteti danez, do të duhej të vepronte edhe Turqia, të kërkoj falje për shkatërrimin që i bëri Shqipërisë, për shkatërrimin e qindra kishave, bibliotekave, për tjetërsimin e historisë, fesë, për vrasjet barbare, për pengimin e gjuhës, fesë, shkollimit, për internime, etj.

Po të krahasojmë gjestin kaq fisnik, të kombit fisnik danez, me gjestet e politikës turke dhe diskursin e saj karshi shqiptarëve, do të shohim se shteti turk sot është një kosh mbeturinash të së kaluarës, të një politike që ushqehet nga pasione të sëmura të drejtuara ndaj qenies dhe qenësisë shqiptare. Kjo është një politike aspak emancipuese dhe krejtësisht kundër trendëve moderne europiane, ku, gjoja po na synoka të hyjë Turqia jodemokratike.

Autori

Komente

I nderuar Z. Ukaj e lexova

02. 03. 2010 nga Anonim, 21 javë 1 ditë para
Koment id: 185

I nderuar Z. Ukaj

e lexova shkrimin tuaj dhe me duket sikur paraqet nje realitet te cilin personalisht nuk e njoh. Nese per ta shkruar jeni nisur me qellime te pastra patriotike, per kete ju pergezoj dhe uroj qe te vazhdoni punen per te kontribuar me teper por jam gjithnje e mendimit qe me mire shkrimtari te merret me letersi e historiani me histori. per te shkrujtur nje artikull te tille duhet qe te bazohesh ne burime te sigurta historike me teper sesa te hedhesh ne leter mendime krejtesisht personale....po ja u them kete sepse kam lexuar goxha libra historik nga shkrimtar te ndryshem dhe e njoh realitetin e politiken turke aktuale shume mire. dhe une jam patriote e flaket, por sic thote populli `rri shtrember e fol drejt`.
termin `poshterim` nuk e di pse e perdorni sepse turqia eshte mbase i vetmi popull qe ne nivelin nderkombetar, qe nga lufta e pare boterore nuk ka dale asnjehre ne krah te kundert me shqiperine dhe jo me ta poshteroje....termi `turq` qe perdorni nuk vlen per vitet qe po flisni sepse ajo ishte perandori shumekombeshe osmane dhe populli ishte `osman`... sa per politiken qe ka ndjekur perandoria mjafron t`ju permend se ta pakten 30 vezir te sulltanatit kane qene shqiptar. figura te njohura si Ismail Qemali, Sami Frasheri, Turhan Pasha, Ali Korca, kush ka studjuar ne perandori e kush ka pasur post te larte ne kabinetin qeveritar te perandorise....Shqiperia jo qe nuk eshte rrenuar nga osmanet por shume qytete si Berati e Shkodra kane qene qytete me emer ne ballkan dhe shumica e ndertesave karakteristike te shume qyteteve shqiptare e kane origjinen nga e njejta periudhe....kishat dhe ikonat nuk iu jane ndaluar shqipetareve (mbase e ngaterroni me kohen e komunizmit)....sa per historine qe tregojne turqit, ajo nuk perfshin elemente keqadashese, por shumica e historianeve turq deklarojne qe perandoria osmane ishte perandori jo vetem e paraardhesve te `turqve` te sotem por e te gjitha shteteve brenda saj, kjo tregohet me perfshirjen e shume figurave te huaja ne dikasteret me te larta qeveritare, ushtarake e ekonomike te asaj kohe....pretendime kundrejt shqiptare nuk besoj te kene sepse Turqia ka mjaft toka, popullsi e probleme sa nuk pretendohet te kete synime kundrejt Shqiperise me teper se nje mbeshtetje qe mund t`i japi atje ku te kete mundesi.
jam shume koshiente qe ka bere gabime ne politike perandoria osmane karshi nesh por asnje nga ato qe permendni ju s`me duket e baze. bejne mire HISTORJANET tane te merren me keto ceshtje dhe per ta nxjerre historine tone te sotme nga legjendat e komunizmit te kerkojne te vertat nga arkivat e shtetit turk, gje e cila do ishte me shume vlere per shtetin tone.
uroj qe mos te shohim `arnat` e te tjereve por `plaget` tona. nese kemi probleme sot, kjo eshte prej nesh, s`kemi ditur te mbrojme, qeverisur dhe perparuar kombin tone, dhe mesa duket teorite `demokratike perendimore` te huazuara allashqiptarce, na kane sjelle atje ku jemi.

ju sugjeroj te lexoni `Rete dhe Guret` nga Petro Marko, librat me kujtimet e Ali Korces...e te historianeve qe mund t`ju informojne me sakte. perndryshe, nje keqinformim ose mungese informacioni mund te demtoje e te shtremberoj te verteta te dukshme. e per me teper t`i botosh keto shkrime ne gazeta eshte e pafalshme,

perzemersisht
E. Jahja

Kete prapambetje e kena peshqesh nga turqit or ti

02. 03. 2010 nga Anonim, 21 javë 1 ditë para
Koment id: 187

Ti E.Jaha a je shqiptar apo halldup.
Tan shqiptaret thojn turqit na kan shkatrue per 5oo vjet.ti grin lakna.
Ti Jahu flet per historiant te marin udhezime ne Stamboll.
Zotnia Uka ka shkrujt realitetin.Ti Jahu enderon akoma sulltan Muratin.

S.Barbullushi

30 veziret shqiptar

03. 03. 2010 nga Anonim, 21 javë 1 ditë para
Koment id: 188

Edhe ne perandorine sllave ka pasur vezir. shqiptar: Ali Shukria, Sinan Hasani, Fadil Hoxha, Rrahman Morina, Azem Vllasi ...etj A domethene kjo se pernadoria sllave ishte mike e shqiptareve?
N.Aliu

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA