Qe pas revolucionit grek dhe shpalljes se pavaresise se Greqise, qendrimi i ketij shteti fillimisht ndaj shqiptareve dhe me vone edhe ndaj shtetit shqiptar, ka levizur gjithmone ne diapazonin nga jomiqesor deri ne shovinist agresiv, me pretendime here te hapura e here te fshehura, sidomos ndaj jugut te Shqiperise. Sipas nje hipoteze, (e cila do te ishte nje teme e bukur doktorate per ndonje historian shqiptar), perpara Revolucionit Grek, mendimtare patriote shqiptare dhe greke kane punuar se bashku per hartimin e nje platforme per clirimin e te dy vendeve nga Turqia, e cila nenkuptonte edhe nje bashkerendim te forcave deri ne fitoren e perbashket. Thuhet gjithashtu se u ra dakord per te filluar me clirimin e Greqise, pas te cilit clirimi i Shqiperise do te ishte shume me i lehte, pasi ishte me larg Turqise dhe kishte edhe faktore te tjere favorizues. Ne kuader te kesaj marreveshje, shqiptaret i dhane tonin, mendjen dhe gjakun revolucionit grek, ne drejtim dhe pjesemarrje, duke u bere faktori kryesor per clirimin e ketij vendi. Si kujtese historike per kontributin shqiptar ne revolucionin grek, permendim se drejtuesit dhe luftetaret kryesore te revolucionit grek ishin shqiptare (sot heronj kombetar te ketij vendi), se ne seancen e pare te parlamentit grek eshte folur edhe shqip dhe se uniforma kombetare (shihni ushtaret greke tek bejne roje nderi perpara parlamentit te ketij vendi) ne te vertete eshte kostum kombetar i Jugut te Shqiperise. Fill pas fitores se revolucionit grek, ne plan te pare doli pabesia dhe dinakeria greke, (te njohura qe ne lashtesi, te cilat ne nje mase te madhe kane percaktuar dhe psikologjine e Perandorise Bisantine e njohur ne histori per intrigat makabre), te cilat u aplikuan ne 2 drejtime: Se pari, greket harruan teresisht premtimet e dhena per clirimin e Shqiperise dhe Shqiperia mbeti edhe 80 vjet nen sundimin turk. Kjo periudhe ka qene fatale per kombin shqiptar , per faktin se gjate kesaj periudhe, nga qe shqiptaret dhe historia e tyre ishin “mall pa zot”, greket iu vune punes dhe arriten te pervetesojne historine tone dhe per te perligjur kete vjedhje te paster historike vazhdojne edhe sot te kene pretendime territoriale mbi vatrat jashte kufirit grek, ku eshte prodhuar kjo histori. Se dyti, heronjte shqiptare te revolucionit grek ose u menjanuan, ose u vrane duke “i shperblyer” per kontributin e dhene dhe duke e bere revolucionin grek “nje ngjarje te paster greke”.
Pas pavaresise
Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne 1912 dhe deri pas mbarimit te Luftes se II-te Boterore, politika greke ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ka vazhduar ne 3 drejtime: spastrimi etnik i Camerise, pretendimet per Vorio-Epirin dhe perpjekjet per te penguar konstituimin dhe me pastaj per te kontrolluar Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Megjithese secili nga keto drejtime meriton analize ne vetvete (gje qe do ta zgjaste shume kete shkrim), permbledhtazi po jap vetem pikemberritjet e realizuara greke ne kete periudhe. Persa i perket Camerise, greket ne nje mase te madhe ia arriten qellimit per spastrimin e saj etnik. Greket deshtuan ne pretendimet e tyre per Vorio-Epirin, megjithese arriten te shpallin te ashtuquajturat “Republike te Vorio-Epirit” apo “Autonomi te Himares”, duke perfituar nga trazirat, kaosi dhe anarkia qe sundonte Shqiperine ne vitet e para pas pavaresise. Disfata e ketyre inisiativave greke ndodhi per 2 aresye: se pari nga kundershtimi dhe lufta qe bene shqiptaret patriote ne mbrojtje te viseve te tyre, dhe se dyti, nga mosperkrahja prej faktorit nderkombetar te kohes te ketyre inisiativave greke, i cili mbronte projektin e vet per Shqiperine dhe ne nje fare menyre nuk deshironte qe ti “bihej ne qafe” me tej ketij kombi. Persa i perket Kishes Ortodokse, kjo vecanerisht me kontributin thelbesor historik te Fan Nolit, mori tiparet kombetare shqiptare, me statut, objektiva dhe gjuhe kombetare te veprimtarive kishtare. Me tej, eshte Zogu qe ka merite historike ne raportet me Greqine, pasi per 14 vjet nuk pranoi asnje peshkop grek te emeruar nga Patriarkana greke, nje pervoje historike kjo, qe per fat te keq nuk u ndoq nga drejtuesit e Shqiperise ne fillim te viteve 90, gje qe solli ne krye te KOASH, ne kundershtim te hapur me statutin e saj dhe te interesave kombetare shqiptare, peshkopin grek Janullatos. Ky i fundit, krahas se qeni klerik dhe luftetar per ortodoksi , eshte nje dore e zgjatur e Greqise per te realizuar interesat greke ne Shqiperi. Ketyre viteve iu perket edhe sulmi italian mbi Greqine nga territori shqiptar (i pushtuar aso kohe nga Italia) gjate Luftes se II-te Boterore , i cili eshte perdorur nga Greqia per te mbajtur ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine per rreth 70 vjet. Sado absurd dhe pa baze juridike e historike qe te jete e te tingelloje sot ky ligj (absurditeti shtohet edhe me shume,pasi me kete vend kemi edhe Traktatin e Miqesise te firmosur nga presidentet respektive ne vitin 1996), ne optiken greke ky mbahet per nje logjike dhe qellim te caktuar. Thenia shekspiriane se “cdo marrezi ka logjiken e saj” ketu gjen vend me se miri. Kur qe nga lashtesia vjen shprehja “ua kam friken danajve [grekerve] edhe kur sjellin dhurata” cfare mund te thuhet kur mbajne ne fuqi ligje lufte?
Komente
Dërgo koment të ri