Skip to content

Maxhoranca VS. ''maxhorancës''

29. 03. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Parlamenti Europian u shpreh hapur se liberalizimi i vizave nuk do të ndikohet nga situata e destabilizuar politike në Shqipëri, duke nënkuptuar faktin, se bie apo nuk bie qeveria, vizat do liberalizohen nëse BE e shikon të arësyeshme. Kjo do të thotë se Perëndimi mbase nuk do të ndërhyj në "biznesin" e politikes shqiptare, apo te behet palë në ato zhvillime, në favor të njërës apo tjetrës palë.

Përplasjet e fundit për kutitë e votimit e kanë kapërcyer tashmë karakterin teknik të çeshtjes (të hapen - mos të hapen), duke nxjerr në plan të parë principin fondamental të ndershmërisë në zgjedhje, që do të thotë se pushteti aktual në Shqipëri mund të jetë okupuar nga njerëz pa mandat elektoral. Fakti që kutitë nuk po hapen flet për atë se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë manipuluar - jo dyshime më për këtë.

Qeveria nuk pranon të ri-numerojë votat, duke nënkuptuar se do e mbaj pushtetin me çdo kusht, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
Opozita thotë se do e rrëzoj qeverinë. Por maxhoranca reagoi duke thënë se "dara e ligjit" do godasë çdo akt dhune që synon të marrë pushtetin. Pra parashikon ndeshje.

Padyshim pushtetin nuk ta fal njeri, ai fitohet me zgjedhje të ndershme - ky është parimi fondamental i demokracisë. Nëse opozita pretendon se ka fituar zgjedhjet, por votat i jane manipuluar, atëherë duhet të kërkoj pushtetin - si kusht për të rivendosur demokracinë. (Edhe Amerika rrëzoi Nixonin në një rast të ngjashëm)

Në këtë aspekt, egziston frika se nëse qeveria bie dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të njëjtën "lojë", si opozita e sotme, mund të bëjë edhe koalicioni i Berishës ne opozitë - bojkot e protesta. Edhe mundet (Berisha e ka bërë dhe në të shkuarën një gjë të tillë), por kjo nuk do të thotë se pushteti sot të qëndroj në këmbë në mënyrë të dhunuar. Pushteti në demokraci i takon fituesit të zgjedhjeve, jo vjedhësit të tyre.

Autori

Komente

Flamur Bratila, (Deciq-1911)

03. 04. 2010 nga Anonim, 7 vjet 16 javë para
Koment id: 228

Zoti Gjadri!
Atdhetaret dhe idealistet e Kombit Shqiptar,megjithse nuk njihen fizikisht midis tyre te gjithe,por ata i bashkone IDEALI,ATDHEU,KOMBI,FLAMURI,GJERGJ KASTRIOTI YNE I MADHE NENE TEREZA DHE GJUHA JONE E BUKUR SHQIPE.Penen tuaj te rende e vleresojne shume te gjithe,sepse ne shkrimet e saj rrjedhe vetem KAUZA JONE E SHENJTE,SHQIPTARIZMA.Te uroje suksese.Mua me gjene ne c'do shkrim,ne c'do varg,ne c'do fjale e shkronje ku flitet vetem per interesat tona kombtare dhe trojet tona shqiptare qe vuajne akoma nen Mal te Zi,Serbi, Maqedoni e Greqi.

Po, ke shume te drejte...

05. 04. 2010 nga Anonim, 7 vjet 16 javë para
Koment id: 230

Te uroj pre fjalet e mencura dhe te sinqerta qe percjell. Eshte e vertete, ne cdo pjese te qenies sone, nese ne nuk ndihemi shqiptar, nuk meritojme dinjitetin qe na ka dhene kjo toke e cmuar dhe na ka falur pa hesap Nena jone Shqiperi. Ne kemi shume nevoje te trajtojme tema te tilla, te cilat jane shume delikate dhe te prekeshme nga cdo shqiptar (jo shqipfolesit, ata kurre nuk do te jene pjesa jone), sepse kemi nevoje per mendimin e njeri tjetrit, kemi nevoje per mbeshtetjen maksimale tek njeri tjetri. Vetem keshtu do te njohim veten tone dhe do te dime se ku te shkojme. Diku ne nje faqe interneti lexoja nje dite nje koment mbi separatizmin politik shqiptar. Sa do te deshiroja te mos ishte ashtu sic shkruan autori, por fatkeqesisht sot jemi ende ne nje pozite te veshtie, pavaresisht se koha e dy dekadave te fundit na e dha mundesine te bejme nje hap te rendesishem perpara. Ne shqiptaret po nuk u distancuam nga politikabajate dhe e rendomte e liderve te leqendisur shqiptar, do ta kemi shume te veshtire te ngreme koke ashtu sic e meritojme te jemi.
Gjithesesi, te falenderoj dhe te uroj gjithe te mirat, kushdo qe te jesh e kudo ku jeton
Tonini.

Nje dite do te na vije keq...

03. 04. 2010 nga Anonim, 7 vjet 16 javë para
Koment id: 227

Anonim
Kushdo qofsh, por mbeteshe patriot dhe atdhetar. E ke kuptuar mire lojen e ndyre politike qe po luhet ne kurriz te ketyre njerezve, te cilet e dine se kush jane, por nuk e dine se nga po shkojne. Fatin e tyre ua kane lene ne dore mafiozeve politike, te cilet e kane kapur njeriun shqiptar per fyti dhe po i marrin frymen. Nje popull qe fle gjum dhe nuk do te beje kurregje edhe sikur kallepin e bukes tia bejne 200 leke, edhe sikur trangullin qe ka 97 per qind uje tja shesin per mish. Vaj me det cfare behet. Keq me poziten e keq me opoziten. Te gjithe nje turi kane dhe jane monstra te keqija qe mendojne vetem per interesat dhe xhepat e tyre. Sa keq! Sikur ta dija se tere jeten do te zvarritet ky popull dhe mjekra ti behet plage, nuk do te me vinte keq, e sebashku me te edhe une. Kete qeverisje qe kemi meritojme derisa nje dite te kuptojme se po na udheheqin udbashet dhe greket. Si mund te lihet fati yne ne duar te tyre. Zgjohu o popull fatkeq dhe kerko zenitin tende, ndryshe nje dite do te te vije turp per ate qe ke bere. Edhe ne do te na vije keq dhe do te shajme me te drejte veten dhe njeri tjetrin qe nuk folem.
Falenderoj Kritiken per ngacmimin politik.
Tonin Gjadri

Nje popull si ai i Shqiperise

03. 04. 2010 nga Anonim, 7 vjet 16 javë para
Koment id: 226

Nje popull si ai i Shqiperise meritone vetem nje Qeveri si te Berishes,bile edhe me te keqe se kjo.O zot uroje qe Berisha te rrije deri sa te vdese ne ate karrike,me qellim qe te ngopet mire populli shqiptar i dale me zor nga Perandoria islamike Turke dhe nuk di akoma se c'far eshte liria,qytetrimi,europa e demokracia.Ky popull po shkone vet me deshire drejte "vellezerve tane" Arabo-Turq-Taliban.Berish!Aty rri se nuk meritone ai popull shtet qe akoma lideret ja emerone Beogradi,Athina dhe Moska.

Koment: Ik o njeri sa nuk eshte vone.

30. 03. 2010 nga Anonim, 7 vjet 17 javë para
Koment id: 223

E kuptoj artikullshkruesin. Problemi eshte i drejte. Pushteti i vjedhur nuk eshte legjitim. Nuk e kuptoj, nese eshte ndryshe, pse ka frike pozita te zhvilloje trasparencen e nevojeshme, e cila qeteson shqiptaret? Kush ka dy pare mend e kupton se ka te beje me nje lider problematik, qe vec pushtetit dhe perfitimeve te tij, nuk i intereson asgje. Ky lloj lidri nuk mund te shitet per demokrat dhe te tjeret duhet te besojne. Kur neuk ke gorrica ne becen tende dhe ha perdite prej tyre, do te thote se ketu kemi te bejme me nje hajdut. Keta lider jane te paturpshem. Atyre nuk u intereson zhvillimi i vendit, as rritja e reputacionit te Shqiperise ne arenen evropiane. Ata kane qellim ta mbajne peng Shqiperine dhe shqiptaret sa te jete e mundur, ndryshe mbeten ne klase perpara "mesuesit" te tyre. Ky eshte nje turp qe shqiptaret me veshtiresi po e pertypin perdite. Ik o njeri, lere nje here te vetme rehat kete milet, ne menyre qe te gjesh qetesine tende, ndryshe hija e krimit politik do te te ndjeke nga prapa tere jeten, ty dhe tere shpuren tende.
Ishallah me lexon dhe me degjon.
Te lumte Kritika
Tonin Gjadri

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar