Skip to content

Shakaja e ditës - Prill 2010

03. 04. 2010 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
qesh
  1. Ka filluar protesta e opozitës për të rrëzuar Berishën. Besoj e dini që Berisha s'jep dorëheqje pa u shkatëruar çdo gjë. Që do të thotë, tani duhet ta japë.
  2. Sot është 28 prill. E dini se më 28 prill ka vdekur Duçja. Dhe me 30 prill (mitingu opozitës) ka vrarë veten Hitleri. Prit pak... Jo, jo. S'ka lidhje me Metën e Berishën.
  3. Besoj e dëgjuat që Bosnja i plotësoi kushtet e liberalizimit të vizave, ndërsa Shqipëria jo. E morët vesh si e mallkoi Berisha, Metën pas kësaj? Të raftë 30 prilli.
  4. Tre lajme jo të mira vijnë nga Shqipëria: 1. KE shtyu liberalizimin e vizave; 2. Gjysma e Shkodrës është nën ujë; 3. 30 prilli do dhe një javë të vijë.
  5. E morët vesh që vetëm Shqipëria i ka hequr vizat për serbët, jo Serbia për ne. Po Ilir Meta si shkon atëhere pa vizë në Beograd? Leje se harrova. Vizat s'janë hequr për shqiptarët.
  6. Prapë përmbytje e madhe në Shkodër. Kurse Dritan Prifti tha dje se do votoj për Nanon si president. Kjo ngjan me atë, "Stambolli digjet, kurvat (e Berishës) krihen.
  7. Zonja Topalli i kërkoi ndihmë Vatikanit për liberalizimin e vizave dhe pranimin në BE. Besoj e kuptoni që Vatikani e refuzoi. Eshtë e madhe në moshë...
  8. E morët vesh që edhe Iraku i ri-hapi kutitë e votimit? Ndersa ne jo... Prik pak. Jo, jo. Krahasimi nuk qëndron. Harrova, Iraku se ka më Sadamin.
  9. Berisha e Nano janë takuar në Vjenë në një darkë romantike me qirinj. Pra, më në fund, jo vetëm në politikë gay.
  10. Ben Blushi promovoi në Athinë librin "Të jetosh në ishull". Duket se gjërat nuk janë në rend të drejtë në këtë histori. Libri duhej botuar më parë në Athinë, pastaj në Tiranë.
  11. Berisha është bllokuar në Bruksel për shkak të mbylljes së aeroportit prej hirit të vullkanit islandes. Rast më të mirë se ky për të vendosur demokracinë nuk ka Shqipëria.
  12. E patë Berishën që dorëzoi pyetësorin e BE-s. Mbeti duke dorëzuar kërkesa... Sa i janë miratuar deri tani veç Organizatës se vendeve Islamike? Ah po, edhe anëtarësimi në PP.
  13. Ndërsa Berisha e Topi janë jasht vendit, shtetin po e drejton zj. Topalli. Ambasadat e huja në Tiranë paralajmëruan qytetarët e tyre të evitojnë udhëtimet për në Shqipëri.
  14. Shqipëria hoqi vizat për Serbinë. E imagjinoni çdo ndodhë tani? Ata me viza dhe na kanë qeverisur, po pa viza...?!
  15. Gruaja e Ministrit Prifti ka lindur foshnjën në SHBA që të marrë shtetësinë amerikane. E kuptoni tani sa kohë do liberalizimi i vizave? Dritan Prifti e kuptoi.
  16. Dje ishte 11 prilli, dita e vdekjes së Enverit. Ju kujtohet çfarë thoshte? Një bije mijra ngrihen. Fiks fare, ë! E paska pas për veten atë shprehje.
  17. Veteranët e Gjirokastrës kërkuan dje më 11 prill të ri-vendoset busti i Enver Hoxhës në qytet. Pas shumë kundërshtimeve u ra dakort vetëm për bustin e Lulzim Bashës.
  18. E morët vesh pse është konflikti në Sheshin Skënderbej. Për përmendoren e Berishës. E do mbi kalin e Skënderbeut. Por Bashkia thotë të vendoset në vend të Enverit. Në vend të Envert??... Po ai aty është....
  19. E patë çi bëri Berishës në Parlament deputeti socialist Taulant Balla? E rëndë, ë? Zonja Topalli u acarua shumë... u bë si Nexhmija kur rrëzuan bustin e Enverit.
  20. Një protestë e çuditshme në Lezhë kundër homoseksualëve në qeveri, Xhaferri, Lesi... Jo, jo. Prit pak..., gabim. Protesta ishte kundër homoseksualëve të "Big Brother".
  21. Berisha ka propozuar që zgjedhjet e ardhshme të bëhen elektronike, pa kuti votimi. Besoj e kuptoni ç'do të thotë zgjedhje pa kuti votimi për Berishën. Dorëzim pushteti.
  22. Në ditën e Pashkëve, Jozefina Topalli i bëri thirrje Edi Ramës të mendoj për interesin e partisë, jo të tijin. OK, po Jozefina për kë interes mendon? (Muuuuuu)
  23. E morët vesh më të bukurën e Berishës në Kuvajt. Falenderoi qeverinë kuvajtiane për investimin në Sheshin Skënderbej, ndërkohe qe kishte bllokuar punimet në shesh. Natyrisht, dorën në qafë e gishtin në b....
  24. E keni parasyshë Kastriot Islamin? Ai me emrin më të çudishëm në Shqipëri (Kastriot e Islam). Do bëhet anëtarë i LSI-s. Eshtë lajm i sigurtë, e dha TV Klani.
  25. E morët vesh që Qeveria bllokoi punimet në Sheshin Skënderbej. U pa kjo punë tani, çfarë ndërton Bashkia e prish Al-qaida, oops Qeveria.
  26. Kryeministri Berisha u nis për një vizitë zyrtare në Kuvajt... për të festuar Pashkët.
  27. Një koncert festiv u zhvillua në Tiranë më 2 Prill, në 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. I vetmi përfaqësues i NATO-s në koncert ishte nga Shqipëria, F. Mediu.
  28. Siç e dini, këngët e ushtarëve grekë kanë provokuar mjaft konflikt diplomatik mes Shqipërisë e Greqisë. Një gjë nuk kuptoj, pse edhe ne nuk këndojmë kundër grekëve. Tekstin e këngëve ta marrim nga fjalimet e Berishës për Ramën.
  29. Në Tiranë u festua 1 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ju ka bërë përshtypje që Serbisë ja hoqën vizat pa qenë në NATO? E dini pse? Sepse u duhet të shkojnë shpesh në Gjykatën e Hagës.
  30. Ministri i Shëndetësisë Vasili tha më 1 Prill se do ndërtohen 5 spitale të rinj në vend. Dhe të mendosh faktin që Vasili është anëtarë i LSI-s që s'gënjen vetëm më 1 Prill.
  31. E dini që 1 Prilli festohet në të gjithe botën? Dhe ne mendonim se ishte dita e politikanëve shqiptarë - asnjë ditë s'ju mbeti tani.
Autori

Komente

Kastrioti Islami, apo Muhamet

06. 04. 2010 nga Anonim, 6 vjet 51 javë para
Koment id: 231

Kastrioti ISLAM, apo MUHAMET nga syt kembet dhe koken le te thyej duke shkuar ku te doje.E c'mund te presesh nga i nipi i Mehmet Ismai Shehut ,te cilet kane qene denbabaden spiune te Turqise,Serbise,Greqise ,Moskes e tj dhe antishqiptar,vrases dhe grabites te karvaneve tregtare shqiptare qe vinin nga jugu ne Tirane e anasjelltas.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar