Skip to content

Shteti privat

12. 04. 2010 nga Artan Mullaj

Version i përshtatshëm për printim

...Joshja spektakolare që sjell përplasja e autoriteteve, të cilët luftojnë secili ne hesap të vet për drejtësinë e vet, edhe kur dihet rezultati i finales së rradhës mes Bashkisë dhe qeverisë, ashtu si dihej edhe ne rastin e nënkalimit të Zogut të Zi, që vite më parë shkatëruan buldozerët e Saliut, vërteton se edhe kureshtja publike është në nivelin më të lartë të spektaklit.. është në nivelin më të lartë të spektaklit, jo vetëm sepse sot gjithkush dëshiron të shikojë se sa është dobësuar fituesi, krahasuar me betejë e vjetër të shpërdorimit të parave publike, ndërsa u prish nënkalimi, apo sa është forcuar humbësi gjithashtu. Shkëndijat e interesit shpërthejnë mes opinineve edhe për arsyen e thjeshtë se është e qartë për të gjithë që në këtë duel nuk mund të ketë drejtësi dhe ndershmëri, pasi, ndërsa shteti ynë është privat, drejtësia është e kushtëzuar.

Fakti që ne të gjithë funksionojmë, hamë, pimë, gëzohemi dhe trishtohemi nën hijen e cadrës së një shteti privat, që ngjan me një biznes privat, nuk është aq i thjeshtë sa një vëmendje aktorësh, për të mos qënë një realitet. Si i tillë, dhe si një debulesë instiktive shtetasish, të cilët kanë zhvilluar shqisën e gjashtë të tolerimit, për gjithcka ndodh në jetën e tyre, mund të supozohet se privatësia e shtetit dhe e pushtetit është shndruar në një fenomen.

Që në Shqipëri ka një shtet, përkundër pëshpërimave se tek ne nuk ka një të tillë, kjo është e sigurtë, por ka një dallim, se, e thënë ndryshe, ky shtet ekziston përkundër arsyes publike të ekzistencës së tij, në formën e një shteti privat dhe funksionon si një i tillë.

Dëshmi e brishtë e këtij realiteti është edhe përplasja fëminore e pushteteve në shesh për sheshin dhe leshin e Tiranës.

Shtete private zakonisht janë diktaturat, por mund të jenë edhe demokracitë e trazuara, ku ekonomia e tregut dhe biznesi janë perceptime të vrazhda shtetarësh në shërbim të lavdisë mediokre të tyre dhe babëzisë, sikundër ndodh rëndom edhe tek ne.. Këto perceptime ngrihen mbi kontradiktën që ekziston mes misionit dhe vizionit të njerëzve që qeverisin dhe bëjnë politikë. Pa lënë mënjanë pasanikët e vjetër pushtetarë të kohës së Berishës president, apo Nanos e Metës kryeministër, shumëkush mund të verë në rradhë politikanët pasanikë të rinj potencjalë.. Kush janë ata në një vështrim rrëmbimthi? Janë pikërisht ata, kundërshtarët më të spikatur të kundërshtarëve të vet dhe militantët kobëmëdhënj, që trazojnë ndërgjegjien e qytetarëve të thjeshtë me mediokritetin e tyre. Këta shkojnë në punë edhe në taverna me foristrada 100mijë euroshe, dhe kanë vëllezër, kunetër, baxhanakë deri edhe të dashur apo të dashura fitues tenderash, apo zoterues monopolesh në tregun më të mjerë të Ballkanit.. Fuqia e mediokritetit kësisoj nuk është rastësi, por fatalitet i ndergjegjshëm dhe i paramenduar, ndërsa zhvillimi është i kushtëzuar nga injoranca në pushtet, dhe tregu nuk është treg por kopësht i pronarëve të shtetit, ku mbjellin dhe korin familjarët e tyre dhe besnikët e tyre. Këta besnikë janë drejtorat qelizorë që nuk ju hyn kurrë asnjë gjë në këmbë cfarëdo që të bëjnë me ndërmarjet dhe institucionet, sepse as shefave të tyre nuk ju plas kurrë për asnjë gjë. Vartësit e pushtetshëm janë të nevojshëm aty ku janë, si fshikullues të fatit njerëzor dhe pasurisë njerëzore në bazën e piramidës. Mbi ta është maja. Deputetët fodullë të mazhorancave që sillen me ministritë dhe me istitucionet e shteti privat si me kunatat e tyre.. Dhe pastaj maja e majave, ekzkluziviteti ekzekutiv i shtetit privat..

Njerëz, le të hedhim pak dritë mbi ironinë e shpresave tona në këtë tokë. Do të shohim atje ndricuar fare qartë luginën e vetmuar dhe pa mjegull të fatit të artë dhe mundësive qiellore të njerëzve dhe komuniteteve praën qeverisë dhe pushtetit. Ka disa pyetje për koment, që nuk duan përgjigjie.. Kush janë bizneset më të fuqishme në vend, dhe pse? Kush janë mediat më të pushtetshme në vend edhe pse? Sa janë të korruptuara gjykatat dhe pse? Sa trasparencë ka për qytetarët, dhe përse psherëtimat e tyre paralajmërojnë se të tillë nuk mund të ketë në këtë vend? Pse u mbylla gazeta Tema, dhe pse disa media sillen ngrohtësisht aq servile rreth pushtetit?. Pse zbatohen projekte gabim dhe shpenzohen para publike gabim të marra gabim në borxhe gabim?
Të gjithë e dimë, përgjigjia është e thjeshtë. Sepse në Shqipëri ekziston shteti privat. C’është shteti privat. është një pronë. Pronë e kujt? Pronë e pushtetit.

Si një biznes, pushteti zakonisht bën një manaxhim të shkëlqyer, në kuriz të jetës publike, dhe rezultatet duken në dritën e diellit, sepse ambicjet janë në progres. Në projektet e ëndrave të njerëzve të piramidës private të shtetit, nuk janë më foristradat dhe vilat lluksoze. Ka kaluar kjo kohë arritjesh fillestare. Tani pasioni i tyre nuk është më i tillë. është shndruar në etje, në babëzi të rrezikshme për pasuri dhe pushtet pa kufi...

Ndërkaq, përballë kësaj babëzie, si nje konkurencë e munguar, shfaqet inercia popullore e tolerimit, si një vazhdim i trishtë i problemeve të mëdha që ka ky vend! Tek ne abuzohet përditë me shpresën e humbur publike për të patyur një shtet publik, që do ti shërbente qytetarëve dhe arsyes se përse shteti zakonisht krijohet dhe ekziston. Pse abuzohet? Dhe pastaj, përse nuk kundërshtohet? Sepse, taksapaguesit i binden instiktivisht ligjeve të shtetit privat, por edhe inercisë së rrutinës, që do të thote se shqiptarët pranojnë kaq shumë në kurizin e tyre, sa ngjajnë vazhdimisht me nje komunitet kokëulur. Mund ti gënjesh, ata nuk dëgjojnë. Mund ti shpërdorosh, mund ti fyesh, mund ti lesh në haresë, ata sillen si fetarë. Mund ti lesh pa energji, pa ilace, pa drejtësi, pa dinjitet, ata janë shndruar në symbol të durimit. Pse? Sepse në perceptimin qytetar, ky shtet privat është është aq i pathyeshëm sa një biznes i konsoliduar.

Shteti ynë privat afron ngutësisht me rendet skllavopronare.. Dëshmi e kësaj është autoriteti shpërfilljes, sjellja mbretërore e liderëve, sfida e nenkuptuar e njerëzimit. Njerëezit vidhen përditë. Janë ingranazh i brishtë fitimi pa ndalur. Sepse nuk protestojnë.. Greqia fqinjë shpesh është përfshirë kohët e fundit nga protesta të ashpra njerëzish të lirë, për shkaqe që ngjajnë si manushaqe para problemeve kujë të shqiptarëve. Por atje, ndryshe nga ne, ekziston shteti publik, që do të thotë, shteti është një mjet për të përdorur pushtetin e dhënë në shërbim të qytetarëve, ndaj protestat kanë finale dhe rezultat.

Ashtu si diktaturat, shtetet private në vende me demokraci të sëmurë si Shqipëria, kanë momentet e veta, që bëjnë diferencën edhe mallkimin. Nuk vlerësohen vlerat civile, por shërbimet private të bazës për kupolën. Aftësia nuk është kriter, sepse besnikëria është kusht për karierë. Liderët e kanë përpjekur fort kokën në përzgjedhjen e njerëzve që mbajnë rrotull, jo sepse ju intereson profesionaliteti dhe intelektualiteti i tyre. Ekipet nuk janë të tilla, por janë klane besnikësh, me dyer të mbyllura. Ku janë vizionarët e pushtetit, ambicjet e tyre, në këtë kohë të mbrekullueshme për të bërë karierë publike, sepse problemet janë sa një mal? Nuk ka! Nuk ka, sepse ky është një shtet privat, që ushqen vetëm lakmitë. Ku janë ndryshimet dhe sidomos, pse nuk ekziston sinqeritet për mungesën e tyre. Rreth vicioz, rrugë pa dalje, hapësirë boshe, sepse ne, ndryshe nga fqinjët perëndimorë që aspirojme, jemi të dënuar dhe të ndëshkuar të jetojmë nën thundrën shtypëse të një shteti privat.

Korrupsioni nuk është një rastësi në shtetin privat të shqiptartëve. Nuk është as një fenomen kaq thjesht shoqëror. është një kusht themelor. është shkaku i shndruar në pasojë dhë anasjelltas, për të përligjur, apo së paku shpjeguar dukurinë dhe dinakërinë e pushtetit. Lidhja është e fuqishme. Korrupsioni është kushtetuta e heshtur e shtetit privat, neni i parë i së cilës flet për manipulimin e domosdoshëm zgjedhor. Ky manipulim është si trokitja e parë e fatalitetit publik të taksapaguesve.. Cfarë ndodh për rrjedhojë. Korrupsioni nuk është vetëm vjedhja dhe pandershmëria teorike e pushtetit, por edhe ushqimi real i pushtetit.. Përposh demagogjisë për luftën zero tolerancë, fshihet nënqeshja e autorritetit privat. Pushteti e di se korrupsioni i thellë do të thotë qeverisje e gjatë dhe liderë që piqen, digjen e mplaken në politikë.. Korrupsioni krijoi legjendën e fodullëkut kryeministror, që si një kurorë e mbajtën paraardhësit dhe e mban edhe sot kryeministri i shqiptarëve, 20 vjet pa pushim e pambarim. Si mund të ndricohet jetëgjatësia publike e liderëve shqiptarë? Me privatësinë e pushtetit.. Nëse je në pushtet, nuk është se bën cfarë të duash, por rri sa të duash, rri sa të ngopesh, rri sa të jesh gjallë nëse je i pangopur. Dhe nëse je gjatë, gjallë dhe sidomos nëse je i pangopur, ja se ku ke në aurorë një sundimtar.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar