Skip to content

A duhet të dorëhiqet Berisha?

14. 04. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

"Të gjitha rrugët të cojnë në Romë", thonin romakët e lashtë, që në rastin e krizës sonë mund të interpretohet se e vetmja zgjidhje e problemit është mbase dorëheqja e Berishës. Nga ana tjetër, gjendja e acaruar politike në vend nuk mund të ketë si solucion zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Kjo sepse të dy anët e politikës janë aktualisht shumë të acaruar, dhe ne rast zgjedhjesh nuk do pranonin asnjë lloj rezultati, qoftë dhe të çertifikuar nga ndërkombëtarët.

Ndërkohë, dorëheqja e Berishës do satisfaksonte disi opozitën, e cila do shtrëngohej të "ulte kokën" dhe të pranonte institucionet. Vendi kështu do ri-gjente përsëri stabilitetin e brishtë, si dhe liberalizimin e aq përfolur të vizave, etj.

Në situatën e destabilizuar në vend z. Berisha nuk ka shans të vazhdoj më si kryeministër. "Arithmetika" tashmë është tërësisht kundër tij. Pse?

Nëse z. Berisha do të qëndroj në karriken e kryeministrit të vendit, një gjë e tillë do të thoshte vazhdim destabilizimi, dhe madje thellim i tij - siç po thellohet dita ditës.
Tashmë opozita ka vënë dhe një afat (30 prillin) për finalizimin e aksionit te saj: rrëzimin e qeverisë. Dhe çdo gjë mund të ndodhë, siç dhe ka ndodhur në të kaluarën.
Në vijim të kësaj linje, politikanët shqiptarë nuk duhet t'i injorojnë preçedentët e së shkuarës që sollën kolaps të shtetit e përmbysje të qeverive. Ngjarje të tilla janë tashmë rekorde të historisë sonë, dhe historia tregon se rekordet përsëriten.

Ndoshta maxhoranca shpresoi në një thyerje të mundshme të opozitës për shkak të mos marrjes së rrogave nga parlamenti, strategji kjo që me çduket dështoi pas asistimit formal të opozitës në sallë.
Gjithashtu, ndoshta maxhoranca shpresoi tek grupi i Kastriot Islamit, strategji që nuk dha rezultat, sepse 5 deputetët në fjalë nuk mund të përmbushin numrin 84 të votave në parlamet, per të ç'bllokuar pushtetin gjyqësor, etj.

Për sa më lart e të tjera, duhet thënë se këtë rradhë Berisha e ka humbur ndoshta betejën me Ramën...

Nga ana tjetër, sot z. Berisha nuk është më ai i dikurshmi, që u shkonte gjërave deri në fund me kokëfortësi.... Sot ai është një tjetër njeri, është një zotëri i pasur, dhe gjithashtu një baba i fëmijëve të tillë të pasur (milioner me euro). Në këto rrethana ai nuk mund të riskoj "perandorinë e tij", qofte dhe për pushtet - pushtet që ja ka marrë "frutet" tashmë.

Në vijim të kësaj linje, Shqipëria sot nuk është si para disa viteve, por është një vend me "sovraniteti të kufizuar", për shkak të anëtarësimit në NATO, etj., status ky që gjithashtu e çvesh Berishën nga "trimëria" e kotë...

Autori

Komente

Populli shqiptar eshte duke fjetur gjumin e perjetshem.

15. 04. 2010 nga Anonim, 7 vjet 5 javë para
Koment id: 237

Duam,apo nuk duam ne,Shqiperia tani eshte nje shtet formal ,pa Qeveri ,pa President e pa Parlament.Ajo aktualisht drejtohet nga nje band kriminelesh dhe hajdutesh.Vendi eshte ne anarshi te plote dhe nuk respektohet asnje ligje.Ne Shqiperi sot lulezojne rrahjet,vrasjet, dhunimi i femres, vjedhjet, krimi i organizuar, prostitucioni,tregetia e droges, korrupsioni, terrorizmi,diversioni e tjere.Per c'do dite rruget e shqiperise po pergjaken,dhjetra mijera njerez jane vrare,qindramijera e miliona e kane braktisur vendin.Ne Shqiperi po luhet nje Tragjedi pa fund,sepse lideret e ketij shteti i emerojne armiqet tane ne Beograd e Athine.Zoti e shpetofte Shqiperine,sepse populli i saj eshte duke fjetur gjumin e perjetshem.

Ardian Lilo

15. 04. 2010 nga Anonim, 7 vjet 5 javë para
Koment id: 236

Ne shoqerite demokratike ( edhe ne keshtu jemi)largimi i politikanit behet me ane te votave.Ne qershor 2009. Berisha doli para shqiptareve dhe u votua per te qene kryeminister i vendit.kjo s'do te thote qe te gjithe e duan nje gje te tille.Opinionet per politikanet nuk mund te merren apriori mbi bazen e deklarimeve politike qe ben kundershtari politik.
Duhet te pranohen qe qeveria Berisha ka arritur shume rezultate pozitive si brenda vendit ashtu dhe ne arenen nderkombetare.Por padyshim qe qeverisja e tij ka dhe te meta.ketu do te ishte roli i opizites qe t'ja vinte ne dukje dhe ta kritikonte per te metat.Fatkeqesisht opizita po e vetperjashton veten dhe akoma me keq po i perjashton shqiptaret qe perfaqeson nga pjesmarrja ne ngjarjet me te rendesishme per vendin, si antaresimi ne NATO, heqja e vizave, apo integrimi ne BE.Akoma me keq kur me veprimet e saj tregon hapur qe eshte kundra aspiratave te shqiptareve.

Ardian Lilo, alilo1975@gmail.com

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar