Skip to content

PPE ka mbrojtur edhe zgjedhjet e 1996

07. 05. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

PPE (European People's Party) ka suportuar Berishën edhe në zgjedhet e manipuluara të 1996-s, siç po e suporton tani pas zgjedhjeve të debatueshme të 2009-s. E suportoi gjithashtu edhe në kulmin e krizës së piramidave më 1997-n, kur kolapsi ishte evident. Ndërsa më 1998-n e shikonte UÇK-n e Thaçit të lidhur me terorizmin islamik.

Deklaratat e anonçuara nga PPE për shqiptarët ngjajnë disi me atë thënien tonë në zhargon "i lëshon si lopa baglat". Ato kanë qenë jo vetëm qesharake, por edhe të papërgjegjshme e diskriminuese, pikërisht si statusi i dorës së tretë që ka dhe partia e Berishës në organizatën në fjalë. Partia Demokratike Shqiptare edhe pas 20 vitesh në PPE ka statusin e vëzhguesit (jo të anëtarit), në të njëjtin nivel me Bjellorusinë e Bosnjën, kategoria e tretë, - siç dhe në fakt ato i shikojnë shqiptarët, si qytetarë të dorës së tretë (deri sa nuk u heqin as vizat). Edhe partia e djathtë serbe, që dihet se ç'është - no comment, ka statusin e anëtarit shoqërues në PPE.

PPE (European People's Party) ngjan më shumë me një organizim me natyrë fetare (katolike) sa sa politike. Dhe mbase për këtë arësye janë larguar nga organizata edhe konservatorët britanikë.

Deklarata e djeshme e PPE-s për krizën aktuale në Shqipëri dukej sikur ishte shkruar nga vete Qeveria shqiptare, aq e pa-përpunuar ishte në përputhje me standartet perëndimore të deklaratave zyrtare.
Meqenëse tashmë në PPE ligjin e bëjnë latinët e Europës, mbase ndonjë bakshish ka bërë punë në këtë aspekt.

Autori

Komente

Protestat ne Shqiperi

09. 05. 2010 nga Anonim, 6 vjet 46 javë para
Koment id: 240

Me te vertete do te isha edhe une pjese e atyre protestave po qe se ato do te beheshin per mireqenie per kushte ekonomike, por une nuk mund te jem nje marionete e perdorur nga Edi Rama, Spartak Ngjela, Gramoz Ruci apo Paskal Milo. Kjo eshte arsye qe keto protesta me duken pa kuptim kur organizohen nga njerez qe deri dje ishin pjese e koalicionit te PD dhe sot jane kunder. Po te degjoni se cfare thote sot Spartak Ngjela eshte e njejte me ato qe ka thene edhe kur ishte me Berishen por minister drejtesie u be me Berishen. Theniet e tij u luftoj per parlamentarizem, ekonomine e tregut dhe pronen, jane bajate kur degjohen nga goja e njeriut qe ka lehur tere jeten e tij dhe ne te vertete eshte pozicionuar atje ku i kane afruar ndonje thele. Paskal Milo dy jave pas zgjedhjeve tha votat e mija i ka vjedhur PS tani bashkohet me PS, me pak fjale cfare pret nga njerez pa shtylle kurrizore.
Edi Rama para disa ditesh dilte ne televizion per pemet qe po mbilleshin tek parku Rinia dhe kjo i atribuohet atij dhe vetem atij . Mendo kryetarin e Bshkise se kryeqytetit ne cdo vend te Botes te dali dhe te thote po i ndryshojme fytyren kryeqytetit me pese peme qe po mbidhen qesharake. Keto jane fytyrat e "reja" qe duan te vijne ne pushtet me cdo cmim, pa asnje strategji per te ndryshuar gjendjen ekonomike. Ne te gjithe e botes flitet per krizen greke vetem ne Shqiperi flitet per protestae tipit Haxhi Qamili, ku dihet cfare ndikim do te kete per ekonomine e brishte shqiptare. Kjo tregon edhe nje here qe vizioni i liderve ne shqiperi eshte per ardhur keq.
Prandaj popull shqiptar zgjohu nga gjumi letargjik dhe mos e lejo veten te perdoresh nga klasa politike shqiptare qofshin te majte apo djathte.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar