Skip to content

Doris Pack po na vë flakën për të tretën herë

17. 05. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Ju kujtohen zgjedhjet e manipuluara të 1996-s, dhe suporti i zonjës Pack për Berishën, kurse nga ana tjetër sulmonte opozitën që rrihej barbarisht në shesh nga Gazidede e Agim Shehu. Ju kujtohet gjithashtu mbështetja fanatike e saj për Berishën në kohën e firmave piramidale, në prag të kolapsit të vendit.

Po më 1998-n, ju kujtohet kur për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit vendi ishte në prag destabilizimi, ndërsa zonja Pack sulmonte opozitën (Berishën), gjë që e acaroi edhe më keq situaten, dhe pothuajse gjërat shkuan në kolaps.

Dhe së fundi, ju kujtohet e premtja e kaluar (14 maj) kur opozita do bënte mitingun në Tiranë, ndërsa vijonte tronditshëm greva e urisë, kur papritur shfaqet në mëngjes Doris Pack, dhe nëpërmjet një deklarate jo zyrtare, sulmoi opozitën me zhargon kafenesh, duke "i hedhur benzinë zjarrit", gjë që nxiti mijra njerëz të vërshonin të indinjuar nga rrethet drejt Tiranës, në mitingun e opozitës, dhe nga ana tjetër, e bëri Berishën të marrë kot, e të akuzoj faktorin ndërkombëtarë si mashtrues.

Këndvështrimi i zonjës Pack në tre rastet e mësipërme ka qenë mëse fëminor, ndërkohë që në realitet ngjarjet morën tërësisht drejtim tjetër, në kontradiksion me sugjerimet e saj (zonjës Pack me ç'duket i mungon sensi për të observuar situatat në perspektivë). Kjo sepse ishte e rrezikshme të mbroje Berishën pas zgjedhjeve të manipuluara të 1996-s dhe kolapsit të firmave piramidale, - siç Pack bëri. Sepse ishte absurditet të suportoje Nanon pas vrasjes së Azem Hajdarit, - siç Pack bëri. Sepse është e paarësyeshme të mbrosh Berishën pas zgjedhjeve të manipuluara të 28 qershorit, dhe insistimit të tij antidemokratik për të mbajtur pushtetin pa e fituar në zgjedhje, - siç Pack po bën.

Në dy rastet e para ndodhi e kundërta e predikimeve të saj, ku siç dihet Berisha në '97 e Nano në '98 ranë nga pushteti, që do të thotë se i njëjti preçendent me siguri do përsëritet edhe tani (duhet marrë e kundërta e asaj që predikon Pack për të zbuluar të vërtetën), por uroj pa dëm.

Autori

Komente

Patrioti

24. 02. 2012 nga Anonim, 5 vjet 29 javë para
Koment id: 738

Ne nuk e kemi koken ne rregull per vehte prandaj dipllomatja Doris Pack nuk di nga t'ja mbaje,ke te perkrahe.Por edhe ndonje te mire nga dipllomatet europiane populli yne nuk ka pare.Pse nuk e dine ata qe komunizmi eshte akoma ne kembe ne Shqiperi? Ata e dine mire kete por tallen me ne e ferkojne duart.Politikanet tane jane si guret e shahut qe dipllomatet europiane i luajne si te duan dhe loja nuk po mbaron kurre.Shqiperia prap eshte jashte Evropes. Shpresen e kemi tek miku yne me i madh Amerika dhe duhet qe ata te bejne me shume qe te patrohen komunistet qe po ja nxijne jeten popullit tone.

Rrth shkrimit "Doris Pack po na vë zjarrin"

17. 05. 2010 nga Anonim, 7 vjet 18 javë para
Koment id: 243

Kjo "diplomatja"kunadhja plakë është bërë aq e neveritshme në politikën dhe mjediset shqiptare, sa ka arritur ta përkufizojmë =macja e zezë evropiane= Ajo që i shërben kaq mirë Berishës e ka një hall...Ajo, vetëm mike dhe dashamirëse e Shqipërisë nuk është, ajo është kobzeza që i ndjell këtij populli.
Nga vlonjati.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar